"Rama mendoi anulimin e takimit me Krischbaum"

24 Nëntor 2016, 21:01Politika TEMA

Para se të takohej me Lulzim Bashën në një darkë pune, deputeti gjerman Gunther Krischbaum zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama, në cilësinë e kreut të Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag.

Burime për Top Channel thanë se takimi është bërë me kërkesë të Krichbaum. Të njëjtat burime thonë se që në fillim të takimit, deputeti gjerman është shprehur qartë se qëndrimi i tij ishte personal, nuk i përket CDU/CSU-së, as grupit parlamentar dhe as kancelares Angela Merkel.

Sipas burimeve nga Kryeministria, Kryeministri Edi Rama e ka pritur Krischbaum në këtë takim personal si një vlerësim për mbështetjen që ky i fundit ka dhënë dhe jep për reformën në drejtësi.

Në fund të takimit, mësohet se Rama i ka kërkuar me humor deputetit gjerman që të “mos përfshijë Shqipërinë në fushatën elektorale në Gjermani, ku në pranverë mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe të mos përfshinte as Partinë Demokratike.

3 komente në ““Rama mendoi anulimin e takimit me Krischbaum””

  1. tonij says:

    Personi ne fjale eshte nje islamofob dhe gjithcka e ben per votat. Sa me ekstrem te tregohet, ndaj shqiptareve dhe turqeve aq me shume vota fiton. Shkrdhejani faqene facebook-ut ketij pleres

  2. Krio says:

    Nuk ta perton Merkeli o Edi planetari. Esht gjermane ajo . Ta thon ne sy t verteten. Jan te mire sa s behet por po te moren vesh se ja ke me hile ne kete bote s ke vrim ku t futesh. Nuk sundojn me kot boten ata me ekonomi jo me arm

  3. Faro says:

    E c’mun ti thote Edi yne ketij, qe vjen pa pike turpi dhe i referohet, pa ngritur koken, vetem nje letre te shkruar.
    Ky nuk ka respekt per vete dhe as per Gjermanine qe e perfaqeson ne kete menyre te turpshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje