Rama “thumbon” Blushin në Kuvend: Shakaxhinjtë mendojnë se ekonomia rritet duke shkruar përralla

24 Nëntor 2016, 13:05Politika TEMA

Nga foltorja e Kuvendit ku më parë foli ish deputeti socialist Ben Blushi  Kryeministri Edi Rama mbrojti reformat dhe rritjen ekonomike si reale dhe është ulur papunësia .

“Shakaxhinjtë që mendojnë se ekonomia mund të rritet duke shkruar përralla mund të vazhdojnë të shkruajnë përralla, por rritje ekonomike do arrihet nga reformat që po bëjmë ne”, tha kryeministri.

Pjesë nga fjala e kryeministrit në Kuvend:

Nuk dua të humbas kohën e askujt dhe aq më pak të shpenzoj timen për çka u debatua pak më parë sepse është një debat mes atyre që tregojnë përralla dhe atyre që flasin me ekspertizë.

Radhën e koncesioneve në shëndetësi tregojeni sa të doni, nuk ju beson asnjë. E vërteta është ajo që qytetrarët provojnë dhe që është shumë e thjeshtë. Qytetarët marrin shërbime shumë më cilësore dhe nuk paguajnë asnjë qindarkë. Ne do të bëjmë PPP për të gjitha shërbimet dhe as nuk do të humbasim më kohë për ti mbushur mendjen që atyre që shqiptarëve i duan të pandricuar për këtë cështje.

Po vij tek tema qëndrore sipas meje dhe nuk po flas me cfarë themi ne, por me cfarë thotë BB për ekonominë shqiptare.

Ekonomia e Shqipërisë ka vazhduar të zgjidhet nga investimet privatë. Rritja e përshpejtuar me 3% në 3-mujorin e 2016 vazhdoi me një rritje 3.2 % me tre mujorin e dytë.

Deficiti buxhetor pritet të arijë në 5.2 % në 2017.

Nëse duam të flasim për ekonomi, ekonomia bazohet në fakte të verifikueshme, jo në shkelje të syrit te të varfërve.

Borxhi publik pritet të bjerë në përputhje me programin e qeverisë.

Shakaxhinjtë e përparimit që mendojnë se ekonomia rritet duke treguar përralla le të tregojnë përralla, ekonomia rritet duke bërë reforma sic bëmë ne.

Norma e punësimit është 2.7 % me  lartë se e njëjta përiudhe se një vit më parë

Sipas BB rezultatet më të mira në punësim shënojnë ttreguesit e uljes së papunësisë si dhe rritja e pjesëmarrjes në forcën e punës.

Fakti është që papunësia sipas BB është ulur dhe jam shumë i kënaqur që kam Tabakun këtu se nuk e kisha kur doli niveli i korrupsionit dhe jam i bindur se as Tabaku nuk mohon dot këtë raprot të BB.

Sipas BB është ulur varfëria. varfëria e moderuar vlerësohet të ketë rënë në 2015 me 46%.

(I drejtohet Vokshit) “Kur lexon raportin mos shiko vetëm shëndetin. Zbrit nga kulla e vrojtimit lexo raportion dhe hajde këtu.”

Këto që thashë janë relative dhe jam më i vetëdishëm se të gjithë shakaxhinjtë që bëjnë politikë me fatkeqësinë, me varfërinë, dhe dëshpërimin e njerëzve. Cka kemi bërë nuk është një aryse për tu thënë njerëzve: Mjaftohuni me kaq. Por që ndihma ekonomike ishte 15-30 mijë klekë kur morëm qeverisjen dhe sot është 45-80 mijë lekë ky është fakt. Kjo shumë nuk është një shumë që ti themi njerëzve ua plotësuam nevojën për ndihmën ekonomike.

3 komente në “Rama “thumbon” Blushin në Kuvend: Shakaxhinjtë mendojnë se ekonomia rritet duke shkruar përralla”

  1. adi says:

    Duke shkruajtur libra nuk e dime
    Po duke bere piktura jemi te sigurt qe nuk ka ku te shkoje me keq!!!!!!!
    Pyet njehere sa kane ikur nga shqiperia qekur ti u bere km dhe sa te tjere kane aplikuar per llotarine amerikane. Te behen nja 400 500 mije.
    Do thuash cte plasi ty. Ti je bere si ato vajzat e intagramit po dole ne TV je ne rregull.

  2. Milan says:

    O Adi Jemi ne kapitalizem,apo ke ngelur ne vitet 80 zgjohu nuk do vij kryeministri tek ty Opo ndonje tjeter si ty per te dhene bukur. E ke kuptuar ndyshimin e vendit qe nga 13 e ketej,ne radh te pare kemi shtet dhe jo bordello si e Beri krimineli sali serbi.Shkoni perpara z,Rama e MOS degjoni brockullat e kazanit.

  3. A says:

    Shteti dhe qeveria behen me njerez te zot, te ndershem dhe te perkushtuar. Kuptohet qe shteti nuk behet me nje person si EDI RAMA qe zanatin dhe profesionin e vetem ka piktor zhgarravinash dhe ne jeten e perditeshme ne France ishte nje barbon.
    Me EDI RAMEN i cili nuk din te bej asnje pune na ka zene taksirati. Po ti bejsh analize premtimeve gjate fushatave zgjedhore nuk ka realizuar asnje.
    Te marrim vetem nje nga premtimet, do te hapte 300’000 vende pune. Kete premtim e propagandonte me te madhe, por si do ti hapte kur ne nje kohe kombinatet, uzinat, fabrikat dhe ndermarrjet jane shkaterruar. Kete premtim u mundua ta modifikonte, duke thene do ti hap duke ndihmuar biznesin privat. Po te kishte kaq interes biznesi privat i hap vete pa ndihmen e ketij mashtruesi.
    Lere qe brockullit pa fund kodra mbas bregut duke dalur ne televizor non stop.
    Meqenese nuk ka hapur nje vend pune, ka dalur me teorine se nuk kemi zanatqinj dhe profesionista se vende pune ka sa te duash. Pra nje genjeshtar kalibri. Pune quan edhe fasonerine e rrobaqepesive me 100 Evro ne muaj, qe eshte nje pune skllevrish.
    Kur shkon ne ndonje takim dhe i bejne kerkesa, atehere thote se punet behen nje nga nje, kurse Lali ERION VELIA thote qe ne s’do presim qe te bejme pune nje nga nje, por ne i bejme tufe.
    Ky person EDI RAMA po livadhis thjeshte se nuk ka opozite te vertete. Vendi i EDI RAMES eshte tek koshi i plehrave. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje