Si do ndjesha nëse do isha burri i Linditës

24 Nëntor 2016, 12:15Sociale TEMA

Regjizori Kujtim Çashku ka shkruar një letër për ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, një ditë pas emisionit në News 24 ku ajo foli për herë të parë pasi një studente i hodhi salcë në kokë.

Në letrën e botuar sot në gazetën Panorama me titull “Sulmi me salcë si etje për gjak e neostalinistëve”, Çashku shkruan se modeli atipik i ministres si pushtet është një kundërvënie e modelit të të fortit, dhunës dhe urrejtjes.

E dashur Lindita,

Sulmi me salcë mbi kokën tuaj më shtyu që të bëj një refleksion të shkurtër ndaj fenomenit, duke e parë atë më shumë si një raport mes dukjes dhe thelbit në një realitet të përbashkët ku ne jetojmë dhe si një xhest me një efekt të caktuar mediatiko-politik.

Mbrëmë vura re gazetaren Eni Vasili të TV “News 24”, e cila insistonte të dinte se si kishte reaguar familja juaj, pas sulmit me salcë mbi kokën tuaj, domethënë, çfarë kishin thënë nëna, burri, vajza etj., anëtarë të familjes suaj pas kësaj ngjarjeje.

Papritur ndjeva se pyetjeve të Enit, në heshtje po u përgjigjesha dhe unë vetë, duke thënë se, nëse do të isha një djalë apo vajzë e juaja, do t’ju adhuroja akoma më shumë për urtësinë dhe qetësinë që tregon ndaj çdo lloj histerie.

Po kështu, nëse do isha një motër apo vëlla i juaji, do ndihesha i lumtur që i përkasim të njëjtës familje nga ku buron një edukatë e lartë qytetarie e mirësie. Nëse do të isha burri juaj, do t’ju dashuroja edhe më shumë, sepse tek e fundit dashuria na dhuron paqe, dhe kur ajo na mungon, buron dhuna.

Nëse do isha një shoqe apo shok i juaji, do ndjehesha mire intelektualisht, sepse do kishim se përse të bisedonim për fenomenet dhe efektet traumatike e postraumatike në shoqëritë totalitare, për anonimatin, personin, personalitetin, privatin dhe privaten, publikun dhe publiken e plot nën shtresëzime të tjera që lidhen fëmijërinë, faljen, pendesën apo dhe gjurmën e memories traumatike. Nëse do isha një nxënës apo student i juaji, do thosha me zë të plotë se dhe unë jam ose kam qenë dikur një student apo studente e Lindita Nikollës.

Dhe së fundmi, si një zë që më erdhi nga akoma më thellë e më tha:- se nëse do isha ende gjallë nëna ime si mësuesja e parë e Lindita Nikollës ajo e abetares së parë të saj, do t’i thosha tim biri, Kujtim Çashkut, që t’iu thoshte se dhuna mbin në zemrën e frikacakëve, fanatikëve dhe mediokërve.

Se fjalërimet mashtruese dhe histeritë kolektive e individuale janë viruse e patologji, që mund të pushtojnë e molepsin këdo, kudo dhe kurdoherë, madje dhe njerëz e popuj të quajtur dikur të qytetëruar“, shkruan Çashku për Panorama.

Ai më pas shpjegon sulmin ndaj Nikollës, nga rrafshi psikologjik:

“Si pedagog i Akademisë së Filmit Marubi, kohë më parë një student i yni kishte realizuar një film me një skenë krimi, ku koka e viktimës ish mbuluar me gjak. Në mënyrë asociative ajo kokë e viktimës së mbuluar me gjak më solli imazhin e kokës së Znj. Lindita Nikolla të mbuluar me salcë. E pyeta studentin se pse e kish mbuluar tërë portretin e viktimës me kaq shumë gjak dhe se si ai e kish realizuar teknikisht atë? Studenti m’u përgjigj:

– “E mbulova me salcë, profesor.” – Pastaj, ai nisi të më shpjegonte psikologjinë e personazhit agresor duke më thënë se agresori i tij nuk ngopej nga urrejtja që kishte kundër viktimës. Ai donte ta shihte kokën e viktimës ose të prerë, ose të mbuluar me gjak. Madje këtë kokë të ndëshkuar në emër të hakmarrjes ai dëshironte që ta shihnin sa më shumë njerëz si në kohët e Mesjetës, që i vinin koka të prera në kamaret e turpit apo në komunizëm, që i varnin njerëzit në mes të shesheve apo i shëtisnin viktimat qytet më qytet për të tmerruar të tjerët si forma “mediatike” të atyre kohëve.

Natyrisht kjo logjikë e studentit për të dhënë profilin psikologjik të agresorit ndaj viktimës, ndodhte në sferën e fiksionit dhe imagjinares, ku viktima dhe vrasësi ishin dy aktorë në një film, të cilët me artin e tyre krijojnë një efekt katharktik për publikun, duke shmangur teatrin tragjik të jetës kur vrasësi dhe viktima nuk janë më aktorë, por njerëz realë që e luajnë teatrin tragjik me jetën e tyre të përditshme. Thënë këtë, kuptojmë se shoqëritë joreflektive dhe pa imagjinatë kanë mungesë të theksuar të spektrit koloristik të jetës.

Atyre u mungon hapësira e shijes, u mungon morali, kodi etik dhe estetik që shërbejnë si oksigjeni i vetë jetës. Individët në këto shoqëri kanë vetitë që të dashurohen e të ndahen shpejt, të servilosen e të bëhen prepotentë shpejt, të trimërohen e të frikësohen shpejt, të poshtërohen e të heroizohen shpejt. Ata më lehtë kanë gjuhën e plumbit sesa të mendjes dhe penës. Ata janë idhnakë të prapë e mjeranë, të pabesë dhe pse nga mëngjesi deri në darkë s’bëjnë gjë tjetër veç flasin për burrëri e besë. Të qetë ata janë veç në gjumë, kur bien e flenë të lodhur nga urrejtja. Gjumin kanë si qetësim të vdekjes së përditshme”.

24 komente në “Si do ndjesha nëse do isha burri i Linditës”

  1. mirel says:

    Na futi ne mendime ky..
    Koke e prere.
    Neser Mirela do na gdhihet Laskarina Bubulina

    1. Berton says:

      Po po per Mirelen eshte, por jo per Rukon per Kumbaron.
      Bythelepirje e papare

    2. sadiu says:

      Zoti Cashku, intelektualizmi Juaj mbaroi shpejt, sepse ne kujtesen popullore mbeten vetem letrat servile ndaj pushtetit, te lumet, Cili nuk ka mbetur vetem.

  2. Operatori says:

    O Kujtim, ti ke nje familje per te qare hallin, nga te gjitha anet, por eshte puna jote dhe e tyre se si e kane ndertuar dhe e jetojne jeten. Mos meso se si te veprojne te tjeret.
    Puna e perbashket eshte se ti si pjestar i kupoles se PD more dhe privatizove cfare te ra ne dore, nga Kombinati i Mishit e deri ne Kinostudio, duke vjedhur ne menyre te hapur ate qe ky popull e ndertoi me mund e me gjak, i lire apo ne burg. Ti lepiresi i pushtetit te kaluar te PP, lepiresi i PD, I Edi Rames etj, nuk ke lene gje pa lepire, tani po lepin e dhe salcen e Lindita Nikolles. Sa e mire do te ishte Shqiperia te mos kishte me shumice hajdute e perfitues te te gjitha kohrave si Kujtim Cashku.
    Dorezo ateliene qe ke vjedhur dhe e quan Akademia e Filmit Marubi. Paguaj qirane e shfrytezimit per kaq vite, dhe edhe nese ke tentuar ta privatizosh ndertesen, te cilen e njeh shume mire sepse eshte ndertuar ne kohen qe ti lulezoje ne Kinostudio, do te vije nje dite qe do ta kthesh.

    1. capi dhia says:

      Operatorit.
      Zoteri, je i papame per nga saktesia e percaktimit te Kuptim Cashkut qe i humbte Kujtimi.

    2. Shut up legen says:

      Te lumte se ja paske kenduar mire kulufruthin ktij lapangjozi qe qelb ambjentet me bythlepirje.

      I jane qepur nje femije vetem se donte te shprehte hapur pakenaqesine me maskarallekun qe po i behet arsimit nga dorovitjet e parave ne kembim te notave.

      Qelbesira na paska bere gjithe keto privatizime dhe vjedhje djerse dhe ka goje na flet per etiken. Kujt i kruhet vete sumatricja e ka pak salcen surratit. Mjet demokratik per te shprehur mospajtimin me harbuterine eshte fundja. Pa u menduar gjate se cili e nxit dhe e perkrah harbuterine, dhe cilet sherbetore pershi dhe zullapin e ketij shkrimi ja pason per t’i mbajtur ison. Nqs. Nikollaqes se Rames ja lyen turickat me salce, ketyre sahanlepiresve eshte per t’ja lyer me cikla …..

      Turpi dhe faqja e zeze e ka mbuluar ripjelljen e qelbesirave kanabiste. Tani jane bere si te cakerdisur se kujtojne se pushtetin mund ta mbajne gjate me lufte mediatike. Keshtu si e kane kapur ne bir te sumes kan per ta ngron edhe keta. nuk e katandisi ne kete gjendje arsimin, dhe jo vetem!

  3. Aksi says:

    Po c’tu desh o Kujtim, se do te te marre perpara histeria kolektive e heroizimit orgazmik te Mireles revolucionare, e do akuzohesh per servilizem ndaj pushtetit… Le te jesh mesues, mjek, artist apo centralist, po u shprehe kunder aktit vandal te Mireles sone “shotegalicore”, e hengre.

    1. mirel says:

      E thashe une…Mirela e kthyer ne Bubuline, po dhe ne Shote Galice qendron.
      Une pra votoj per Bubulinen, ajo ka prere koka turqish..
      Tani Mirela i shfaqet Tiranes me duart te lyera me gjak Lindite..
      Pirdh se lirohedh eshte kjo histori
      Kujtimi i te njejtit klan hajdut ka kohe per sentenca delikate, nderkohe qe Shqiperia zhytet me tej ne varferi, dhe grabitja e pasurise kombetare eshte kthyer ne titull nderi per njerezit e edukuar si Kujtimi..dhe Mirela me gjithe varferine e saj do i ngelen vulgut.
      Keshtu mendojne by.q.met e Tirones.

  4. selim rroshi says:

    Burri Lindites Z Ligor nuk skuqet e zverdhet se ka tere jeten qe punon si gjobavenes provimesh ndaj mos ja qani hallin hajdutit.

  5. sofia says:

    Te gjithe na dalin hajdute dhe te keqinj nga komentet qe behen, veçse keta lloj komentuesish vete si jane? Kaq te persosur jane ose ndryshe duhet te jene orgazma e asaj fierakes bashke me Qorrin qe sheh vetem deri tek hunda e tij; me tej i duket det.

    1. Aksi says:

      Sa e vertete… Te gjithe u paskan mbajtur pishtarin grave e burrave te personazheve publike e e vjellin neper komente anonime te gjithe vrerin. Lind pyetja: Kur i mban pishtarin botes, kush ta mban ty?? Me siguri te kjo dileme korneliane qendron dhe celesi i deshtimeve te njepasnjeshme te shoqerise sone te mjere…

      1. Aks gungac? says:

        A e do sagllam fare? Shoqeria ka mbetur e mjere prej ca AKSAVE ME GUNGA si puna jote, te cilet ne vend qe te japin qofte dhe nje mendim minimal per shkrimin, futen si vandale ne forume, vetem e vetem per te kundershtuar mendimin ndryshe.

        Se eshte mendimi ndryshe, pa lindin dhe perforcohen dyshimet e njerit apo tjetrit lexues, per korrupsion dhe pervetsime dubioze te pronave publike nga sahanlepires pushtetesh, si ky qe me sa duket po i digjka miza nen kesule.

        Prisni, prisni se s’keni pare gje akoma!

        1. Aksi says:

          Je ne vete, o perime? Cilin sulmova o gomar me kompjuter, i dhashe te drejte dikujt qe kishte shkruar, kurse mendimin per shkrimin e dhashe me lart, pse te dogji miza ty? Apo je nga keta qe mbajne pishtarin e dynjase dhe ja ka lene komshiut pishtarin e vet? Qetesohu, se s’po ndajme pronat. Siduket qenke nostalgjik per koherat e gungacit e kerbacit shpines, po vazhdo ha m. gjithe diten se nuk vjen me koha e zagareve. Korrupsionet e vjedhjet shko denoncoji te vendi ku duhet, se edhe te hash m. neper forume duke u marre me njerezit sikur nuk zgjidh gje.

    2. era says:

      Jo, ka edhe kurva si ty

  6. puna rruga ura says:

    shqiptaret jan njerez muter!
    ne vend qe te vrasin sali berishen ,kte kanibal kafsh,qe e ka derdh kupen prej kohesh,shkojn dhe ofendojn dhunshem nje femer aq te respektuar,nga nje familje aq e respektuar,dhe qe si individ esht krenari dhe nder per ne qe e kemi perfaqsuese si shqiptare.
    po t ishin grat shqiptare vec sa cereku I asaj,shqipnija do ishte jo komb prostitutash por popull I nderit.
    por,kohet qe po jetojm jan te prapshta,kur I thuhet derrit daj,kur gangsterri respektohet dhe I nershmi qellohet.

  7. Emiljano says:

    Po re po qaj hallin kaloresit se i varen kembet!pallosh

  8. reforma ime rilindase nuk ben per vajzen time pariziene says:

    Zoti Cashku, shume pyetje retorike ke bere, por ke harruar njeren:
    Po te ishe dashnori i saj (kjo sdo te thote qe zonja e nderuar ka dashnor) do ja kishe marre nje here me llape ..

  9. asd says:

    servil i peshtire… nuk te lexoj dot deri ne fund.

  10. Kamarieri student says:

    Ah, te ishte gjalle ai rahmetliu Bashkim G., ai qorri mjekrosh”Qorri” si kar i parrojtur, do te ishte dhjere ne breke vetem si ide bashke me ate fucine e salces nga fshatrat e Fierit qe do diplome me master pa para si ne komunizem ja q…fsha robt …..

  11. Paqesori says:

    Oh zot , sa gati jeni qe kolektivisht te merreni me personin jo me ate cka shkruan. Prapambetje shoqerore dhe inatcore e krijuar me mjeshteri keto 25 vite….! Shoqeri e semure qe do kohe te gjate per tu sheruar ! Zgjohuni pa u bere vone , Njerez !

  12. ilir fetahu says:

    Presor kujtimi flm qe te lexojme perseri.duhen ngacmime te medha se kollaj nuk ulesh ti per te shkruar edhe kete rralle jam 100 % dakort me ty.kto miniaturat e adriano sofrit nuk arrijne ta kuptojne se kane hyre padashje(une vertet besoj padashje)ne nje loje me te madhe se kaplloqja e tyre.zoti i ndihte e i futte ne rruge te drejte.ministrja eshte nje zonje e vertete ne plot kuptimin e fjales dhe banoret e njesise qe e kishin kryetare dhe qe e njohin sigurisht me mire se ne e pohojne kete.popull i komenteve sa keq qe vdisni per nje cike ….ngritje ne kateder

  13. lili says:

    Dikur ky ishte sahanlepires edhe tek francezet edhe ne nje menyre aq servile sa me vinte me vjell per te,ku ky fliste per Shqiperine edhe shqiptaret,po pa e ditur se nder ato franceze isha edhe une,shqiptare….
    Disgusting men,mashtrues edhe n’en cdo nivel,qe sot vete zbrazh xhepat e studenteve,pa ju dhane as minimumin e njohurive qe nje shkolle kinemaj je,edhe pse ka marr mija e mija euro donacione

  14. Konica says:

    Me keta komentues qe gjykojne z.Kujtim me mllefin e tyre per nje opinion te drejte ne rastin ne fjale ,nuk behet ai vend..
    E keni te keqen ne tru o mjerane qe kenaqni perversitetin tuaj me salcen ne koken e ministres..

  15. fieraku NGA ferrasi says:

    Po te ishe burri i nikolles nuk do kishe kohe
    Se do ishe tu numeru leket se Jane shume universitete private qe do marrin pare nga buxheti i ketij mut shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje