Tiranë, 14-vjeçarja hidhet nga kati i tretë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ambulance-urgjencaSot rreth orës 13:45, ka mbërritur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, se në rrugën e “Dibrës”, Tiranë, përballë me ish-shkollën e Bashkuar, është hedhur një shtetase nga lartësia.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr 4 dhe së bashku me urgjencën i kanë dhënë ndihmën e parë.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka bërë të mundur identifikimin e shtetases K. B., 14 vjeçe, e cila është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, duke rënë në tarracën e katit të parë, raporton Shqip. Kjo shtetase ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po vazhdon në vendin e ngjarjes për të zbardhur arsyen e këtij veprimi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *