VIDEO/ "Mrekullia" e Apple: Pasqyra e zgjuar

24 Nëntor 2016, 14:56Hi-Tech TEMA

Apple deklaron se iphone do të ketë përmasën e një pasqyre muri. Kjo është “Pasqyra e zgjuar”, ose më mirë një iPhone gjigand në të cilin sheh edhe veten. Me të mund të dërgohen mesazhe, të shihen videot e Netflix, dhe shumë gjëra të tjera që bëhen normalisht me një smartphone.

Pasqyra Apple është dizenjuar nga Rafael Dymek, një shpikës në Nju Jork, megjithatë nuk dihet nëse ai ka plan ta shesë shpikjen e tij. Smartphone-i gjigand përdor sistemin e iOS 10 të Apple, dhe ka pamjen e ngjashme të një iPhone. Në projektin e ri është i aksesueshëm koha, data e moti. Pas 45 sekondash mos-përdorimi, smartphone-i gjigand fiket vetë, dhe më pas kthehet në një pasqyrë normale si gjithë të tjerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje