"CDU ka Merkelin kryetare. Mos u merrni me deklarata personale të Krichbaum"

25 Nëntor 2016, 18:48Politika TEMA

Për nënkryetarin e grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe, deputeti gjerman Gunther Krichbaum të enjten në Tiranë përcolli opinion personal.

Pavarësisht se Krichbaum, i përket CDU-së së Merkelit, kjo parti sipas tij e ka një kryetare, e cila të hënën do të takohet me kryeministrin shqiptar për t’i përcjellë një qëndrim zyrtar.

7 kushtet e artikuluara nga deputeti gjerman, nuk iu përcollën sipas Braçes as Ilir Metës, që ndodhet prej ditës në vizitë zyrtare në Bundestag.

Kryetari i Kuvendit është në Bundestag, flet atje, komunikon me ata njerëz, merr mbështetjen e tij nga Bundestagu dhe ju bën përshtypje një njeri që vjen këtu dhe në emër të tij personal del dhe bën një deklaratë atje.
Me ç’di unë zonja Merkel është  jo vetëm kryetare e partisë së saj por është edhe kancelare e Gjermanisë dhe me ç’po lexoj edhe kandidate për një mandat të ri. Mos merremi me njerëz kaq të vegjël  në raport me ata që përfaqësojnë institucionalisht Gjermaninë, qeverinë gjermane, parlamentin gjerman e çdo gjë tjetër
.”- deklaroi Braçe për Report TV.

Ndërsa për kryetaren e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, nuk ka asgjë të re në atë që tha Krichbaum, zgjedhjet e dekriminalizimi ishin kushte të padiskutueshme paracaktimit të një date për hapjen e negociatave, e cila sipas gjermanit do jetë vetëm në fund të 2018-s.

Përveç atyre që nuk kuptojnë fare çfarë do të thotë procesi i negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian , mund të prisnin që në dhjetor të kishte një konfirmim  për datë çelje negociatash para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Për të mbërritur tek zgjedhjet ne nuk mund të shkojmë pa zbatuar ligjin e dekriminalizimit.
Të gjitha këto dhe zbërthimi i 5 prioriteteve të thëna dje nuk janë asgjë më shumë se sa ajo që ishte në progres raport. Por që dëshmojnë edhe njëherë se në vendimin që do të jetë në Këshill në dhjetor ky do të jetë humori ose qëndrimi i vendeve anëtare kryesisht. Rrugë të mbarë kryeministrit në Gjermani të hënën, do ta shoh bashkë me ju në televizor
“- deklaroi Bregu.

Por më i shqetësuar se për qëndrimin e gjermanit, Erjon Braçe shprehet për qëndrimin e PD-së.

Gjithçka është thënë dje është tezë , qëndrim, betejë, luftë kundër Shqipërisë e Lulzim Bashës. Shqetësimi im nuk lidhet me asnjë të huaj që vjen në Shqipëri, bën një deklaratë dhe largohet. Shqetësimi im lidhet drejtpërdrejt me këta shqiptarë, që me thënë të drejtën, dje në kuvend u fol dhe për raca, raca më e poshtër antishqiptare“.- deklaroi Braçe.

Të enjten deputeti gjerman Gunther Krichbaum deklaroi se grupimi i tij politik do t’i rekomandojë qeverisë federale që të mos miratojë çeljen e negociatave derisa të përmbushen 7 kushte.

Sipas tij, Shqipëria do duhet të presë deri në vjeshtën e vitit 2018 kur të publikohet raporti i ardhshëm i Komisionit Europian.

6 komente në ““CDU ka Merkelin kryetare. Mos u merrni me deklarata personale të Krichbaum””

  1. kombi says:

    Eshte nie turp i madh entuziazmi i madh ,qe tregon Lulzimja ,bashke me grupin e korit ,duke ftuar Kirschbaum per te hedhur ca shashka ne Tirane .
    Kundra Shqiperise .keto jane antishqipetar tashme te hapur fare .
    Turp per ata shqipetar qe votojne PD .
    QENDRIM SKANDALOZ !!

  2. demokrat mbas 90. says:

    Mori ndonje euro ky gjermoni ???? hallall o gjermon se parate e shqiptareve

    kane kohe qe i marin sekseret .

    inferioritet rural.

  3. says:

    Anglia i bëri naftën Gjermanisë, rradhën e kemi në.

  4. Roni says:

    Erjon Brace eshte komplet teveqel nese mendon qe CDU eshte han pa porta si PS dhe Kirchbaum flet ne Tirane pa rakorduar qendrimet me Merkel. Po aq teveqele jane dhe mediat qe tentojnte te manipulojne opionin sikur Kirchbaum foli me gjuhen e Bashes a Vorpsit. Nuk ka negociata, pike, ajo qr thaky burri del direkt nga zyra e Merkel, kjo duhet te jete e qarte oer kedo. Beni detyrat pastaj kerkoni negociata, kaq kollaj eshte, lerini gjepurat se nuk ju cojne gjenumdi

  5. Kola says:

    Keto metoda te SHQUPIT jane shume te vjeteruara. Derisa s’ka ide te reja per te bere politike, le te nxjerre koburen e te kercenoje shqiptaret. E qarte eshte qe vec bandes kriminale te Tiranes e Shkodres, PD eshte shkrire ne te gjithe Shqiperine. Shikoni Vloren, Fierin, Beratin, Elbasanin Durresin etj. I takon popullit qe pas votimeve te ardheshme ta ktheje kete parti ne shoqate, sepse u bene antishqiptare te padurueshem.

  6. Shoku shpati says:

    Ne ja bejme naften po skemi per te ngrene
    Po sfute nga goja s ‘ nxjerr dot nafte
    Me falni m.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje