Drejtori i “A1 News” nën akuzë për mashtrim, s'pagoi gazetaren

25 Nëntor 2016, 18:55Kronika TEMA

Drejtori i televizionit “A1 News”, Neritan Gjojdeshi do të përballet me drejtësinë për akuzën e mashtrimit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se drejtori i “A1 News” është kallëzuar nga gazetarja Anxhela Devole,  e cila pretendon se nuk është paguar për muajt Gusht e Shtator të vitit 2016, periudhë kur ka punuar si gazetare në televizionin që drejtohej nga Gjojdeshi.

42-vjeçari Neritan Gjojdeshi akuzohet për mashtrim dhe rrezikon të dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet.

Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë i referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.Gj, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje