FOTOT/ Interneti i çuditshëm koreano-verior

25 Nëntor 2016, 14:05Lifestyle TEMA
FOTOT/ Interneti i çuditshëm koreano-verior

Pavarësisht se është vendi më i izoluar në botë, interneti ekziston në Korenë e Veriut, megjithëse jo në formën që e njeh pjesa më e madhe e globit.

Në fakt, koreano-veriorët kanë akses në një rrjet të mbyllur që në gjuhën vendase quhet “Kwangmyong”, që do të thotë “Ylli i shndritshëm” dhe ofrohet pa pagesë për publikun, sigurisht nëse më parë plotëson kushtet për ta patur atë.

Së pari, që të blesh një kompjuter vendin komunist duhet të aplikosh më parë për leje tek autoritetet vendase dhe nëse leja të miratohet makineria e blerë regjistrohet në polici.

Pasi kalimit të kësaj hallke mund të lundrosh lirisht në “Yllin e shndritshëm”, ku ofrohen vetëm 5500 faqe interneti, shumica e të cilave janë të organeve qeveritare, përfshirë këtu agjencinë shtetërore të lajmeve dhe një transmetim online i televizionit shtetëror KCNA.

Interneti sigurohet nga një furnizues i vetëm (ISP), që quhet “Star Joint Venture Co.” dhe dy shërbime për postën elektronike, Star Bank dhe Chesin.com.

Interneti në formën që e njohim ne është i rezervuar për një grusht të vogël njerëzish të udhëheqjes dhe sigurohet përmes Kinës, ku kalon më parë një sërë barrierash kufizuese. Në total, numri i përdoruesve të internetit korean përllogaritet në pak mijë persona, ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë që tejkalon 22 milionë banorët as që janë në dijeni për ekzistencën e tij, raporton TCH.

Sa u takon të huajve, ata mund të aksesojnë internet përmes shërbimit celular 3G që mundësohet nga kompania shtetërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje