Kajo Karafili i preu kokën italianit? Nipi i Myslym Pezës: Ja e vërteta

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

pezaNipi i Myslym Pezës, Sokol Peza, i cilëson sajesë dokumentet e dala nga arkivat e huaja, sipas të cilave Kajo Karafili i ka prerë kokën një inxhinieri italian në Pezë. Sipas tij, Kajo Karafili nuk njihej fare me Nexhmije Hoxhën e jo më të merrte urdhra nga ajo, e cila në atë kohë ishte një partizane e thjeshtë. Ja çfarë thotë ai në një intervistë për Panorama.

Janë bërë publike disa dokumente nga arkiva të huaja, që dëshmojnë për një ngjarje makabër në Pezë, me personazhe Kajo Karafilin dhe Nexhmije Hoxhën. Është folur për këtë episod në familjen e gjyshit tuaj?

I lexova dhe e them me plot gojë se këto janë përgojime shumë të ulëta që u bëhen heronjve të popullit si Kajo Karafili, nga ata që i kthyen kurrizin luftës dhe bashkëpunuan me pushtuesin e huaj. Kajo Karafili ka qenë një figurë e madhe e lëvizjes, i cili dha edhe jetën në luftë. Ky përgojim banal, sipas të cilëve Kajo Karafili paska vrarë një inxhinier italian që merrej me ndërtimin e rrugës dhe nuk paska luftuar në ballë të luftës si trim që ishte, dhe për këtë ka rrëfenja e dokumente për heroizmat e tij, kërkon që ta nxjerrin sot një njeri kriminel ordiner, që vriste këto që i dilte përpara.

Si i shikoni këto dokumente?

Më shumë mua më duket si sajesë shqiptarësh të ditëve të sotme dhe s’ka lidhje me Radion Europa e Lirë. Ka shumë pasaktësi dhe në vendosjen e personazheve, përtej trillimit për ngjarjen makabër. Në vitin 1942, në Pezë nuk komandonte as Nexhmija dhe as Enveri, sepse nuk kishin peshën që patën më vonë pas çlirimit të vendit. Ata ishin të deleguar në konferencë, por nuk ishin në pozitat që të jepnin urdhra dhe të komandonin. Nuk mundej në atë kohë Nexhmija që të komandonte Kajo Karafilin. Atë e urdhëronte vetëm komandanti i tij, Myslym Peza.

Unë nuk e di a e njihte Nexhmija Kajon e jo më ta komandonte. Nuk e imagjinoni dot se çfarë personazhi qendror dhe me reputacion ka qenë Kajo Karafili në atë kohë, krahasuar me Nexhmije Hoxhën. Flasim për atë periudhë kohe. Ka dhe një pasaktësi tjetër në atë shkrim. Kajo Karafili nuk ishte dhëndri i Myslym Pezës, por i vëllait Shyqyri Pezës. Një fakt historik ka që 12 ditë pas Konferencës së Pezës, ushtria italiane sulmoi Pezën, pasi u mor vesh që aty ishte bërë një konferencë e rëndësishme dhe dogji fshatin.

Ju e mohoni në mënyrë kategorike një histori të tillë, dhe pse serviret nga arkivat e huaja?

Absolutisht e pavërtetë. Si mundet të bënte Kajo Karafili një makabritet të tillë dhe që gratë e fshatit të luanin e kërcenin me kokën e tij dhe nga ana tjetër, çetat partizane të bënin thirrje që populli t’u bashkohej në luftë?! Kjo nuk ndodhte. Është non sens i madh.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

10 komente në “Kajo Karafili i preu kokën italianit? Nipi i Myslym Pezës: Ja e vërteta”

  1. e di si eshte puna says:

    Or ti cun,pse merr mundimin e i pergjigjesh ketyre idiotizmave te sajuara nga pinjollet bythcpuar te kolaboracionisteve 😛

  2. Arber says:

    Kam degjuar se Shtepia e Konferences se Pezes eshte kthyer ne Klub Nate, a eshte e vertete?

  3. Timi says:

    Nese ja ka prere koken ka bere shume mire. Bravo o qofte qe ka vrare pushtuesit fashiste. Me behet zemra mal per trima te tille dhe patriote qe luftuan fashistet. Nese doni te dini nje histor te vertete mund tju them se ne nje raprezalje te fashisteve italiane ne jug te vendit nena ime 12 vjecare perjetoj nje krim te perbinshem te italianeve kur i vrane xhaxhain mu perpara grave dhe femijve te shtepise. Xhaxhai po flinte nen nje peme dhe fashistet italiane vijne dhe e arrestojne per hic gje dhe e pushkatojne mu perpara femijve dhe grave. Kafka i flutoroi dhe truri i shpertheu mu ne syte e femijve. Por nuk u mjaftuan me kaq por i moren gra dhe femije dhe i futen ne shtepi dhe i vune flaken shtepise. Keta ishin italianet fashiste. Por historia vazhdon me zemergjeresine e shqiptareve qe kur Ducja ra dhe gjermanet pushtuan Shqiperine ushtaret italiane ngelen ne mes te rrugeve pa ushqim e pa uje dhe familja e nenes time mbajti dy ushtare italiane si punetore ne arat e tyre per nje vit duke i shpetuar nga vdekja. Keta jane histori te verteta te shqiptareve dhe krimeve te fashisteve italiane.

    1. AVDYL Blakçori says:

      Myslimi e Kajo kan qen kaçak hajdut qe i detyronin fshataret ii ushqenin me çfar ja kishte qefi atyre . NJEREZ QE NUK PUNONIN AS ME KAZEM AS ME PLUG E LOPAT Ku gjenin per te ngrene keta hajdut . Njeriu pa pune vjedh e grabit . KY PALO PLAK MORI MBESEN E VET PER GRUA ; A nuk ishte nje pedofil ?

      1. Kelmendi says:

        Dertet mes shqiptarve i zgjidhin shqiptaret, jo Duçja. Mbi gjithshka tjeter eshte Shqiperija. Gjithkush tjeter qe vjen per te perdhosur token, qofte edhe si ‘inxhinier’ eshte me i ulet edhe se nje kusar Shqiptar ne token e tij. Kjo, nese Kajo ka qene kusar. Per te mos permendur fushaten e ndyre e te poshter per te perbaltur cdo figure historike Shqiptare

      2. Che Guevara says:

        O Abdyl Blakcorri!
        Po ku je more kelysh fashisti,qe na dole tani si cub pas vdekjes kunder trimit Babe Myslymi dhe heroit Kajo Karafili?
        Shko more pusht e ha mut atje ku ke ngrene se nuk kane vlere keto mufkat e tua prej fashisti!

  4. qeni says:

    ti Che Guevara je me kriminel se Kajo-Blekcori del me emer dhe jo si ty komuniste Che.

  5. qeni says:

    shoku Timi shqiptari nuk pret koka por lufton me Armikun-Kajo me shoke kane vrare shqiptare .

  6. qeni says:

    shoku Timi shqiptari nuk pret koka por lufton me Armikun-Kajo me shoke kane vrare shqiptare .e kam thene para 100 vjetesh o shoku Gazete

  7. boss says:

    Qeni o rrobq..balliat.Pushtuesiti i pretet koka dje behet copa copa.Ska rregulla me pushtuesin se keta rrobq . nuk kishin rregulla kur dogjen dhe masakruan Shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *