Koço Kokëdhima: Ja çfarë i shkruajta Ramës në mars

25 Nëntor 2016, 09:58Politika TEMA

Koço Kokëdhima ka takuar dje disa socialist në zonën e ish-Bllokut, për t’u treguar se si do të reformojë Partinë Socialiste.

Kokëdhima tha se kjo lëvizje politike është vetëm dhe për PS-në, shëndoshjen e saj, rikthimin e drejtuesve të partisë dhe të qeverisë te hallet e popullit dhe se kjo lëvizje nuk do të ndalojë, pavarësisht presioneve ndaj anëtarëve, largimeve të turpshme nga puna të socialistëve që mbështesin lëvizjen e nisur në PS dhe intimidimit të të punësuarve në shtet prej drejtuesve të administratës shtetërore.

Ai tha se në mars i ka dërguar një letër Edi Ramës,  ku i bënte me dije problemet e shumta që ka partia dhe ku kërkonte llogari, në emër të anëtarësisë së thjeshtë, përse nuk dëgjohet zëri i bazës.

Të dashur anëtarë dhe anëtare të Partisë Socialiste, pjesëtarë të Organizatës Socialiste 18-29/1 të njësisë administrative numër 5 të Tiranës. Besoj se jam i saktë, ju jeni organizata socialiste më e madhe në zonën e ish-Bllok-ut. Ju falenderoj shumë për ftesën që më drejtuat përmes Albanit që të bashkëbisedojmë sot dhe t’ju prezantoj juve cilat janë kuptimet kryesore të asaj lëvizjeje politike që unë kam iniciuar tashmë brenda rradhëve të Partisë Socialiste.

Ne jemi të gjithë socialistë. Kush më pak e kush më shumë, pavarësisht moshës, ju keni bërë kontribute të çmuara dhe të pazëvendësueshme për Partinë Socialiste. Edhe ky bashkëbisedim që zhvillojmë sot tregon dëshirën e madhe që ju keni për ta fuqizuar dhe mbrojtur Partinë Socialiste. Duke fuqizuar dhe reformuar PS-në, ne do vijojmë të reformojmë me sukses sistemin politik dhe ekonominë e vendit. Në këtë rrugë do t’i kthejmë sytë nga socialistët dhe qytetarët tanë, të harruar e të braktisur, të përbuzur dhe të lënë mënjanë në varfërinë, në papunësinë, në pamundësinë dhe në palumturinë e tyre. Ky debat dhe kjo lëvizje dëshiron të ndryshojë Partinë Socialiste.

Jam i lumtur të dëgjoj dhe të mbaj shënim sot se si e doni ju të jetë Partia Socialiste, si mendoni ju dhe gjithë anëtarësia e vjetër dhe e re e socialistëve për partinë tonë, për kulturën, për organizimin, për demokracinë e brendshme, për qeverisjen, për lidhjet me qytetarët, për respektin e udhëheqjes dhe sjelljet e drejtuesve tanë ndaj qytetarëve të thjeshtë dhe socialistëve të bazës, për mbajtjen e premtimeve, për zgjedhjen e deputetëve, për zgjedhjen e përfaqësuesve tanë e kështu më radhë.

Unë kam punuar gjithë këto tre vite që ta reformojmë nga lart Partinë Socialiste. Jam përpjekur shumë me drejtuesit e lartë të partisë që të ndryshojmë gjërat, sepse e kam kuptuar qysh në fillim se socialistët e thjeshtë jo vetëm që janë të mërzitur dhe të pakënaqur, por ndihen si shumica e shqiptarëve: të pashpresë, të zemëruar, të përdorur, të gënjyer, të mashtruar, të fyer dhe të revoltuar.

Nga çasti që unë u bëra deputet ngrita zyrat për shërbimin ndaj popullit, për të ndihmuar njerëzit e varfër dhe zgjedhësit në të gjithë zonën time dhe në Tiranë. Ngrita 15 zyra të deputetit për të dëgjuar dhe zgjidhur hallet e njerëzve që janë masivisht të papërfaqësuar në pushtet dhe që janë goditur pa mëshirë nga varfëria, nga skamja, nga papunësia, korrupsioni, padrejtësitë dhe abuzimet e kastës sunduese të këtij tranzicioni. Kemi përballuar mbi 20 mijë komunikime në muaj dhe kemi ndihmuar me mijëra e mijëra njerëz prej tyre, duke i pritur me dashuri, me përkushtim dhe me respekt të thellë. Nuk jetova as në Tiranë dhe as në zyrat e parlamentit këto tre vite. Jetova fshat më fshat dhe qytet më qytet, me njerëzit e braktisur të atyre anëve. Në këto komunikime me mijëra njerëz hartuam tezat dhe propozimet e reformimit të PS-së, sistemit politik dhe ekonomisë së vendit. Më 14 mars të vitit 2016 i shkruajta kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, në një moment që unë e vlerësova që gjërat jo vetëm që nuk po shkonin për mirë, por po morën dhe po shkonin për keq. I dërgova tekstin që do t’iu lexoj juve sot këtu në këtë organizatë socialiste”, tha Kokëdhima gjatë fjalimit të tij.

6 komente në “Koço Kokëdhima: Ja çfarë i shkruajta Ramës në mars”

  1. Ky njeri eshte thjesht nje palaco, nje i pafytyre, nje i cmendur megalloman. Shikojeni si flet. Imiton ne perfeksion atin e tij shpirteror Enver Hoxhen. Ska se si te beje ndryshe, Sekretar i tij ka qene. Eshte marre dhe merret me bografite e njerezve. Lexojeni kete fjalim dhe kuptoni se sa te tmerron. flet per veten e tij, sakrificat e tij per popullin, organizimin, te verferit qe do i shpetoje ky kanibal i kapitalizmit, skamjen, urine etj brockulla si keto. Ky njeri verbohet nga fjala pronar dhe i pasur. I quan kulake edhe sot. Packa se vete nga bythegrisur u be i pasur duke vjedhur dhe privatizuar pikerisht pasurine e ketyre njerezve qe gjoja i dhimbsen. Nje palaco i vertete. keta njerez jo vetewm qe nuk duhet te jene ne politike, por duhet tu behet edhe skaneri se si i bene pasurite.

  2. Peco says:

    Shoke socialiste! Te fillojme nje levizje te re brenda gjirit tone me devizen: “Rrofte shoku Koco, Kryetari i ardhshem i Partise tone! Me shokun Koco jeta jone eshte ne duar te sigurta!”…
    Vallahi, une vdes per shokun Koco, dua ta shoh jo me aq miliona sa ka siguruar, por ti dyfishoj dhe trefishoj. Pse jo, edhe ti pesefishoj. Po ka lumturi me te madhe per kete popull nese edhe ne bejme nje miliarder dhe ky te jete shoku Koco? Si nga do dalin parate? Pune e madhe, edhe sikur t’na rrjepin deri ne qindarken e fundit, per ne si popull nuk ka kenaqesi me te madhe sesa te kemi ne gjirin tone nje lojtar kaq brilant politik, i cili vetem pse do ne menyre te pakufishme lumturine tone, do te luftoj te behet barabar me tere ata qe kane me shume se 1 miliad dollare. Po llafosesh dot me Trampin, po nuk pate aq para sa ka ai? Ja pra synimi i madherishem i shokut Koco, te jemi te barabarte kur diskutojme me te huajt, per te arritur ato rezultate qe populli yne i shumevuajtur ka pretenduar ne shekuj, por qe udheheqsit tane nuk ja kane bere dote te mundur. Me shokun Koco ne krye, endrra jone mijravjecare per te patur nje miliarder qe t’na udheheqi behet realitet. Shoku koco kete se ka fare per gje ta realizoj brenda nje mandati qeverises. Perpara!!!!

  3. Besi says:

    Z.Koco e lexova me vendje te gjithe fjalimin tuaj ne bashkebisedim me socialistet e njesise administrative 5 ne Tirane. Ishte shume e nevojshme permbajtja qe ju na bete me dije e i keni derguar z.Rama. Kjo verteton oblejktivat e qarta dhe deshiren e mire qe keni pasur per te rform uar PS dhe kete debast e kei zhvilluar brenda partise tone. Ne momentin qe nuk eshte deshira e mire per ta reformuar partine dhe per ta shumefishuar ate e shoh shume me vend kete levijze politike brenda PS. Boll me me keta njerez qe po i marrin shpirtin popullit. Jane me te vertet te frikeshem sesi perpiqen te fshihen pas akteve te tyre korruptive. Eshte koha qe populli jone te clirohet nga kjo pseudodemokraci. Ne jei thjesht nje popull pa te drejta. Mezi presim takimet e rradhes. Jemi me ju

  4. Besi says:

    E degjova me kujdes biseden tuaj. Eshte me te vertet e turpshme qe kjo kaste politike merret me kercenime te njerezve qe punojne dhe kane ounuar per PS. Si eshte e mundur qe keta njerez te kercenohen qe mos te mendojne, te mos te jen te lire te bejne zgjedhjen e tyre sepse ndryshe do ti lene pa buke. NUk eshte aspak e drejte, madje duket qe kjo kaste eshte ne gerhamat e saj te fundit. z.Koco kjo eshte nje levizje qe e duan te gjithe socialistet. \me ne fund nje njeri qe nuk synon pushtetin e vet, por ate te popullit. Ne do te jemi me ju qe te arrijme kete reformim dhe demokratizim te brenshsem te PS

  5. Ami says:

    Berja publike e kesaj permbajtje z.Koco, verteton qe ju jeni perpjekur shume brenda PS per ta reformuar dhe per ta demokratizuar kete parti, por mesa duket nuk ka qene deshiora e mire e Kryesise. Mendoj qe levizja jone politike eshte ne momentin e duhur qe kjo parti te mos shkaterrohet e te copetohet. Respekte z.Koco, presim takimet ne vijim

  6. Armiku me irezikshem eshte ai -MES- VEDI- thone shkodranet.Izoloini ata,qe jane vertet te tille “armiq”.
    Dhimbia e madhe popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje