Kokëdhima braktiset në Tiranë. U lexon fjalimin punonjësve të tij dhe akuzon PS për presione

25 Nëntor 2016, 18:12Politika TEMA
Kokëdhima braktiset në Tiranë. U lexon fjalimin punonjësve

Ish- deputeti Koço Kokëdhima ka dështuar në përpjekjet e tij për të organizuar një takim me socialistët në Tiranë dhe ka përfunduar në një sallë të hotel Grandit në Tiranë, me disa punonjës të tij, të cilëve u lexoi një fjlaim mbi reformimin e Partisë Socialiste.

Kokëdhima theksoi se dështimi i takimit ishte shkaktuar nga presionet e kupolës së Partisë Socialiste kundër lëvizjes së tij për reformim.

Ai tha se “përpjekja ime për ta reformuar Partinë Socialiste nga lart, dështoi sepse nuk ka vullnet nga drejtuesit e lartë të partisë.

Në këto kushte ka vetëm një rrugë realiste për ta reformuar Partinë Socialiste.

Vetëm nga poshtë, vetëm me mbështetjen e socialistëve të thjeshtë, e atyre socialistëve që ndihen të përdorur, e atyre që kanë 25 vite që mbështesin pa kushte PS-në”.

Kokëdhima theksoi se nuk e mohon miqësinë e tij me Edi Ramën dhe i kërkoi atij ta shikonte këtë lëvizje si një ndihmë për të.

“Edi Ramën unë e kam mik që prej 18 vitesh.

Këto zhvillime nuk janë kundër tij. Unë nuk luftoj kundër Ramës.

Nuk bëj luftëra personale kundër asnjë individi, madje.

Unë nuk i harroj kohët e shkuara, nuk i mohoj as jetën time dhe as miqësitë e mia.”

Duke folur për presionet ndaj tij, Kokëdhima theksoi se lëvizjen e tij duan ta ngatërrojnë me atë të Blushit.

“Disa miq e rrogëtarë të fshehtë të pushtetit, nëpër media e portale, duan që të heqin një paralele mes lëvizjes sonë politike dhe LIBRA-s së Blushit.

Kjo është një strategji e qëllimtë për të manipuluar socialistët e bazës.

Armiqtë e reformimit të PS-së i financojnë këto strategji.”

5 komente në “Kokëdhima braktiset në Tiranë. U lexon fjalimin punonjësve të tij dhe akuzon PS për presione”

  1. saranda says:

    Ne 2013 erdhe ne PS ,por me kushtin kandidat per deputet ,i treti ne liste, pra i sigurt per deputet, pa asnje kontribut publik ne PS, packa se thua jam mik i E.Rames prej 18 vjetesh,por mik i tij e jo i PS. A kupton dicka zoti Koco ,une nuk besoj se kupton sepse ty tu deshen 23 vjet ,pra me 2013, te kuptoje se e majta eshte shumice ne Shqiperi,dhe me kete koeficent inteligjence te duhet ta kuptosh PS, ne vitin2036 ,se ka nevoje per rinovim,vone shume vone ,”delegatet kane ikur…” inteligjenti Koco.

  2. Spartaku says:

    Me kete raste,Kokedhima eshte ngritur kundra vehtes.Kush e ka ngarkuar Kokedhimen per reformimin e ps-te? Kjo pune behet me vendim te asamblese,ose forumeve te partise dhe jo sipas qejfit te Koços. Me keto Kokedhima po humbet kredibilitet,se nuk po bene ndonje pune te mire.Ai me then troç,po saboton punen e Ps-te dhe po çon ujin ne mullirin e Sali Berishes,ketij njeriu me te urryer te shqipetareve.

  3. DETARI Atlantidhes @ says:

    Neqoftese PS do tekishte nevoje per [servis]…….ate ja bene mbrekullisht gjigandi Rama .
    Ai as nuk presionon njeri dhe as mban njeri me zor ne ate parti.
    Ti qe kafshove doren qe te dha buke,e pe mire se sa te vlen lekura sot !
    Thjesht je nji karagjoz !
    Paraja nuk te ben te zgjuar !

  4. luan ymeri says:

    O docent i shkencave politike,i tille si ne monizem ashtu dhe ne pluralizem,a e di veten se cfare vlerash ke ne opinion ne pergjithsi dhe ne vecanti me punojesit dhe ish punojesit e tu .Ti ke leke e pasuri,po ti nuk ke aq leke sa te blesh P.S dhe elektoriatin e saj,prandaj me duket se po lodhesh kot dhe kete do ta kuptosh shume shpejt se nuk ke asnje lidhje ti me ata qe medemek po i qan hallin,prandaj me mire bej hall vetes se ai amerikani qe te citon me emer e mbiemer,dicka din.

  5. D. Didani says:

    Lufto per rinovim brenda radheve te partise Z. Koco Nuk eshte nevoja te dalish jashte te besh fraksione ,te krijosh grupime dhe percarje,te hiqesh si orgjinal ideollog dhe ta dobesosh partine qe ben sikur e do Mos u bej inatci,afrohu me shumicen,sic ishe dhe kontribo per persosje,qofte ne baze ,qofte ne qender :Shtroji problemet me kryetarin qe ke,ne se partia te ben ty kryetar atehere luaj rolin e liderit,por jo te besh bashkekryetarin pa te zgjedhur askush…Keshtu jane rregullat e partise! Ne se nuk e duron dot disiplinen partiake bej biznesin dhe mos djersi kot per punera qe ste takojne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje