Kujdes! 10,000 lekë gjobë nëse s’deklaroni vendbanimin fillestar, ose ndryshimin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

vendbanimNëse nuk do të deklaroni adresën fillestare apo të ndryshuar pranë zyrave të Gjendjes Civile atëherë do të penalizoheni me 10,000 lekë gjobë, nga 3,000 lekë që është aktualisht.

Ky është parashikimi i bërë në amendimet që i janë bërë ligjit për Gjendjen Civile, i cili tashmë është dorëzuar në Kuvend.

Por, hartuesit e këtyre ndryshimeve kanë parashikuar një periudhë 6 mujore për hyrjen në fuqi të tij, kohë e cila konsiderohet e mjaftueshme për të bërë këto deklarime.

Gjithashtu për shkak të ndarjes së re administrativo – territoriale do të bëhet edhe organizimi i shërbimit të gjendjes civile dhe të emërtimit si zyrë arkive pranë Prefektit të Qarkut, raporton Monitor.

Për herë të parë do të vendoset edhe detyrimi për bërjen e betimit në rastin e marrjes së nënshtetësisë shqiptare, si një e drejtë, lidhje e qëndrueshme juridike me shtetin shqiptar, procedurë e paaplikueshme deri më tani. Rregullat, procedurat për kryerjen e betimit dhe teksti i tij, do të përcaktohen me udhëzim të ministrit që mbulon shërbimin e gjendjes civile.

Një tjetër risi ka të bëjë edhe me faktin se në regjistrin e Gjendjes Civile do të parashikohet edhe deklarimi dhe regjistrimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon periudhën për të cilën bëhet vetëdeklarimi, procedurat për identifikimin dhe regjistrimin e adresës në programin e regjistrimit të adresës, i cili është pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Një tjetër ndryshim që do të bëhet në ligj është edhe ai që parashikon mirëmbajtjen e fondit arkivor për dokumentacionin që evidenton periudha të regjistrimeve të mëparshme për vitet 1930, 1945, 1950 dhe 1974. Administrimi i këtij dokumentacioni, si pjesë e rrjetit arkivor kombëtar, është një tjetër domosdoshmëri e kohës që kërkon një aplikim të standardeve të larta të ruajtjes së tij, duke dixhitalizuar tërësisht këtë sistem.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Kujdes! 10,000 lekë gjobë nëse s’deklaroni vendbanimin fillestar, ose ndryshimin”

  1. pjatalarsi says:

    Po emigrantet shqiptare qe vine nje here ne vit apo nje here ne dy-tre vjet, si do ia bejne? Apo ky ligj eshte bere pikerisht per te zhvatur emigrantet shqiptare? A e ngrene gazetaret kete problem? Apo vari hejbet?! Jep lajmin dhe tutje?!…

Lini një Përgjigje te pjatalarsi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *