Mbi deklaratat senile të Sali Berishës, që akuzon kosovarët si projugosllavë dhe me “gjak” titist!

25 Nëntor 2016, 09:42Blog TEMA

Sali Berisha, mjeku hipokrit dhe politikani kontrovers, i cili në cilësinë e kryeministrit shqiptar “ka ushqyer” me naftë makinerinë e luftës së Milosheviqit, që po “pinte gjak” në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci, duke e thyer kështu embargon e OKB-së ndaj ish-Federatës Jugosllave, tash akuzon kosovarët për projugosllavë!? Ky njeri lëre që nuk ka asnjë dije sociologjike, por me zellin komunist, duke i shpallur kosovarët “me gjak” titoist, ai vërtet shërbehet me definicionin titoist për kombin, që në thelb është definicioni i J.V. Stalinit. E, në anën tjetër, ai bie në kontradiktën e radhës: kur thotë se standardizimi i gjuhës shqipe në vitin 1972 është imponuar nga regjimi komunist i udhëhequr nga Enver Hoxha…!?

Nga Halil Matoshi

Pa kaluar java që ambasadori serb në OKB, ministri i Slobodan Milosheviqit, Ivica Daçiq, pos qasjes emblematike kundër shtetit kosovar, iu drejtua ambasadores së Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, duke i thënë se ajo nuk ishte kosovare, por shqiptare e Kosovës, doli në skenë një ish-lider politik shqiptar, i cili po ashtu ra në një gojë me Daçiqin.

Sali Berisha, kardiologu që e infektoi mendësinë shqiptare me recidivin stalinist në vend se ta çlironte atë nga vargonjtë e mendimit totalitar.

Ai duket ashiqare se ka hasur në historiografinë shqiptare, të interpretuar ideologjikisht definicionin e J.V. Stalinit, për kombin dhe i është pjekur në krye.

Sepse ai në dijet humane dhe teoritë identitare është thjesht një injorant, porse i jep të drejtë vetes që të flasë marrëzira duke mashtruar se Josip Broz Tito na qenkej angazhuar për komb kosovar!?

Në të gjitha periudhat e pasluftës së Dytë Botërore, shqiptarët në ish-Jugosllavi janë quajtur “Albanci” dhe asnjëherë kosovarë. Dhe madje Tito është angazhuar për një Republikë shqiptare në ish-Jugosllavi, por që e ka heshtur duke pasur drojë nga reaksioni serbomadh. Këto janë faktet, kurse Berisha operon me legjenda urbane të kohës së Enver Hoxhës!?

Duke qenë gazetar i detyrohem profesionit tim prej gazetari veteran që t’ua përkujtoj një fakt kolegëve të “Insiderit” se – frika është këshilltare e keqe dhe ajo rëndom shpie në dhunë – ngase konstrukti që ata përdorin “…është pyetur rreth konceptit të ashtuquajtur “komb kosovar” dëshmon për joprofesionalizëm dhe frikë absurde thuajse druajnë mos “i kap nëma” e Berishës dhe teorinë moderne për kombin e cilësojnë si “koncept të ashtuquajtur”.

Kjo është gazetari sugjestive, pra ideologjike!?

D.m.th. gazetari pajtohet me folësin në luftën e çmendur kundër “titistëve” duke fyer idenë e kosovarizmit, si patriotizëm shqiptar i transformuar në patriotizëm kushtetues!?

Kjo të kujton spikerët e regjimit të Milosheviqit, që kur flisnin për Republikën e Kosovës të shpallur më 1990 thoshin: “E ashtuquajtura Republikë”!?

“Devre dynja” – është shprehje turke që e përdor populli i Kosovës për fjalën italiane ‘Eppur si mouve’ (megjithatë sillet) dhe e cila i përshkruhet Galileut…

“E megjithatë sillet është një frazë që i atribuohet matematikanit, fizikanit dhe filozofit Galileo Galilei (1564-1642), i cili më 1633, pasi u detyrua t’i binte mohimit pretendimit të tij se toka lëviz rreth Diellit për shkak të inkuizicionit. Në këtë kontekst, implikimi i frazës ‘megjithatë sillet” pavarësisht mohimit të tij dhe shpalljes së kishës për të kundërtën, (inkuizicioni) ose të ndonjë bindjeje e doktrine tjetër, toka në fakt do të lëvizë rreth Diellit dhe jo anasjelltas.

Si e tillë, shprehja përdoret sot si një lloj kundërpërgjigjeje e saktë, duke nënkuptuar: “Nuk ka rëndësi se çfarë ju besoni, sepse faktet janë këto”.

Dhe shihni tash katër shekuj më vonë Berisha thërret në inkuizicion kundër atyre që janë në të drejtën e tyre të garantuar me Kushtetutë (liria e shprehjes) dhe liria akademike.

E para, Kushtetuat e Republikës së Kosovës, neni 40 (Liria e shprehjes) thotë: 1. Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush.”

Dhe ai në mënyrë arbitrare “ua merr” kosovarëve edhe një të drejtë tjetër, atë të studimit (pra të dijes) që e garanton neni 48 (Liria e artit dhe e shkencës); 2. Liria akademike është e garantuar. Ai do t’i shohë kosovarët injorantë, për t’ua mbushur kokën më lehtë me folklorizma politike të kohës së romantizmit të shekullit 19.

Berisha si shumë shqiptarë të tjerë, përderisa e mendon definicionin stalinist dhe atë titoist për kombin, i cilëson ata me mendimin e të cilëve nuk pajtohet “me gjak titist jugosllav.” (“Titistët” është një libër propagandistik i Enver Hoxhës dhe duket ashiqare që Berisha është frymëzuar fuqishëm nga ai).

Berisha e vuan sindromën e madhështisë historike, duke e menduar veten si gjykues hyjnor që e

shqipton të vërtetën përfundimtare, për të shpallur sa më shumë armiq që fitorja e tij kuazipatriotike të jetë sa më e madhe dhe e bën këtë duke i fyer të tjerët që i percepton të ndryshëm nga vetja, pa u skuqur fare, madje duke i përzier propagandën politike me tablotë biologjistike, pra raciste, për “gjakun titist jugosllav”!

Po çfarë autoriteti shkencor, moral e patriotik është ky?

T’i shfletojmë faktet.

Berisha është një politikan agresiv, i epokës së metanarrativës kombëtariste dhe tashti është shndërruar në një oligark përfitues në kurriz të shqiptarëve të varfër dhe së fundi edhe në një hipokrit senil.

Kujtojeni Berishën që thoshte më 1990 se shqiptarët dhe serbët duhet të gjejnë një “modus vivedni” në Kosovë dhe se shqiptarët atje duhej të dilnin në zgjedhjet e Serbisë për t’i ndihmuar opozitës serbe për ta rrëzuar Milosheviqin dhe bash për këso konceptesh lideri historik i kosovarëve nuk zbriste më fare nga aeroplani në Rinas, kur udhëtonte nëpër botë, sepse nuk kishte më fuqi t’i mbijetonte kopallat ultranacionaliste të kombinuara me ekstremin e majtë të Berishës dhe neoenveristëve të tjerë të Tiranës!

Kujtojani Berishës thyerjen e embargos së OKB-së ndaj Milosheviqit në vitet ’91 – 95 duke e “ushqyer” makinerinë e luftës serbe me derivate nafte për të pirë sa më shumë gjak të boshnjakëve e kroatëve atëbotë, për përfitime personale që kapnin shifrat deri në një milion dollarë në ditë për çka kishte shkruar edhe gazeta prestigjioze njujorkeze “The New York Times”, më 2 prill 1995, me titullin “Embargoed Fuel Sent To Serbs via Albania”

(http://www.nytimes.com/1995/04/02/world/embargoed-fuel-sent-to-serbs-via-albania.html?pageëanted=al), por që e pranoi edhe ish-kryeministri malazias i epokës milosheviqiane, Momir Bulatoviq, më 2013, në televizionin “Vijesti” të Podgoricës!?

Qe dëshmia e dorës së parë: Flet Momir Bulatoviq: “Unë shkoj në Shqipëri dhe e lus Berishën të mbyllë sytë, e të fillohet kontrabanda, që të thyheshin sanksionet ndërkombëtare, ku njerëzit të fitonin para. Dhe e bëmë sistemin në të cilin të gjitha kanë funksionuar ashtu. Por shteti ka pasur përfitime dhe shumë të ardhura nga krejt kjo. Këto i kemi evidentuar të paktën. Unë të gjitha ende i kam në arkivin tim … Pra, shteti ka pasur të hyra të mëdha. (…)

“Prit…Nuk kishte vend ku të blije askund atëherë dhe shkonim pyesnim Milosheviqin ç’të bënim. Ku të blinim? Ai na thoshte: blini sipër! Por, ama në det patrullonte NATO-ja. Andej forcat e UNPROFOR-it. Ne s’kishim mundësi të blinim…Qartësisht, dua të them se ishte keq dhe dua t’ju them se ishte shumë keq. A ka pasur mundësi të bëhej ndryshe? Nuk kishim mundësi dhe kam qenë vetë në Bruksel. Jam ankuar… Litri i naftës bënte 30-40 marka.”

Porse të flasim me radhë për të gjitha kundërthëniet dhe deklaratat fyese të Berishës që janë pasojë e mosdijes së thellë të tij për Kosovën.

E para, Berisha shmanget nga e vërteta kur thotë se Tito deshi të krijonte kombin kosovar, konform me atë mysliman!?

Sepse po ta krijonte kombin kosovar Tito, atëherë kosovarët do ta kishin Republikën e tyre (shtetin kombëtar) dhe nuk do të rrezikoheshin të zhdukeshin nga përpjekja e Serbisë për gjenocid, nga e cila përpjekje shfarosëse i shpëtoi ShBA-ja dhe NATO-ja.

E dyta, Tito dhe jugosllavët kurrë nuk e kanë përmendur termin kosovar, por vetëm shqiptar të Kosovës (Albanci), sikur sot që zyrtarët serbë Ivica Daçiq e Boris Tadiq po thonë se nuk ka kosovarë, por vetëm shqiptarë.

Madje Tito i mbronte shqiptarët nga cilësorët pezhorativë si “siptari” etj.

Dhe sipas kësaj logjike serbomadhe, nëse nuk ka kosovarë së kendejmi nuk ekziston as entitet të quajtur Republika e Kosovës.

Berisha me këtë fjali është pavetëdijshëm në vijë me Beogradin zyrtar.

Kundër shtetit kosovar!

E treta, ish-kryeministri dhe kryetari i Shqipërisë ka thënë se personat në Kosovë të cilët pretendojnë të formojnë kombin kosovar kanë gjak titist jugosllav, për të rrëshqitur në tablo biologjistike, në racizëm klasik, siç rrëshqiti në fashizëm Top Channal para do kohësh, me porosi të Qeverisë shqiptare të Edi Ramës!

E katërta, deputeti i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë rrëshqet në kundërthënien e radhës kur thotë se standardizimi i gjuhës shqipe duhet të ndryshojë, ngase, sipas tij, standardizimi i gjuhës shqipe në vitin 1972 është imponuar nga regjimi komunist i udhëhequr nga Enver Hoxha.

Ashiqare kundërthënia e Berishës konsiston në faktin që dihet botërisht se pikërisht standardizimin, etnonacionalistët shqiptarë e marrin si strumbullar të kombit unik shqiptar!

E pesta, Berisha e kujton në mënyrë nebuloze definicionin e J.V. Stalinit për kombin, që i ka qitur në lajthitje shumicën e shqiptarëve.

Definicioni i Stalinit thotë pikërisht atë që po e thonë shumica e profesorëve historiografë, mediave dhe politikanëve shqiptarë. Pra, edhe Berisha.

Qe shkrimi i Stalinit “Marksizmi dhe çështja nacionale”: https://www.marxists.org/reference/archive/stalin/works/1913/03a.htm.

Madje në Kosovë, nga majat e pushtetit kosovar, të cilët rrëmbejnë pushtet politik dhe paguhen nga taksat e kosovarëve, disa njerëz po thonë se shkencërisht nuk mund të justifikohet kombi kosovar!?

Kësaj here, për të mos u stërzgjatur, po ua përmend vetëm dy burime nga një mori sosh, që dëshmojnë se sipas të gjitha kritereve të dijes moderne (dhe postmoderne) kombi kosovar ekziston.

E para, në Enciklopedinë ndërkombëtare të shkencave sociale dhe bihevioristike, për kombet ka shkruar profesori belg Andre´-Paul Frognier. Dhe aty thuhet: “Në epokën moderne, në mënyrë unanime, kombi njihet si komunitet politik, i cili siguron legjitimitetin e një shteti në territorin e tij dhe e transformon atë shtet të qytetarëve të tij.”

(Burimi: Andre´-Paul Frognier, University of Louvain, Louvain-La-Neuve, Belgium (International Encyclopedia of the Social & Behavioral Sciences, and edition, Volume 16, Sociological Aspects of nation, fq. 223, 2015 Elsevier Ltd.)

Dhe e dyta, kombi siç mendohet nga nacionalistët është një produkt i shekullit të nëntëmbëdhjetë. Porse definicioni i UNESCO-s (Organizata e OKB-së për shkencën, kulturën, arsimin, trashëgiminë) mendohet se është sot më adekuati dhe më i sakti: “Kombi-shtet është një fushë ku kufijtë kulturorë përkojnë me kufijtë politikë.

Ideali i shtetit-komb është se shteti përfshin njerëzit e së njëjtës bazë etnike dhe kulturore. Megjithatë, shumica e shteteve janë polyethnic. Kështu, kombi-shtet “ekziston në qoftë se pothuajse të gjithë anëtarët e një kombi të vetëm janë të organizuar në një shtet të vetëm, ka edhe komunitete të tjera nacionale këtu. Edhe pse termi është përdorur gjerësisht, subjekte të tilla nuk ekzistojnë. Pra, kombi ideal i mbështetur në gjakun, kulturën dhe historinë e përbashkët nuk ekziston!

Kombi, sipas këtij definicioni (që e ka spikatur J.V. Stalin) e që besohet gjerësisht sot, është një produkt i shekullit 19.

Kurse në kohët moderne kombi njihet si “e” bashkësisë politike që siguron legjitimitetin e një shteti në territorin e tij, dhe që e ka transformuar shtetin në një entitet të të gjithë qytetarëve. Koncepti i shtetit-komb këmbëngul kjo aleancë e re mes kombit dhe shtetit. Shtetësia është menduar për të lidhur qytetarin për shtetin dhe përfitimet e politikave sociale të shtetit social.

http://www.unesco.org/new/en/social-and-human-sciences/themes/international-migration/glossary/nation-state/

Po të ekzistonte kombi pa konstitucion juridik, ai do të ishte një “komb i egër”, thjeshtë një bashkësi tribale.

Joseph Joe Biden, nënpresidenti amerikan, u tha përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës më 2009, ta ndiqnin modelin amerikan.

“Si liderë të një kombi të lindur nga konflikti, sikurse ka qenë kombi im dhe është juaji, ju keni një përgjegjësi të posaçme të tejkaloni trashëgiminë e ndarjes, hidhërimit, frikës dhe mosbesimit brenda vendit tuaj.”

Porosia e Bidenit për kosovarët atëbotë ishte: “Ju duhet të vazhdoni të ëndërroni për një komb të lirë, shumetnik dhe të fuqishëm dhe përfundimisht, për herë të parë në histori drejt integrimit në BE.”

“Një komb shumetnik dhe i lirë”, ky nocion e shtron para nesh dilemën e kombit shumetnik.

 

32 komente në “Mbi deklaratat senile të Sali Berishës, që akuzon kosovarët si projugosllavë dhe me “gjak” titist!”

  1. Hoxha says:

    halil,

    Mire ka mendja ti??

    tung

    1. skender says:

      Agoni.
      Halili është si ajo miza e kalit që i futet nën bisht në prapanicë dhe fare nuk tërhiqet,duke akuzuar Salen që edhe unë e çmojë si të krisur,por Halili e bënë këtë për të mbrojtur tezën e tij mbi Kombin Kosovarë.Në këtë rast del edhe më i krisur se Sala.

  2. Une jam i biri sheqeres ,se baba nuk dihet says:

    Familja berisha eshte kanceri i kombit shqiptar .Po flet hapur qe jam antishqiptar

  3. un,ti,ai,ajo,ne,ju,ata,ato says:

    ore nuk i marr vesh keta “kosovaret” un.ca duan?duan emertim kombesie tjeter nga cfar jan!?
    po mir o le te quhen kosovoar (emertim sllav ky ) kujt i plasi.qe kur filluan te tiila pretendime,e .orrem vesh qe aty shqipetaret jan ne minoranc.ka me shum turq dhe jevg se sa shqipar.dhe ata qe kan ngelur jan ber lemsh me serb e malazez.varu karin ketyre more qe deri dje luftonin per flamurin ton me gjith krenari dhe sot hedhin balt mbi te.deri dje deklaroheshin shqiptar dhe tani duan te quhen kosovar.
    keta jan ber me shum arab se vet arabet dhe nuk kan piken e beses.varu karin ketyre.
    kerkoj nga shteti shqiptar te shkepus marrdheniet vellazerore me keta arabo-serb dhe mos te investoj asnje sekond me me keta.le te shikojn hallin e tyre.
    ne me buk e keta kurvat me gur.kryeministri jon flet per interesat e tyre e keta thon ci duhet.po ik o vari karin ketyre arabo-serbve se shqiptar nuk jan me .as dhe nuk duan te jen.

    1. FAKT says:

      Pikerisht nga njerez si ti qe i cilesojne me terma “pezhorative” shqiptaret e Kosoves eshte detyruar dhe Matoshi qe te hedhi kete idene e kombit “kosovar” Ai ka thene ne nje interviste qe ka shume dallime ,paragjykime dhe mosnjohje mes nesh te krijuara nga rrethanat historike prandaj dhe i ka meshuar kesaj ideje qe per mua eshte absurde por megjithate ka pak te drejte duke pare edhe kete komentin tend qe me thene te drejten nuk je i vetmi qe perdor keto terma.Pra thelbi eshte ,ky shtet i quajtur Shqiperi ka akoma dallime, paragjykime krahinore ,probleme te renda qe nuk i zgjidh dot dhe zoti Matoshi thote qe kur keta nuk kane zgjidhe problemet e tyre pse te asociohemi me keta.Dhe vertet kur degjon njerez si ti qe shprehen ne kete menyre normale qe do lindi nje ndjenje urrejtje ,distancimi ,percmimi qe te tregohem sa me objektiv shumica e pranoj vine nga ana e banoreve te Shqiperise edhe pse jam vete nga Shqiperia ky eshte nje fakt dhe duhet te pranojme .Pra nese ti nga Shqiperia i drejtohesh nje shqiptari te Kosoves me keto fjale ,atehere ai kur te kete te beje nje here tjeter me nje bashkeshtetas tendin nga Shqiperia do ti thote grek ,rrebel ,shqipec ,trafikant etj

    2. gjyshi says:

      Ka folur nje kosovar, e jo nje shqiptaret eKosoves.Prandaj, mos gjeneralizo.90% e shqiptareve te Kosoves, kosovare e quajne veten vetem ne kuptimin gjeografik, sic e quajne psh. shiptaret e Mirdites veten mirditas, lab, ….Halil Matoshi, me ndonje tjeter t; rralle,eshte specie ne vdekje.Megjithate do t~i japim te drejten per mendim te lire = se lire eshte shitur apo ka rreshqitur edhe mendja e tij.

    3. Denis says:

      O legeno,
      Emertimin kosovar e kemi nga ju shqiptaret administrativ!

    4. Koqovar says:

      Mamin ta duam shume, ne Kosovaret qe ju sjellim 300 milion euro ne vit ne plazhet tuaja te mutit

    5. Dervish Malluta says:

      @ne, un, ai, dhe ata jan qe t´shkerdhyne fare e fisin qe ke, tash a more vesh kush jan “kosovaret”!
      Sa per kujtim, ketu ma poshte ke nji “syret” kur isha duke ia futur gruas tonde -Anasthasias, kjo ndodhi ne kuzhinen e shtepise tonde derisa ti shkruajshe komente ne portale shqiptare!
      Hajt tash, Tung!
      http://www.intro.de/images/old_intro/img/artikel/artikel_originale/23073851-main_image.jpg

  4. na bashkoj kenga popullore says:

    ndoshta ne te gjitha shkrimet e zotit matoshi ky eshte i vetmi shkrim qe mund te vecohet,analiz shum domethense,bravo Halil

    1. Niku says:

      Jo, nuk eshte ashtu. Matoshi si titist qe eshte po paraqet Berishen, i cili eshte po titist, sikur eshte enverist. Shqiptaret e Shqiperise e urrejne Berishen, kete e di mire Matoshi dhe luan me dy porta, edhe e shan Berishen edhe e paraqet si enverist. Me shume ka mundesi qe halla ime te kete koqe se sa Berisha te jete enverist. Ky Matoshi eshte nje nga kosovaret me te pacipe dhe intrigant qe mund te gjendet ne Kosove.

    2. Kombi.al says:

      Zoti “na bashkoi kënga popullore”,
      Vë bast se nuk e ke kuptuar fare këtë shkrim të Halil Matoshit.

      Më së pari, shkrimi është shkruar në një shqipe të tmerrshme, ku konstruktet kosovarishte te ndërtimit llogjik dhe sintaksor të të folurës/ligjërimit dhe të të shprehurit të mendimit, aq të natyrshme dhe të kuptueshme në mjedisin kosovar, (të kosovarëve ndër vedi), janë përthyer dhe deformuar nga Matoshi deri në humbje të kuptimit të tyre, sepse Matoshi, në përpjekjen e tij për të shkruar në shqipen standarte, e koncepton dhe e shkruan mendimin e tij, si një shqipe të përkthyer nga sërbo-kroatishtja (dmth nga burimi i formimit intelektual dhe profesional të tij) në kosovarishte.

      Ja pse, shumica e shqiptarëve të Shqipërisë, ndërsa mund ta kuptojnë dhe shijojnë shqipen e pastër të Rexhep Qosjes, apo Nexhmedin Spahiut për shëmbull, nuk arrijnë ta kuptojnë plotësisht publicistikën e Matoshit dhe të të ngjashmëve jo të pakët me të, ndër publicistët kosovarë. Edhe ti, zoti “kënga popullore” jë një ndër këta shqiptarë që nuk e kupton shqipen e Matoshit. As argumentat dhe çpërbirimet, dhe as referencat e dyshimta të tij në mbështetje të tezave të tij etnike e politike, një nga kryesoret e të cilave, është nevoja e promovimit të “kombit kosovar”.

      Me këtë, nuk dua të them se ti “kënga popullore”, nuk e kupton këtë tezë kosovarishte të Matoshit, me të cilën ti dukshëm je plotësisht dakord, por dua të them se ti nuk kupton argumentat e tij dhe as shtjellimin e tezës së tij dhe prandaj, nuk mund të pretendosh se “kjo është një analizë shumë domethënëse”. E shumta mund të kishe thënë se kjo është një tezë shumë domethënëse dhe se ty të pëlqen kjo tezë.

      Përsa i përket thelbit të shkrimit të Matoshit, teza e egzistencës së kombit kosovar, veçmas, dallueshëm dhe pavarësisht kombit shqiptar dhe madje, edhe përkundër kombit shqiptar, nuk është gjë tjetër veçse një nga avazet e orkestrës pansllaviste e panortodokse që përhap valë në hapsirën ballkanike dhe evropiane.

      Teza e një kombi kosovar, veçmas-dallueshëm-përkundër atij shqiptar, është një tezë që i shkon përshtat dhe i shërben gjeostrategjise pansllave dhe asaj sërbe në veçanti, në zhvillimet e pritëshme jo edhe aq të largëta edhe në rajoni tonë.

      Harta e Ballkanit do të ndryshojë sërish.
      Marrëveshja e Dejtonit do të rinegociohet sërish dhe, këtë radhë, me praninë e një Rusie të ringjallur dhe aq të fortë sa të ndikojë fort në termat proserbe të marrëveshjes.
      Bosnja aktuale, aq artificiale dhe e pangjizur sa mbeti edhe shume kohë pas Dejtonit, nuk e ka jetën të gjatë.
      Repubika Sërbska e Bosnjës së sotme, do mëvetësoshet dhe shumë shpejt do t’i bashkohet Sërbisë, ashtu sikurse do të ndodhë me pjesën kroate të Bosnjës, që do ti bashkohet Kroacisë, për të balancuar zgjerimin e Sërbisë.
      Proçesi ka filluar edhe në Kosovë. Me urdhër të Brukselit, nën miratimin e hapur të Washingtonit, ka filluar edhe “boshnjëzimi” i Kosovës, nëpërmjet “Zajednicës”, krijimit të bashkësisë së komunave sërbe të Kosovës, elementi perfekt juridik që, kur të fillojë rishikimi e kufijve ballkanikë për t’ju afruar shteteve me kufinj etnikë, më së paku teritori i Zajednicës të përfshihet në shtetin sërb, nëse do jetë e pamundur për ta, që ta rikthejnë Kosovën në kuadrin e një federate serbe.
      Natyrshëm, ç’mund të mbetet nga Kosova e sotme, si kundërpeshë dhe e çliruar nga pengesat ndërkombëtare (dmth nga tabuja e cuditëshme që shteti i Kosovës nuk mund t’i bashkohet Shqipërisë) , me mbështetjen e shumicës absolute të kosovarëve dhe përkundër turfullimeve të kombit “matoshi-an”, Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë dhe teza e “kombit kosovar” do t’i përkasë arkivave të publicistikës në sirtar.
      Në këtë lojë të pritëshme të zhvillimeve ballkanike, është e qartë se shqiptarët do të jenë më të sigurtë si një komb i vetëm “shqiptar”, dhe jo si dy kombe, një shqiptar dhe një tjetër ai kosovar.
      Nuk po ndalem këtë rradhë në Jugun e Shqipërisë, ku situata është po aq dramatike.
      Projekti antishqiptar “Janullatos” arriti me sukses të plotë të krijojë “popullin e Vorio-Epirit”, me religjionin ortodoks, me kisha greke, me priftërinj grekë, me teritore të pretenduara si etnike greke, me varre greke të ushtarëve që kanë vdekur për çlirimin e tyre, e të tjera e të tjera. Kisha Autoqefale Shqiptare u çbë nga themelet, edhe si nocion. Kjo kishë, sot flet greqisht, drejtohet nga priftërinj grekë, falet në kisha greke dhe, përveç minoritarëve origjinalë që janë në përqindje të papërfillshme në Shqipëri, ka tani rreth vehtes një tjetër popullatë filo greke, me etni shqiptare por të greqizuar deri në rrënjë e deri tek gjuha-feja dhe interesat, nga pensionet dhe financimet legale dhe ilegale greke, nën sehirin kriminal të politikës shqiptare, por edhe të intelektualëve dhe shoqërisë civile shqiptare.
      Përpos kësaj, projekti tjetër djallëzor grek, “emigrantët”, arriti me sukses të plotë të greqizojë ofro 700-800 mijë emigrantë shqiptarë në greqi, duke ju ndërruar emrat, fenë dhe gjuhën, duke ju imponuar apo blerë interesat dhe nevojat ekonomike, me tjetërsimin e tyre, si një detashment ndihmës, qoftë edhe pasiv, në projektin Epiri i Veriut.
      Të gjtha këto fakte “në terren”, në planet greke, jane një alibi i mjaftueshme për një kauzë ndërkombëtare, për një rezolutë në Bruksel dhe si një aneks në një rinegocim të mundshëm e të pritshëm të Dejtonit ballkanik, si dhe të krijimit të një hapsire “autonome greko-ortodokse” brënda një Shqipërie “myslimane”
      Një Tramp si president në krye të Administratës Amerikane, me tendencë për të mbetur duarjashtë nga shumë zona konfliktuale në botë, i bën më të mundëshme këto rinegocime të gjeopolitikës në Ballkan.
      Sllavo-greko-ortodoksët, si gjithmonë në histori, veprojnë.
      Shqiparët? Heshtin, këndojnë ballada trimërish se si u vranë dhe u prenë duke u rrudhur e rrudhur në territore dhe në popullata ndër vite, ndër dekada dhe ndër shekuj deri sa u katandis kokoshi një thelë.
      Shqiptarët? Ikin e ikin, lënë vëndin, bëjnë sikur ju dhimbet vëndi i lënë dhe pastaj harrojnë, tjetërsohen dhe çbëhen.
      Shqiptarët? Egzaltohen dhe i këndojnë balada Edi Ramës, se çfarë tha në Beograd për Kosovën, Ramës që puthet e lëpihet më kryeministrin sërb, pa i kërkuar, më së paku, të njohë krimet sërbe në kosove dhe të kërkojë falje për këto krime dhe garantojë dëmshpërblime për viktimat e këtyre krimeve.
      Shqiptarët? Heroizojnë Ramën se u tha grekeve në një intervistë në televizion, jo në bisedime zyrtare, t’i lënë plakat çame të shohin vëndin e lindjes e të heqin ligjin e luftës dhe ti lënë sportistët shqiptarë në Greqi të mbajnë emrat e tyre dhe të mos shqetësohen për Himarën e tyre, se aty po prishen vetëm ca kasolle gjatë një rinovimi urban.
      Rama, dhe askush, nuk ka këllqe tj’a kthejë Camërinë Shqipërisë.
      Këtë grekët e dinë më mirë se sa Rama, ndaj nuk është nevoja madje, është qesharake, t’i sigurojë dikush për këtë.
      Por Rama, sikurse e kanë pasur paraardhësit e tij, ka tagër pa kërkuar as dorën e as fjalën e Greqisë, t’a qërojë Janullatosin nga Shqipëria, si hapin e parë për ti rikthyer ortodoksisë shqiptare Kishën e vet Autoqefale, ka tagër të anullojë cdo projekt varresh greke në Shqipëri, ka tagër që t’u vërë kufinjtë ke thana cdo greku që kalon kufirin tonë dhe fut hundët e qelbura në çështjet e brëndëshme të pushtetit dhe shtetit shqiptar, lokal apo qëndror qoftë.
      Rama ka tagër dhe mundësi, nëpërmjet institucineve shqiptare, të hapi në Bruksel dosjen e trajtimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi, të paraqesë atje, para Evropës dhe botës, politikat e dhunës dhe detyrimit, për të depersonalizuar dhe tjetërsuar religjionin, emrat dhe etninë e këtyre emigrantëve, si akte të paprecedenta të një politike jo vetëm raciste, por me synime të mirëfillta në shërbim të tezave nacionaliste dhe aneksuese.
      Rama ka tagër t’i kërkojë hesap Evropës se përse, ndërsa kakaris për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri sa herë e pickon Athina zyrtare, ka mbyllur sytë dhe veshët, ka injorur ndërgjegjen e vet dhe parimet e saj, për trajtimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, ashtu sikurse, për të drejtat e minoriteteve të tjera.
      Përndryshe, pavarësisht çfaqjeve mediatike që i shërbejnë vëtëm narcizmit të tij, Rama do të mbetet përgjegjës, po aq sa edhe banditi bajraktaro-komunist, dora serbe në politikën shqiptare Sali Berisha, që pruri në Shqipëri murtajën greke Janullatos, kreun e pararojës së agresionit grek për të coptuar Shqipërinë dhe për të përvetësuar Jugun e saj.

      1. Para Laci says:

        O Kombi, a po mundohesh te thuash se nqs keto negocime per bosnjen, kosoven, etj, shkojne kunder shqiptareve atehere ne mund te kemi nje shqiperi te re nga shkumbini e lart?

  5. b.boys says:

    Ketij Halilit i djege kjo deklarate sepse pretendon qe eshte” babai” i kombit “KOSOVAR”
    Kesaj rradhe pajtohem me Berishen qe ketyre si ky u rrjedhe gjak muti!

  6. Dyrrahu says:

    Halil Matoshin e mbeshtes vetem aty ku Sali Berishen e nxjerr lakuriq perkitazi me perkrahjen e ketij te fundit qe i beri Jugosllavise ne thyerjen e embargos.
    Sali Berishen e mbeshtes kur e akuzon Halil Matoshin si nje titist.
    Halil Matoshi eshte vertet nje titist. Ketij Millosheviqi ia prishi kumbarine me titizmin dhe e futi ne burg, por jo gjate sepse duhej te jete penduar dhe Millosheviqi e meshiron dhe e liron.
    Halil Matoshi vetem per nje gje eshte karakteristik, te folurit e ka malokce.

  7. Aureli says:

    Juv ju vjen hakut salqeni se e bete baba

    1. Dyrrahu says:

      Ke te drejte Aureli, vertet baba e bene, por tashme eshte baba i vdekur dhe i harruar, prandaj Saliu tani po mundohet te behet patriot.
      Nje gje eshte e garantuar se ai tani, ne Kosove, i ka vetem 10% te atyre qe i kishte.

  8. Shqipe says:

    Njoftim per shtyp

    Ashtu sikurse pritej, ne nje delir te plote, dje ne Seancen Plenare te Parlamentit re dates 24 Nentor 2016, ne pragun e festave, Mareshalli Arturo-Ui (as dhia mos tu plakte ne shtepi), promovoi klubin e ri ”Klubi Bordello e Burrave te Shqupit”.

    Menjehere po ate mbremje, ne Studion e Lajmeve te News 24, mbas nje mungese te ndjeshme, u çfaq Anal-isti – Ironiku Lolo-President i Republikes – Artan Hoxha, nje nga specialistet me dinjitoz te Shqupit dhe expert i spikatur i çeshtjeve evropiane dhe sidomos atyre te gjermane, qe me tundjen e veçante dhe te pesonalizuar te kokes, shteron çdo teme qe trajton dhe nuk le shteg per asnje variant te dyte.

    Ne te njejten kohe, ne panelin e ”Opinion” te TV Klan, perkrah Sqapit -Agron Gjekmarkaj-”Merre me lëng, se mishi mbaroi” dhe Shkrimtarit Përç Dinshumi – Preç Zogaj,- çfaqet ish-dipllomati (ti i ke nda floket dysh, une ta daj kaptinen ne katersh)-Tomor Alizoti, pasardhesi i denje i ish-njipllomatit Fari Balliu(Faros), ish-njipllomatit Mal Berisha(Gjoli), dhe ish-njipllomatit Islam Lauka(Lamja). Aresyetimet e tij delirante te mbushin me krenari per te ardhmen e partise ”Lule-Sali-Lule”. Ish- dipllamati medioker i Saliut, Rosinanti i Lulëzim Bashës -Tomor Alizoti, eshte perkrahes i denje i Mareshallit Arturo-Ui (as dhia mos tu plakte ne shtepi)per trajtimin shterues te problemeve euro-dipllomatike.

    I mallengjyer nga qendrimi i pasuesve te tij, sa me siper ne ekranet televizive, si dhe te deklaratave frymezuese te hollandezit te PD -“ Barba a Pizzo Fondo Schiena”- Lulëzim Bashën, Mareshalli Arturo-Ui ne delir te plote, thirri ne SHQUP, ne mesnaten e dates 24 nentor duke u gdhire data 25 nentor 2016(njelloj si ne fimosjen e draftit per drejtesine) grupin nismetar per themelimin e klubit te ri ”Klubi Bordello e Burrave te Shqupit”. Mbasi beri nje analize shteruese te situates, Sqapi -Agron Gjekmarkaj deklaroi se perkrah udheheqesit haxhiqamilist historik te partise Mareshallit Arturo-Ui (Sali Karaxhiç ) vetem pasuesi i tij i zgjedhur Lulëzim Basha-“ Barba a Pizzo Fondo Schiena”, mund ta fute SHQIPERINE ne BE. Me unanimitet u votua dhe kryesia e klubit, si me poshte:

    President Nderi: “As dhia mos tu plakte ne shtepi ”-Mareshalli Arturo-Ui (Sali Karaxhiç),
    Kryetari i klubit: “ Barba a Pizzo Fondo Schiena” – Hollandezi Lulëzim Basha,
    Nën Kryetari- ”Merre me lëng, se mishi mbaroi”- Sqapi -Agron Gjekmarkaj,
    Ndihmes Nen Kryetari- ”Ti i ke nda floket dysh, une ta daj kaptinen ne katersh” -dipllomati Tomor Alizoti,
    Sekretari: -”Me mustaqe pa mustaqe, turpin e ke per faqe”- Noteri Bujar Mehmeti.

    Anetare te Asociuar:
    – Anal-ist Ironiku Lolo-President i Republikes – Artan Hoxha,
    – Shkrimtari Përç Dinpaku – Preç Zogaj,

    Presidenti i Nderit ne fund uroi qe rradhet e ”Klubi Bordello e Burrave te Shqupit”, te shtohen sa me shpejt me meshkuj te tjere. Mund te aplikojne edhe homoseksuale te çertifikuar.
    Zyra e Shtypit te SHQUP
    Gazetari Qim Peck

  9. shqiptar says:

    Medemek qenka ky Matoshi, qe i perfaqeson gjithe “kosovaret”. E para e punes, Berisha kurre nuk e ka permendur fjalen “kosovare”, por vetem bashkeatdhetaret tane shqiptare te Kosoves. Je ti Matosh qe ne bashkepunim me serbet, kerkon te shpikesh nje komb tjeter, kombin kosovar. Percarja e kombit shqiptar ka qene dhe eshte strategjia e serbeve. Edhe babai i ketyre enveristeve qe shkruajne ketu me urrejtje per opoziten demokratike, shqiptaret jashte kufijve i quante “jugosllave”

  10. Gjoci says:

    Lej anash titistat(matoshi,spahiu,surroi e tj),marksistat sllavo komunist enverist te pdk,anarkisto islamiket e vetvendosjes,pjesa tjeter e shqiptarve te dardanis sternipat e fishtes,Gjeqovit,koliqit,camajt ,at pllumit e bijet e leke dukagjinit qe nkosove perbejn 90% e duam gjakun tone,frymen tone,ai eshte njeri prej neshe,me tmira e tkqija biri I malcise se gjakoves berishen

    1. Fatosi-kosove says:

      Gjoci,
      PErshendetje z.Gjoci,kesaj here me duket sikur te kete shkruar ndonje gjokiq e jo Gjoci,pasi vetem ata gjo(c)kiqet dikur na akuzonin si marksist e leninist dhe dikur edhe Enverist qe per keso “provash” shqiptaret ne kosove “shperbleheshin” me 15 vite burg dje fati e deshi qe ata marksist leninist e Enverist sot te jene ne PDK por qe gjate viteve 90-98 ishin gati te gjithe ne LDK,dihet se si u larguan nga aty,nese nuk e di ti mund te te tregoi epr te gjithe me emra e mbiemra,por ka edhe nga ai 90% qe ti i quan sternipa te Fishtes e deri te Lek Dukagjini qe dikur arrestoheshin ,torturoheshin e dorezoheshin ne policine serbe nga ky biri yt i malcis se gjakoves berisha qe nuk i vinte keq nga shqipatret e kosoves qe bente biznes me millosheviqin as nuk skuqej nga bota qe thyente embargon ndaj serbise e millosheviqit,prandaj zotrrote mos njollos fisin “Gjoci” dhe te lus mos fyej njerez e sidomos ata djem e vajza te VV-s qe mosha mesatare e tyre nuk kalon 25-shin,pasi edhe Enveristat dikur burgoseshin e denoheshin nga etiketimet e sojit tend,duke u treguar para serbeve se ishit me jugosllav se ata,eshte turp zotrrote te behesh argat i dreqit,ne fund po ta kujtoj se nese ti aludon se sternipat e Fishtes e Lek Dukagjinit jane ne LDK,une po ta kujtoj se Fishta,Leka dhe gjithe patriotet tjere kane qene kunder shpiunave dhe bashkepunetoreve te serbise te cilet sot jane futur ne LDK dhe gati gati udheheqin me te.

    2. Denis says:

      Kosovaret ta duan mamin ty

  11. Epidor says:

    Nipi i atyre ish emigranteve te ardhur nga Karpatet,- ku te paret e tij dogjen malesine e madhe gjithmone nuk ka gjetur rehat si ish pernadori Neron. Me Enverin sahanlepires dhe tradhetar ku njihet se ai ne 1974 eshte rekrutuar nga ish UDB ne Paris me emrin e dyte Bisturia nga i pari qe e kishte nga ish sigurimi Shqiptar Pencelina. Ketij mizori qe truri i tij prodhon luftra kundra te gjithe Shqiptarve sic edhe eshte fakti i ketyre 23 vjeteve nga !992 deri ne 2013 ku mbas regjimit te tij Shqiperia u kthye ne nje shtet pa asnje autoritet dhe nje nga me te degjeneruarit te botes. Vrasje, vetvrasje,prostitucion, vrasje me pagese, varferi ekstreme ,greket ne Shqiperi qe prej 1992 nga ky tradhetar i eger. Cfare eshte ne fjale, ne si shtet nuk kemi burra te afte politike se ai eshte bere nje miliarder dhe komandon Shqiperine ne prapaskena. Ne fakt ai duhet varur ne mes te Tiranes per krimet e tij te perbindeshme qe nga A.Hajdari.Gerdeci,21 janari,plehrat ,pakti detar dhe si nje ish spiun i Beogradit i cili me ditarin e ish UDB e katandisi Shqiperine ne nje shtet jo shtet nen infiltrimin e serbo-grekeve per reaksione kundra vendit tone dhe per kete korrupsion galopant qe nuk mund te ndalet me nga askush. Burrat kane vdekur dhe eshte utopi qe nje patriot mund ta ndali kete cakalll qe historia e prodhon ne mijera vjet kete perbindsh qe eshte sozia e Neronit te Romes.

  12. capi dhia says:

    Halil Bey, vec retorike na ke bamun masiper. Sepse kombi, kombesia, etnia, etnike etj., jane as ma shume e as ma pak po koncepte qe u vyne
    politikaneve dhe historianeve te kamufluar sic edhe ti po na tregohesh ne ket pacavure nacionaliste banale. Te zbulosh identitetin duhet me germue shtresat dhe mbishtresat e njerezimit aq thelle e thelle sac eshte dash vet njerzimi me u krijue. … . Per ma teper Ti bahesh banal kur therret ne
    ndihme emrin e Enverit dhe te Stalinit, pa nenvlefetsuar Titon!?. Une nuk e di sa ti ke te besh me clirimin e Kosoves, po une qe kam ndihmesuar nje grime te vogel per Kosoven di me te thane se: kosovar, korcar, mallakastriot, shkodran, elbasanes, et., etj., jane vecse simbole, koncepte qe perdoren me na lehtesue pune ose komunikimin me goje ose me shkrim mes shqiptareve. Gjithcka tjeter eshte ideologji ose shkenca e ideve vdekura motit. Sa per Berishen Sali, dihet qe ai e di mire Kosoven, por vetem ka nje te mete e cila eshte: Sala nuk e do Kosoven as me Shqiperi dhe as me mevetesi, dhe Ti e di ma mire se Une, SEPSENE. Hajt TUNG o TRUNG.

  13. Baton KITA says:

    MATOSH; KOKOSH!

    Në Jugosllavinë e pas Luftës së 2. Botërore, shqiptarët nuk janë quajtur (KURRË) gjithmonë “ALBANCI” sic gënjen ti.
    Unë e njoh mirë procesin e afirmimit politik e juridik të nocionit “ALBANCI”, që pasoi pas tendencës për të krijuar një “kombësi” “SIPTAR- I, të vecantë nga ajo shqiptare – ALBANAC, ashtu sic do ti të sajosh, sipas analogjisë, komb (furgon) kosovar.
    Kalliri bosh (Ti) mba kokën përpjetë.

  14. manti says:

    Nje vije sjellje nga sherbimet sekrete serbe ngarkuar njeriut te tyre ne kosove Matoshit per te mbrojtur figuren e diskretituar te agjentit Penicilina. Me sa duket hapja e dosjeve ie ka vene ne siklet serbine dhe dyshojne se del zbuluar asi i agjentures se tyre ne shqiperi, ndaj mediatikisht duan qe te krijojne “antiserbin” e perkushtuar Sali qe sido qe te vije puna me pas te mos e besojne se ky viçidolas eshte dhe ka qene historikisht pokeri i udb se ne historine pesdhejtvjeçare te spiunimit te berishes per ta. Matoshi edhe mediatikisht eshte ekspozuar si njeriu i sherbimeve sekrete serbe dhe punon ne menyre te ethshme per ta si i vijes islamiste. Pikerisht ky me sa duket e ka mare vijen e sjelljes qe ta mbroje berishen duke e sulmuar mediatikisht si anti serb duke perdorur gjasme edhe disa analiza faktesh qe e nxjerrin sbuluar saliun si armik te betuar ndaj serbise edhe pse Matoshi ben sikur e sulmon dhe e akuzon saliun me ane te Bulatoviçit qe gjasme me ate e lidhin veçse interesat financiare qe shqiptaret te fitojne disa grushte parashe nga kontrabanda. Por skenari eshte naiv. Thjeshte pordhe me rigon. Shqiptaret si kendej e andej kufirit jane te afte dhe me inteligjence qe ta kuptojne edhe pse Halili iMatosheve ben sikur eshte teper i indinjuar me saliun ne sheqeres. Tung

  15. Veterinari per Matosha says:

    E nderuara kafshe me emrin arabik Hall al Mutoshi,
    Nuk pomfoli as per berishen as per ty oj gjoooo.

    Ti o analfabet e ke lexuar ne pasaporta AMERIKANE rubriken kir thote NATIONALITY…… pergjegja eshte USA.
    ne gjuhen angleze fjala nationality dhe nation perdoren per shtetesine apo shtetin, si nje verzion me natyror qe njerzit te mos e quajne me terme zrtare siq eshte: citizenship ose state. Oj gjoooo, Amerika i ka 50 shtete, dhe normal emri i sja eshte SHTETET E BASHKUARA AMERIKANE. Sipas formules tende dhe analfabetit tjeter nexhemdin al spahiu, qdo shtetas i SHTETEVE TE BASHKUARA AMERIKANE ESHTE ME PERKATESI KOMBIN: SHTETAS I BASHKUAR AMERIKAN……sepse keshtu e ka emrin shteti zyrtarisht.
    Oj gjoooooo, edhe qdo shtetas i Serbise qenka SERB, dmth edhe kryetari i Presheves SHQIPRIMI sipas teje qenka Serb…….oj gjooooooo.

    Eshte nje komb Arab oj gjooooo, dhe i ka 20 shtete.

    Edhe ne SHQIPTARET I KEMI DY SHTETE ….por jemi SHQIPTAR. OJ KAFSHE .

    1. Hasan bin Albani says:

      M’hangsh n’both, ju themi te tillve si ti, kendrj nga ne!
      Per ju shqiptaret administrativ: A ishte konstrukti morfologjik, sintaksor ne rregull?
      Zaten, ju (jo juve) duhet t’ia puthni varrin Xhaxhit. Te vetmen gje e mire qe posedoni e qe ju ka mbetur nga ai (se tjerat nuk keni). Edhe zanoren ë qe e keni fut ne e askush se perdorni. Edhe ne, qe na kritikoni per emra arab e turk (besa edhe ai mut opinionisti ju leshua me vrer ish lojtareve te kombetares per shkak te emrave te tyre shqip), ndersa vet i keni gjithe emrat, e me se paku shqip (Anxhello, Kristo, Daniel, pifff) !!!! Dyfetyresha…
      Pordhaxhinjë

  16. NJOHESI says:

    Analiza Kombi – Al eshte perfekte dhe nuk ke cfare te shtosh ne te. Bukur e trajton edhe Shqipe me stilin e saj sikunder Veterinari per Matosha. Jemi me shume
    shqiptare se sa antishqiptar ketu e ne Kosove,

  17. Skenda says:

    Komb Kosovar , komb Epiriot , komb Ilirid , komb Luginas , komb Malesorjan , komb rafshinor , komb bregdetar , halooooo qkeni mor me keto terme te turpshme dhe ende me te turpshme e bejn ata qe mundohen ne menyr shkencore te na sugjerojne se ne duhet te formojm komb Kosovar ( dhe Kosova emer sllav ) dhe kete sqarim e perforcojne duke pershkruar deklaratat politike te disa burra shtetesh qofshin ato edhe miqsore ndaj nesh … Nese do insistonim te perforcohet apo rikthehet ndjenja DARDANE ( fise Ilire siq qe jan fise Ilire edhe pjesa tjeter e shqiptareve ) do e kuptoja deri dikund por sidoqoft prap nuk do e aprovoja por te insistosh ne formim te kombit ne baze te emertimit shtetror Kosova – komb Kosovar asht VETVRASJE …. Shtetar KOSOVAR po dhe asht normale sidomos per castin por KURR JO KOSOVAR SI IDENTIFIKIM KOMBETAR ,,, KUDO qe jetojn SHQIPTARET kan NJE GJUHE NJE FLAMUR DHE BUKES I THON BUK E UJIT I THON UJ ……

  18. stili says:

    PËR QËLLIME TË NDRYSHME ME NJËRI TJETRIN O HALIL,QË TU HARROFTË EMRI TI EDHE BERISHA PO LUFTONI NJËRI TJETRIN..
    AS TI E AS BERISHA,PËRVEÇ GJUHËS SHQIP ,ASGJË TJETER NUK JU BASHKON ME SHQIPËTARINË E VERTETË.
    Kombi për ty o gomar nuk është një lopë ta mjelësh vetë.Edhe ti e di këtë,por të pyes gjej në botë 2 kombe te ndryshëm qe flasin të njëjtën gjuhë,,,,?!Mirë pëf Berishën po e mësojmë se qenka jo vetëm dhendërr serbie ,por edhe bir serb,po ti pse i ke bërë për vete tezat sllave për dy kombësinë,,,? EDHE TI KE GJAK SERB…?Nuk fshihet dot muti pas kakës se që të dy një lloj materisli jeni
    TURPI ME JU GJITHË JETËN.,,,!

  19. Ben Dibrani says:

    Halil djali, i ke rene gjate dhe ne rruge te gabuar qe te justifikosh konceptet e tua “moderne”. Nuk ka dyshim qe saliu eshte me pushti ne historine tone te sterlashte dhe i gjithe qellimi i tij eshte te shkaterroje sa te mundet, ku te mundet, por kur i referohesh nje Belgu, duhet te kuptosh edhe hallet qe ka ai. Belgjika eshte nje shtet tregjuhesh, po keshtu Zvicra (kater) dhe USA (zyrtarisht dy, por ka edhe frengjishten dhe nje mori emigrantesh nga gjithe bota), keshtu qe nga halli atyre i duhen keto teori. Shqiptaret ne Kosove dhe ne Shqiperi i kalojne 90%, pra praktikisht jane komb unik dhe si te tille nuk kane nevoje as mundesi e as deshire (pervec ndonjerit si ti) te jene “moderne”. Ne jemi ndare perdhunshem, por asgje nuk ka ndryshuar ne identitetin tone dhe vetedijen se kush jemi. Kosovari ndryshon nga Labi sa ndryshon edhe nga Dibrani, Korcari, Elbasanlliu, etj. Problem eshte vetem fuqia ekonomike e njerit prej shteteve (do te duhej Shqiperia) dhe miratimi nderkombetar, ne menyre qe te mos kete ngjarje qe mund te demtojne jeten e njerezve. Kaq. Gjermania Lindore me ate Perendimore kane patur histori te ndryshme politike nga njera tjetra por te ngjashme me ndryshimet qe ka patur Shqiperia dhe pjesa e Shqiptareve qe jetojne ne Kosove, mos do te thuash qe ata dyhet te ndertonin kombe te ndryshem? Po Korea e Veriut me te Jugut, po Vietnami Veriut me te Jugut, kane seicila kombesi te ndryshme? Leri shkrimet me budallalleqe te skajeshme ne permbajtje se nuk ka forme e refernce qe i justifikon. Ki meshire edhe per vete, mos len nam ksisojit se u felliqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje