Ministrja Gjosha: Optimistë për dhjetorin. Proces i njëjtë si Serbia

klajda gjosha“Në këtë rast ne kemi një deklaratë politike dhe unë e quaj të pavend në fakt për të komentuar një deklaratë e kujtdo  deputeti, të cilësdo parti, jo vetëm në Gjermani, por edhe në vendet e tjera të BE, të cilat janë retorikë me të cilat ne jemi mësuar, sepse politika ka edhe retorika të tilla”.

Është mjaftuar me këtë koment ministrja e Integrimit për deklaratën e deputetit gjerman Krichbaum. Por ajo është optimiste se në dhjetor Shqipëria pret një gjuhë pozitive nga Këshilli, nisjen e një procesi screening, i ngjashëm me rastin e Serbisë.

“Screening është diçka që ne e kemi kërkuar me kohë sepse në fakt është një proces teknik që do të na shërbejë ne së brendshmi për t’u bërë gati për procesin e negociatave në momentin kur vendet anëtare do të votojnë pro çeljes së negociatave. E kemi kërkuar, vazhdojmë ta kërkojmë. Patjetër që kjo tashmë do të jetë në dorë të vendeve anëtare për të parë apo ndoshta edhe për të sugjeruar dhe ata vetë, mënyrën sesi do të procedohet me Shqipërinë”, shton Gjosha.

Edhe pse Komisioni Europian ka parashikuar të mos publikojë raporte për vitin 2017, ministrja e Integrimit risjell në kujtesë një rast kur kjo gjë nuk është zbatuar, duke lënë të hapur mundësinë për një raport të ndërmjetëm për Shqipërinë në vitin 2017.

“Ne kemi patur një rast të tillë, që ka qenë pikërisht për statusin e vendit kandidat ku vendet anëtare kanë kërkuar nga Komisioni Europian një raport të ndërmjetëm. Pra, pasi u mblodhën Këshilli në dhjetor, raporti ka qenë i pranishëm në qershor, ku sërish është mbledhur Këshilli në 2014 për të vendosur përfundimisht për statusin e vendit kandidat. Kjo është një procedurë tashmë e njohur, por që gjithnjë u takon vendeve anëtare së bashku me Komisionin për të vendosur si do të procedohet”, thotë ministrja e Integrimit.

Gjosha do të jetë ditën e hënë pjesë e delegacionit zyrtar që do të udhëtojë në Gjermani për t’u takuar me Kancelaren Merkel dhe ajo pret që Kancelarja gjermane të kuptojë që Shqipëria ka bërë disa hapa përpara në procesin e integrimit, në përmbushjen e disa kushteve themelore që i ishin vendosur vendit tonë./TCH

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Ministrja Gjosha: Optimistë për dhjetorin. Proces i njëjtë si Serbia”

  1. apapapapa says:

    ku i gjeni kto shalbukra ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *