Të jesh politikisht korrekt

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

nikol peleshiNga Niko Peleshi

Polikisht korrekt është bërë sot gjuha e komunikimit të establishmentit politik, partive politike, institucioneve ndërkombetare madje edhe organizatave civile.

Ndërkohë Donald Trump është personifikim i politikanit jo-politikisht korrekt.

Ai fitoi pikerisht sepse nuk foli si gjithë raca e politikanëve.

Trump fitoi sepse kuptoi që amerikanët ishin lodhur nga elita politike-mediatike-ekonomike. Kjo elitë, ndonese e ndarë në kampe të ndryshme ka të njëjtin stof politik. Në politikën e partive kryesore në botë diferencat ideologjike po bëhen gjithnjë e më të vogla, doktrinat ekonomike gjithashtu. E majta dhe e djathta po ecin me shpejtësi drejt qëndrës së artë me filozofinë “catch all”, pra “të peshkojmë në të gjithë krahët, në të gjithë grupet e interesit”.

Edhe në cështjet globale, politika botërore dhe elita jo vetëm politike, është afërsisht në unison: globalizmi është qasja e gjithëpranuar, hapja ekonomike dhe tregtia e lirë, në vend të proteksionizmit, është pranuar nga 194 vende, anetare të OBT. Madje edhe nga Kina e Rusia.

Axhenda e përbashkët për mbrojtjen e planetit nga ndryshimi i klimës, integrimi shoqëror, të drejtat e njeriut, vecanërisht të drejtat e minoriteteve, te drejtat e LBGT etj. janë cështje që kanë fituar konsensus të gjërë.

Por pervec këtyre parimeve elita ka unifikuar edhe gjuhën.

Kjo gjuhë, ky kod komunikimi quhet “politikisht korrekt” (politically correct), që do të thotë të flasesh pa cenuar apo shqetësuar askënd.

Duke folur të gjithë të njëjten gjuhë, masat popullore e kanë të vështire të bëjnë dallimin, teksa përpiqen të gjejnë një shkak, një armik për problemet e tyre.

Sot në gjithë botën, në Europe dhe Amerikë, ka shumë zemërim dhe lodhje. Sfidat e kohes, kriza ekonomike, terrorizmi dhe kriza e refugjatëve nga njëra anë dhe thellimi i polarizimit shoqëror nga ana tjetër, kanë shkaktuar zemërimin e masave. Ëarren Buffet, miliardieri i dytë më i pasur në botë, të Enjten e kaluar në CNN pohoi se “400 me të pasurit sipas Forbes zoteronin 93 miliard dollarë në vitin 1982, ndërsa tani zotërojnë 2.4 trillion dollare. Pra 25 herë më teper”.

Njerëzit duan përgjigje për dështimet e kapitalizmit, duan shpresën se sistemi përmes politikës mund të korrektohet, duan të zbulojnë prestigjin e djersës nga puna e lodhshme, por sinjalet e koduara të politikës vijnë anemike në veshët e publikut.

Pra establishmenti politik në botën e zhvilluar ndan të njëjtat parime, të njëjtin sistem ekonomik, dhe të njëjtën gjuhë.

Ndryshimet minore në programet politike të partive nuk mjaftojnë më

për të bërë diferencën në publikun e gjërë. Në këto kushte opinioni publik po ndërton me shpejtësi ideologjinë e vet kundër gjithckaje. Shpejtësia me të cilën komunikon tani zemerimi horizontalisht përmes rrjeteve sociale, sic e kam trajtuar në një shkrim për BREXIT, është më e madhe se mesazhet që establishmenti politik mundohet të transmetojë përmes piramidës hierarkike vertikale, për ti mbajtur shpresëplotë elektoratet përkatëse.

Duhet të ndyshojnë parimet, sistemi ekonomik, gjuha apo të treja bashkë?

Duhet të ndryshojë së pari gjuha.

Politikisht korrekt- është bërë gjuha e drunjtë që shumicës nuk i thotë asgje.

Fjalë të rrumbullakosura deri në pakuptim, mesazhe që nuk cënojnë asnjë grup interesi sado të vogël, klishe që mësohen nga cdo politikan.

Kjo është gjuha politikisht korrekt.

Por ja që kombet kanë një shqisë që kap edhe shpirtin, jo vetëm fjalen. Dhe kur fjala nuk ka shpirt, njerëzit ndjehen të fyer në dinjitet. Dinjiteti është një fe qytetare që kur e prek të ndëshkon, të voton kundër. Një opinionist e këshillonte Hilarin ti fliste dinjitetit të lënduar të amerikanëve, jo nevojave të tyre materiale. Koha i dha të drejtë.

Në këto kushte fitoi Trump.

Ai përdori gjuhën që kupton shumica e thjeshtë. Kjo gjuhë është krijuar nga mediumi i ri i rrjeteve sociale. Zemërimi i masave kërkon një armik dhe ai shpalli armik parimet ku elita botërore bashkohet.

Padrejtësisht? Mbase padrejtesisht, por një gjë është e sigurt: Ky lloj revolucioni i publikut të zemëruar që me parë bëhej me armë dhe tani me rrjete sociale, do ta shkundë establishmentin. Do të krijojë elita të reja që do të flasin një gjuhë tjetër.

Lidershipi politik tani është në provë të vështirë. Ose do të vetkorrektohet duke ndërtuar raporte të reja, më të sinqerta dhe me të vërteta me popullin, ose do ti nënshtrohet këtij revolucioni. Ose do të dalë me guxim nga izolimi i interesave ekonomike-mediatike të grupeve të mëdha, për të kuptuar së pari sentimentin e publikut të gjërë, ose do ti duhet ti lerë vendin elitave politike të reja. Por një establishment i ri do të kalojë nëpër tranzicionin e gjatë dhe të lodhshëm, që mund ta keqësoje në vend që ta përmirësoje botën. Sepse këto elita të reja do të vijnë në pushtet jo për shkak të cilësive të tyre por për shkak të votës kundër establishmentit aktual dhe populizmit. Dhe ne rast se revolucioni do të përhapet, dëmi që do tju vije parimeve që deri më sot kanë drejtuar vendimmarrjen politike, është i paparashikueshëm.

Pas fitores së Trump, gjuha e personaliteteve të larta të politikës europiane, ka filluar të bëhet më e qartë, larg të qënit politkisht korrekt. Mesazhet po bëhen më të forta dhe më të kuptueshme.

Zëvëndëskancelari gjerman, njëkohësisht kreu i socialdemokratëve gjermanë, tha: “Trump është një paralajmerim edhe për ne. Ai është shenja se një levizje e re botërore, autoritariste dhe shoviniste po fillon”.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker e cilësoi zgjedhjen e Trump si një kërcënim për marrdheniet globale.

A do të mund të bëhet kjo, gjuha me të cilën politika flet edhe për betejat e përditshme të cdo qytetari në kërkim të perspektivës së sigurtë?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

18 komente në “Të jesh politikisht korrekt”

  1. Miki says:

    Me duket si shkrim i Henri Cilit i kaluar ne kafenene e Hotel Plazza.

    1. gero says:

      Po , sepse edhe Cili kopjac sh i mire eshte.

    2. Skypion says:

      Ne flasim cdo dite per mbrapeshtite,idiotesite e budallalleqet pa fund te Edi Rames ,dhe me te drejte,sepse ai eshte pergjegjesi kryesor per rrumpallhanen politike,ekonomike,sociale dhe shpirterore ,ku eshte zhytur Shqiperia keto 3 vite, me te mbrapeshtat vite, te tranzicionit.
      E keshtu,kane mbetur ne hije sherbetoret e padronit.Qe jane po aq te liq sa ai,e here here behen edhe me te liq,per t’i hyre ne zemer atij.
      Nje nga keta ,eshte edhe ky provinciali Peleshi,qe nuk ia harron kurre nderin Rames, qe e mori ne Tirane,duke e bere edhe zvendesKryeminister,madje!
      I qullet per nga aspekti,zevendesi spurdhjak i Rames,te jep pershtypjen e nje humbamenoje te pademshem,nje gjynahu qe nuk i ben askujt keq.
      Ne te vertete,te tillet,jane me te keqinjte,sepse,me gjyhnafllekun e tyre ne aparence,zbutin horrllekun e padronit.Jo me kot,te gjithe lideret autoritare,mbajne prane vetes spurdhjake te tille.
      Eshte hera e pare qe lexoj nje shkrim te spurdhjakut zevendeskryeminister.Tmerr.Edhe nje nxenes ne nje gjimnaz ne Bilisht,do ta kishte shkruar me mire!
      Por qenka edhe budalla i madh.Dhe,korcaret,nuk shquhen per te tille.Por,ky qenka.A e kupton kush cka dashur te thote?!Seriozisht e kam,nuk po tallem.
      Ky shkrim i cuditshem,do te duhej te merrej si manual per budallallekun.Per budallallekun e provincialit qe mundohet te flase per gjera te medha.
      Nejse.Meqe eshte ne pozite te larte,do t’i thoja nja dy gjera me seriozitet.
      Para se zotrote te flasesh per fatet e botes,fol njehere per torfen e Maliqit.Fol per projektin e kancerit.Fol dhe shpjegohu para korcareve,para mbashkeqytetareve te tu,para bashkefshatareve te tu.Fol skuth!
      Shpjegoua korcareve sesi te lindi ne koke ideja kanceroze e torfes.Shpjegoua korcareve se kush ta futi ne koke kete ide kanceroze.Shpjegoua korcareve,se pse edhe duke e ditur qe eshte kanceroze,megjithate e mbron.Shpjegoua korcareve se pse e mbron projektin kanceroz.Thuaju korcareve se arsyeja jane lekat ,lekat ,lekat.Shume leka.Miliona leka.
      E leri keto budallalliqe me politike korrekte e jokorrekte, me politikane te huaj,europiane e amerikan,se nuk jane per ty,o hupsh!
      O hupshi hupt!

      1. Arditi says:

        O Skypon e gjithe ju larot e Saliut; – zahmet e kini, po merrni ndonje brisk te mire e shkoni t ja ruani bythen ketij Peleshit …. Njesh je Pelesh, s fide iu ke bere ketyre pacaureve e felliqesirave qe mbahen per metropolas te zbritur nga bjeshket e namuna

      2. mami says:

        Ju marrte muti shalet o Skypion ty dhe gjithe minjve te Saliut…

  2. gero says:

    Sh bukur i ka kopjuar mendimet e analisteve perendimore ky Peleshi!

  3. Skifteri00 says:

    Ik o qenef shkruaj ndonje rresht per hallet e ketij populli se problemet e botes nuk ti le kush ty…

  4. mond says:

    shkrimi tregon nivelin e Peleshit, mund te komentoni sa te doni kunder apo pro, por keto tema jane te pakapshme per shumicen e parlamentit shqiptar dhe Niko thjesht ka treguar potencialin e tij.problemet si te botes dhe te vendit duhen kuptuar pastaj te zgjidhen, por salenjte as qe e shkojne nepermend, thjesht e shajne se eshte qeveritar dhe me emrin NIKO.

  5. LORA says:

    Sipas zv.Kryeminister N.Peleshi (ne kete “analize” )amerikanet qenkan te revoltuar prej shperpjestimit te frikshem te diferencave pasurore ne shoqerine amerikane pas 1982-it,,,, dhe rrjedhimisht paskan votuar njerin nga perfituesit me te medhenj te ketij perfitimi !!!!!
    Kjo do te thote ,sipas zPeleshi ,se “shumica” amerikane paska rrjedhur nga trute e kokes dhe po afeksionohet e po ia beson fatet e veta shushunjave me te perkryera !!!!Jo vetem kaq,por kete konkluzion te vetin z.Peleshi e nderton si nje alibi te pershtatjes globale politike me kaqolizmin publik !!!!!
    Ka nje parameter tejet te rendesishem qe zoti Peleshi nuk do qe t’a marre ne konsiderate,,,,voten e shumices popullore amerikane per Hillary Clinton dhe agresionin e FBI-se ne javen e fundit te fushates ndaj Partise Demokrate Amerikane;agresion ne nivelin e nje grushti shteti.
    Pse nuk pret edhe ca o zoti Peleshi?,,,,apo kur te dalin te rejat e tjera te planit te madh konspirativ te Putin per deformimin e vullnetit zgjedhes amerikan ,zotrote do te kesh te hazerte nje analize te kundert me kete pacavuren me siper ????

  6. Muzapopullore says:

    Shembuj të dënglave “politikisht korrekte” dedikuar provincalit extrem patologjik Peleshi.

    xhuxh = i sfiduar vertikalisht
    yndyrë = i sfiduar horizontalisht
    pervers = seksualisht jofunksional
    i gjallë = metabolizm përkohësisht aktiv
    Zulu = Native Cam
    Korcar = Native American
    i avashte = Native Pelesh
    erë trupi = aromë aspak diskrete
    i pandershem = etike e çorientuar
    gay = native rilindas
    gabuar = logjike e ndryshme
    vdekur = i gjallë i dëmtuar
    shtatzënë = mposhtur nga parazitet
    i gjuajtur = pushuar nga puna
    i varfër= financiarisht i paaftë
    pastrehë = banues fleksibël
    i gjatë = tru jashte funksionit per mungese gjaku
    plehrenaltmadheri = inxhinier sanitar
    i verbër = shikim i sfiduar

  7. MirelaKumbaro says:

    Artikull steril province.

  8. emer says:

    wee cfare shkrimi…. rrofshi Tema

  9. Petrit says:

    Muza popullore ja ka futur kot. Peleshi je njesh fare!

  10. Petrit says:

    C’ja ke tut kot muzapopullore. Peleshi kje njish

  11. Jani says:

    Ore i biri i leshkos kur te erdhi radha ty te flasesh pe presidentin e vendit me te fuqishem ne bote
    Apo harove qe ytate mezi nxirte dy llafe nga goja
    Do ta kesh kete talend nga Mborja ti se gjusme i perzjere je apo se di dhe kete
    Sic duket te ka levizur truri ku r te priti Rama turinjve

  12. drejtesi says:

    Te lumte Niko qe shkruan me kujdes nji teme interesante te kohes.Ziliqaret si skypioni etj,grijne lloqe se nuk kane aftesi ,vec asaj te denigrimit te tjereve.I duket vetja se vijne nga nji planet tjeter por qe jane nga ky vend.Kujtojne se banojne ne Tirane e dine gjithcka.

  13. Elbanan says:

    Z.NIko te lumte,le te grigne lloqe ziliqaret per ty ,le te banojne ne Tirane ato jane hic me qytetarine tende shqiptare.

  14. Emigranti SHBA. says:

    Zoti Niko, populli thote ; Beme baba tete njgjase; Kme kujtimet me te bukura nga bababi i zotit Niko Peleshi, nje mesues i shkelqyer, pedagoge e psikologe i perkryer, shoke dhe mike me te gjithe miqte, shpket pore edhe me nxenesit e mesusit. Me vjene mire dhe e pergezoi edhe zotin Niko, per punen e mrekullushme qe beri per qutetin e Korces, si ishe kryetare bashkie dhe tani si zvendes kryeminister i SHqiperise. Suksese dhe urime edhe ne te ardhmen, per te miren e vendite e popullit tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *