Deputeti Kadeli i bindur në vazhdimësinë e koalicionit PS-LSI: PD s’është gati…

rama meta bashaDeputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli, është i bindur për vijimësinë e koalicionit me PS edhe për zgjedhjet parlamentare të 2017.

Kadeli deklaron se e majta do të rikonfirmohet për një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjatë një interviste për Ora News, deputeti i LSI renditi arsyet se pse nuk mund të ketë një ribashkim të LSI me PD, duke deklaruar se opozita nuk është e gatshme për të marrë frerët e drejtimit të vendit.

Zgjedhjet 2017 do humben nga PD?

Nuk mund të humben zgjedhjet nga PD, por do të fitohen nga e majta.

Nënkuptoni vazhdimësinë e koalicionit?

Mendoj se po. Jam i bindur se kjo mazhorancë është në sensin e duhur. Përpara se të ndryshojnë marrëveshjet mes PS dhe LSI, të dyja subjektet politike kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë në këtë situatë parazgjedhore.

LSI është në fushatë zgjedhore, me datë 6 mbledh Konventën për të zgjedhë organet drejtuese të partisë. Pasi të mbarojnë zgjedhjet mund të ketë nevojë për ripërcaktim të strategjisë politike për të ardhmen por kjo nuk nënkupton prishjen e koalicionit me PS.

Ribashkim me PD?

Jam i bindur se kjo nuk mund të ndodhë për shumë arsye të cilat i dinë dhe shqiptarët. Opozita nuk është në rolin dhe vendin e duhur për të qenë e gatshme për të marrë drejtimin e këtij vendi. Është për të ardhur keq që opozita vrapon pas kërmave, fatkeqësive natyrore në shprehje të një solidariteti falls dhe premtimi falls për kërkesën për të marrë qeverinë dhe pastaj për të ndryshuar gjërat.

Unë jam dëshmitar i një praktike të tillë dhe ne kemi qenë në Shkodër në përmbytjet para shumë viteve me premtime të mëdha që akoma si kemi realizuar dot për shkak se buxheti është i vogël.

Kjo praktikë e të bërit opozitë duhet të ndryshojë. Duhet kuptuar që me marrjen e një mandati qeverisës duhet lënë që ai mandat të ushtrohet, të mos i bëhen pengesa duke u bërë dhe gazi i botës përballë partnerëve ndërkombëtarë.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Deputeti Kadeli i bindur në vazhdimësinë e koalicionit PS-LSI: PD s’është gati…”

  1. Ivan i madh says:

    Kjo tregon se kjo bande hajdute LSI nuk eshte parti sic deklaroje se eshte prane qytetarit por nje grup kriminal e hajduteve qe perdorin rethanat e mundohen te shkojne nga nje prer tek tjeteri vetem interesat e tyre te mos preken. Kjo bande e felliqur duhet te goditet rende ne zgjedhjen e 2017 qe te shpetoje populli nga nje parazite qe i eshte ngjitur e si shkulet. Nuk eshte vetem kufoma Like qe ben keto pavarsi se eshte ne krye te bandes LSI po te gjithe keta qe jane pjestare te kesaj bande Likja eshte vetem ideatori dhe grumbulluesi i te ardhurave. Ti besh thirje djathtistit ekstrem Rama qe ka uzopuar PS eshte e kote se dhe Ai nje lloj si Likja eshte po dhe me nje detyre tjeter te shkatroje te majtes dhe ne vecanti PS dhe keshtu ploteson urdhrat e dashur aty e pronarit te tij e te grupit Berisha apo Like.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *