Elbasan, vritet me armë 19-vjeçari; familja e çon të vdekur në spital

policiaNjë 19-vjeçar është vrarë me armë zjarri këtë të shtunë në fshatin Guri i Zi të qarkut të Elbasanit.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasin Gazmend Sllami, i cili është çuar në spital nga familjarët e tij në gjendje të vdekur.

Ekzekutimi dyshohet të jetë bërë në një kodër dhe për këtë arsye grupi hetimor ka bërë një mbikëqyrje të vendit.

Burimet shtojnë se, forca të shumta policore po kontrollojnë zonën në përpjekje për të kapur autorin e vrasjes.

Deri tani janë shoqëruar 3 vetë, si persona që mund të kenë dijeni për krimin.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Elbasan, vritet me armë 19-vjeçari; familja e çon të vdekur në spital”

  1. ubububu says:

    “Egzekutimi eshte bere ne nje koder dhe per kete arsye grupi i hetimit ka bere nje mbikqyrje te vendit” ..

    Pse po te mos ishte bere krimi ne nje koder nuk do ta mbikqyrte vendin e krimit grupi i hetimit ??

    ububububu c’fare llogjike paska ky gazetari…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *