Ilir Meta, kandidat për president? Çfarë thotë për të ministri i Jashtëm Bushati...

26 Nëntor 2016, 13:11Politika TEMA

Funksionimi i koalicionit PS-LSI dhe a do të jetë Ilir Meta një kandidat potencial për president të vendit.

Këto janë dy prej pyetjeve që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati iu përgjigjet mes të tjerash në një intervistë për Mapon.

Mendoj se koalicioni po funksionon normalisht dhe qeveria është në krye të detyrës, për të vijuar rrugën e reformave. LSI-ja është në koalicion me PS, PDIU dhe forca të tjera dhe jemi ende në kohë për të paraqitur para qytetarëve platformën apo propozimin e ri për 2017-ën,” tha Bushati.

I pyetur nëse Ilir Meta është një kandidat për president, Bushati thotë:

“E para, kjo është një çështje që fillimisht besoj se do të trajtohet në tryezën e koalicionit e më pas do të transferohet në sallën e Parlamentit, siç e përcakton Kushtetuta. E dyta, ka një praktikë që është ndjekur edhe në vitet e kaluara, por jemi edhe në një kontekst të ri ku ndryshimet kushtetuese që u miratuan me konsensus në korrik të këtij viti, e kanë retushuar disi figurën e Presidentit të Republikës, sidomos në raport me rolin e rij përkundrejt pushtetit gjyqësor.

E kam thënë edhe në raste të tjera që është ende herët për të folur për përshtatshmërinë e kandidatëve të ndryshëm apo për të folur për kandidatë në vetvete, sepse fillimisht do të duhet përmes këtij procesi të skicohet një profil e më pas nga profili të shkohet te emri dhe besoj se ky proces do të zhvillohet me mirëkuptim, fillimisht brenda mazhorancës”.

2 komente në “Ilir Meta, kandidat për president? Çfarë thotë për të ministri i Jashtëm Bushati…”

  1. Qifi says:

    Te behet pse jo tani qe rilindjes ja beri gropen duhet te behet president. Po te zbatohen 7 pikat e BE te gjithe duhet te jene per burg i pari zahoja.

  2. Treviso says:

    Vendi nuk ka nevoje per nje president politik, se presidentin politik po e shikojme mire.
    Vendi ka nevoje per nje president bio.Presidenti Bio gjendet ne popull dhe jo ne politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje