Imami shqiptar kapet mat, si përhapte ekstremizmin në qelitë e burgut

26 Nëntor 2016, 09:48Rajoni TEMA

Ekstremizmi fetar përveç se në xhamia dhe në internet përhapet edhe në një hapësirë tjetër, për të cilën vështirë se do t’i shkonte mendja njeriut: në burgje!

Në të vërtetë, siç shkruan gazeta zvicerane Tages Anzeiger në një shkrim të bazuar mbi një hulumtim të thelluar, ka qenë pikërisht një hoxhë shqiptar të cilit i ishte besuar kryerja e shërbimeve fetare në burgjet në regjionin e Cyrihut ai që ka shpërdoruar këtë besim.
Imami, të cilit gazeta nuk ia përmend emrin (redaksia e albinfo.ch e di se për kë është fjala) dyshohet se ka predikuar para të burgosurve nga disa broshura me përmbajtje të islamit radikal.

Njëra nga këto broshura, është e ndaluar në Gjermani por jo edhe në Zvicër. Ajo përmban terma nga ligji islamik, sheriati, disa nga të cilat gazeta i citon në tekstin e saj.

“Allahu kërkon që në rast vjedhjeje, hajni të dënohet me prerje të dorës. Ky dënim duhet ta frikësojë atë. Nëse vjedhësi e di se kur të ketë vjedhur do t`i pritet dora , ai do ta braktisë vjedhjen dhe kështu pasuria e njerëzve mbetet e paprekur. Allahu, i vetmi dhe i shumëlavdëruari Zot e ka dorëzuar sheriatin si ligjin më të lartë për gjithë botën, në mënyrë që të gjithë njerëzit t`i nënshtrohen atij”.

Autor i broshurës është salafisti nga Riadi (Arabia Saudite) Rahman Al Shea. Ai konsiderohet i lidhur me aksionin për shpërndarjen e Kuranit falas me motion “Lies” (lexo), transmeton albinfo.ch. Ky aksion ndërkohë është ndaluar në Gjermani ku e kishte zanafillën por në Zvicër, përkundër kontestimeve të shumta, ende lejohet të veprojë.

I kontaktuar nga gazeta, imami shqiptar ka thënë se nuk e ka ditur përmbajtjen e broshurës por me ta kuptuar, (pasi ia ka tërhequr vërejtjen drejtoria e burgut) ai bashkë me drejtorinë, e ka flakur atë nga biblioteka e vogël e burgut që ishte në shërbim të tij dhe e ka asgjësuar.

Në vazhdim artikulli bën fjalë gjerësisht lidhur men rastet tjera që kohëve të fundit kanë dalë në opinion rreth radikalizimit të një pjese të besimtarëve në Zvicër.

Gazeta citon një zëdhënëse të drejtorisë së burgjeve të ketë thënë se në bibliotekat e burgjeve, nga librat fetarë islamikë lejohet vetëm Kurani. Madje, imamët që angazhohen si kujdestarë shpirtërorë të të burgosurve myslimanë këshillohen që atyre të mos u jepen libra të tjerë përveç Kuranit, përcjell albinfo.ch.

Por ajo ndërsa thotë se imamët e burgjeve nuk kontrollohen sistematikisht, kështu që nuk përjashtohet që ndonjëri prej tyre të kontrabandojë materiale të dyshimta.

Tages Anzeiger më tutje citon kryetaren e organizatës për islam progresiv Saïda Keller-Messahli, e cila thotë se më e mira do të ishte që në vend të imamëve, burgjet të angazhojnë psikologë ose punëtorë socialë për t`i këshilluar të burgosurit.

Por, para kësaj, autoritetet duhet të büejnë transparente listat e imamëve që angazhohen në burgje, spitale etj. për përkujdesje shpirtërore të të burgosurve dhe sëmurëve.

5 komente në “Imami shqiptar kapet mat, si përhapte ekstremizmin në qelitë e burgut”

  1. aqifi says:

    undefined sunitus shqipfoles

  2. Veterinari per musliman says:

    Ekstremizmi islam perhapet ne xhami……edhe askund tjeter.

    Nuk ka islam ekstrem por ka Islam te regullt qe e zbaton lavdrim muhaxheri , naim trrnava , halil matoshi, xhabir hamiti,

  3. korcari says:

    islami fe e nderlidhur me krimin
    ptu funderinat

  4. tfgs1 says:

    gazeta Tema,eshte ne nderin tuaj te thexoni se nuk ekziston imam apo mufti shqiptar,flitet per turq ose araboshqipoles……..

  5. Dr vr says:

    Nuk ka IMAM SHQIPTAR ASKUND NELANETE., sepse ka vetem Imam Musliman, sepse Islami nuk lejon kombe……..dmth asnje SHQIPTAR NUK ESHTE musliman………….dhe asnje Musliman nuk eshte SHQIPTAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje