“Lamtumirë Komandant!”, Tsipras zbulon letrën që i shkruante Fidel Kastro

AleksisKryeministri grek, Aleksis Tsipras ka shprehur ngushëllimet për humbjen e Fidel Kastros.

Ai ka postuar një pjesës letre që Kastro i kishte dërguar atij kur u zgjodh kryeministër.

“Në situatat politike aktuale të planetit tonë, cdo vendim, më shumë se në cdo kohë, duhet të analizohet dhe aplikohet me kujdes”, i shkruante në një letër falenderimi Fidel Kastro.

Tsipras vijon me vlerësimet për Kastron:

“Ai ishte garantues i dinjitetit dhe pavarësisë së popullit të tij dhe punoi për themelimin e bashkëpunimit rajonal në Amerikën Latine. Kjo gjeneratë na lë pas një trashëgimi të madhe historike, politike dhe simbolike, që ne duhet ta adresojmë në situata të vështira, për shkak të dështimit të neoliberalizmit, por vizioni i socializmit nuk e ka gjetur ende mënyrë e re për tu shprehur.

Prandaj unë e pëlqej Fidelin, për ata që sot po përballen me shkatërrimin që po kërcënon planetin, ne na duhet të analizojmë dhe aplikojmë me kujdes vendimet politike. Lamtumire komandat”- shkruan Tsipras.

cipras

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...