Myslim Pashaj: Sali Berisha, para drejtësisë për kufirin detar me Greqinë. Tensionoi marrëdhëniet mes dy vendeve

26 Nëntor 2016, 12:38Politika TEMA

Koloneli i Detit, Myslim Pashaj, ai që ndali ish-kryeministrin Sali Berisha t’i falë det Greqisë, flet për çështjen e kufirit detar me Greqinë dhe përplasjen e tensionimin të marrëdhënieve me Athinën zyrtare, gjatë këtyre ditëve. Myslim Pashaj u bën thirrje organeve ligjore, që Sali Berisha të vihet para drejtësisë për kufirin detar me Greqinë, pasi ai është edhe shkaktari kryesor i tensionit të marrëdhënieve mes dy shteteve. Pashaj thotë se Berisha duhet të japë shpjegime para dy shteteve dhe popujve tanë, se është po ai njeri që e realizoi e mbron sot e kësaj dite këtë pakt. Ndërkaq, Pashaj për “Sot”, deklaroi se Berisha po njollos vendin me përfshirjen e Turqisë në marrëveshjen për kufirin detar.

Ai tha se Berisha fut në rrjedhë të së keqes një shtet si Turqia, në lojën e trazimit e të konfliktit rajonal. Çështja e kufirit detar është një çështje shumë komplekse, megjithatë, Pashaj jep një zgjidhje se si duhet të veprohet. Myslim Pashaj propozon se si hap i parë duhet të krijohet një komision i ri shqyrtues me ndërmjetësinë e institucioneve hidrografike ndërkombëtare dhe specialistë të delimitimit ndërkombëtar të kufijve detarë, të cilët i hapin udhë rinegocimit.

Sa i takon acarimit të marrëdhënieve, Pashaj u shpreh se përmirësimi i marrëdhënieve do të bëhet duke u çliruar nga pozicionimet e arketipit armiqësor mes dy vendeve e qëndrimeve dhe koncepteve të gabuara me këtë fqinjëri të helmatisur. Ai thekson se Evropa po kontribuon me rikrijim të kushteve që bashkësitë e të dy popujve dhe politikës së tyre të ngrihen mbi egoizmin nacionalist që nxjerr krye.

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste të dhënë për televizionin grek, ja parashtroi të gjitha çështjet palës greke. A mendoni se do të thellohet acarimi i marrëdhënieve me Greqinë dhe do të ketë pasoja mes dy shteteve? 

“Arsyeja është skllave e shqisave”, pat thënë Hjum. Përvoja e fqinjësisë së Shqipërisë me Greqinë është e hidhur dhe tragjike, sepse padrejtësia dhe armiqësia kanë shkelur në mënyrë të njëanshme me këtë fqinjëri. Derisa dëshmitë sjellin vdekjen, persekucionin, spastrimin etnik dhe urrejtjen…ç’duhet dëshmi tjetër!? Rama po bën përpjekje të suksesshme për të shqepur këtë banderolë mashtruese dhe iluzive midis të dy shteteve.

Ai priret që të nxjerrë ashtu siç janë dëshmitë me një urtësi, argumentim në bisedë paqësore si askush tjetër. Mesazhet janë përhapur gjithandej, natyrshëm pa asnjë lloj impulsi trazimtar e keqdashës. Politika e gjersotme ishte si ajo ura e varur e mezi mbajtur në çengel; e që lëkundet sa andej e këndej. Dhe politikanët e të dy shteteve nuk kanë qënë në gjendje që të japin zgjidhje, sepse ndjekin po të njëjtën tragë të konflikteve që historia tanimë i dëshmon.

Përmirësimi i marrëdhënieve do të bëhet duke u çliruar nga pozicionimet e arketipit armiqësor mes dy vendeve e qëndrimeve dhe koncepteve të gabuara me këtë fqinjëri të helmatisur. Evropa po kontribuon me rikrijim të kushteve që bashkësitë e të dy popujve dhe politikës së tyre të ngrihen mbi egoizmin nacionalist që nxjerr krye.

Pas deklaratave të Ramës ka reaguar disa ditë me radhë ministri grek Nikos Kotzias, i cili e quajti hoxhiste qeverinë Rama dhe kërcënoi se nëse nuk respektohen të drejtat e minoriteteve nuk ka integrim për Shqipërinë. A mund të bllokojë integrimin veto e Greqisë?

Ne duhet të flasim për reagime. Por ato nuk mund të mbeten në kornizë të asaj mendësie të prapambetur, kur vet popujt kanë një tjetër qasje, e një tjetër dëshirë të së nesërmes. Ashtu sikundër një milion e gjysmë arvanitas dëshmojnë sot e kësaj dite se sa të gjindshëm e jetësorë kanë qënë në këtë fqinjëri me kontribute të larta, ashtu edhe afër një milion shqiptarë të sotëm janë midis popullit grek me djersën, energjinë dhe talentin, me dashurinë dhe punëndershmërinë, mirësinë kanë marrë notën dhe vlerësimin e popullit grek, i cili nuk dëshiron të mbahen urat e zjarrit të ndezura.

Atëherë, pse u dashka që politika e sotme të cysë si në kohë të “Baba Qemos!”. Dhe ja…një analist mediumeve greke, jo pa dhimbje, pas intervistës së Ramës tha: “Greqia Ballkan dhe Shqipëria Europë…”. Mendoj se Greqia nuk do të bëhet pengesë, sepse thelbi i politikës së ardhmërisë së BE nuk mbështetet mbi konfliktet, por në mbrothësinë bashkuese të interesave të kombeve në Kontinentin e tyre ndaj quhet edhe “integrim”.

A duhet të dërgojë Shqipëria përforcime ushtarake në kufi me Greqinë pas kërcënimeve dhe afrimit të trupave ushtarake greke në kufirin tonë?

E kam dëgjuar këtë thënie edhe nga disa figura të njohura të opinionit intelektual shqiptar, sipas të cilëve Shqipëria pas hapave që po bën Rama, u dashka që të ngremë e shumëfishojmë potencialet ushtarake, të kërkohet ndihmë nga SHBA për të reformuar FA, për t’u afruar në kufij…se ndodhemi para një rreziku. Oh! Jemi duke dalë nga korniza në të cilën na mban BE dhe NATO. Ёshtë absurde! Të dy Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Greqisë janë në NATO.

Si duhet të zgjidhet çështja e kufirit detar me Greqinë ?

Çështja e Kufirit Detar është shumë e vështirë dhe komplekse. Faji për këtë është i Qeverisë së Sali Berishës, e cila i dëmtoi edhe më shumë marrëdhëniet me Greqinë. Kjo duket paradoksale që të dhurosh det dhe po kështu të prishësh marrëdhëniet e të mos e ndash kurrë detin e vendit tënd…Ja pra kështu ka ndodhur…se Paktin famëkeq e ka firmosur Shqipëria, me një entuziazëm idiotesk.

Ajo që u krye ishte një fitore e madhe edhe për Greqinë, një fitore në tavolinën diplomatike. Hapat e parë që duhet të bëhen janë në krijimin e një komisioni të ri shqyrtues me ndërmjetësinë e institucioneve hidrografike ndërkombëtare dhe specialistë të delimitimit ndërkombëtar të kufijve detarë, të cilët i hapin udhë rinegocimit. Ndryshe kalendat greke shkojnë tej e ndanë…

Ditë më parë, Berisha deklaroi në Parlament se marrëveshja me detin u prish për shkak të palës së tretë, Turqisë. A keni një përgjigje ndaj kësaj deklarate të ish-kryeministrit?

Sali Berisha duhet të çohet para drejtësisë, ai duhet të kërkojë, e të japë shpjegime para dy shteteve dhe popujve tanë, se është po ai njeri që e realizoi e mbron sot e kësaj dite këtë Pakt. S’mjafton me kaq por edhe në aspektin ndërkombëtar, fut në rrjedhë të së keqes një shtet si Turqia, në lojën e trazimit e të konfliktit rajonal. Sali Berisha pasi e shiti detin e Shqipërisë, tani, së dyti vijon transaksionin fatal duke e bërë integritetin territorial shqiptar një „apendix” të Turqisë së hamendjes së tij diabolike, duke i shkaktuar një njollë tjetër dhe sërish konflikt rajonal.

Ja dhe reagimet fyese dhe denigruese të politikës së jashtme greke: ata tallen me Shqipërinë duke përfytyruar një front ku Berisha bëhet aleat dhe mbështet Greqinë, kundër Ramës dhe Erdoganit. Ky është një kulm i ri i paudhësisë së pandalur të Sali Berishës.

21 komente në “Myslim Pashaj: Sali Berisha, para drejtësisë për kufirin detar me Greqinë. Tensionoi marrëdhëniet mes dy vendeve”

  1. Ata votuam mosndeshkimin e tyre says:

    kujt i thua, edvin edscobarit!
    eshte pikerisht edvin rama qe po mbron sali berishen, kamunistet e mbrojne njani tjatrin….

    1. agron says:

      O Idjot, akoma se ke kuptuar qe Rama ska asgje ne dore, kur gjukatat bashk me presidentin bejne si te duan se kane ligjin ne dore,pa bere vetingu qe keta Pd-sta e kundershtojne, bashk me gjykaten, keta qe kundershtojne hapjen e negociatave ne BE, keta jane armiq populli, edhe si nuk u ngritet njehere kunder ketyre veprimeve qe demtojne popullin por flini gjume si pula, ngriheni per kenda lojnash, por kur kunder ketyre deputet qe shkaterojne jeten tone edhe te atyre qe do jene ne te ardhemen

      1. Timi says:

        Sali Berisha duhet et provoje para Gjykates akuzat se anullimi i marreveshjes me Greqine ishte ne dobi te nje shteti te trete dmth Turqise. Nese ben llogjike me aresyetim Turqia nuk fiton asgje nga anullimi i marreveshjes per detin. Kush eshte interesi i Turqise? Turqia as qe donte dhe as qe do tja dije per Shqiperine. Na mbajti 500 vjet te pushtuar dhe beri qe Shqiperia ne fund te opetohej ne 5 shtete (Shqiperi, Greqi, Maqedoni, Serbi, dhe Mal te Zi). Kjo ishte Turqia. Pra, ky zagar tradhetor duhet te shkoje ne gjygj dhe te denohet me genjeshter dhe tradheti kombetare. Z. Kryeminster i vendit ju jeni pergjegjes qe ky tradhetar te shkoje ne gjygj dhe ne burg. Te kemi votuar per ta bere kete. Mbani pergjegjesi ndaj 1 milion votuesve.

      2. aqifi says:

        Le te supozojme se zgjuarsia e shqiptareve i solli ne keto dite te lumtura per Shqiperine e 2016.


        Edvin Rama morri 1 milion vota qe te conte pra drejtesise Sali Berishen. Menjehere pasi fitoi zgjedhjet ai deklaroi:

        “Sali Berisha te gezoje pensionin ose mos merremi me Sali Berishen se ai ka pensionin per te kaluar apo dicka e ketille.


        Pra, Agroni, Aqifi apo Ademi dhe Maqua, mendojne se Edvin Rama nuk e mbajtur fjalen kundra Sali BERISHES se ska gje ne duar.
        Por Agroni ka nje te drejte se Edvin Ramen e duan se urrejne Saliun njerzit.

    2. tfgs1 says:

      SUNITET e piset,vendosin per kufijte e Shqiperise..!!!!!??? ptuuuuu pehra……….

      1. Greko-ngrenes says:

        Pellcit, bej paf more mut-ngrenes se te ben mire. Hahahaha Kufijte do te vijne te te bijte e atyre qe Grekoqira u vodhi shqiptareve. Ti pellcit more qelbesire e funderrine e arapistanit.

    3. tfgs1 says:

      st’arxidia mas se c’thone te pabeset sunite …………..st’arxidiaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!

      https://www.youtube.com/watch?v=DMKkdgF8NhM

  2. Mersin says:

    Respekte kolonel.

  3. Usa1 says:

    Sali besrisha nuk do cuar para gjykates se ateher do te thote te cosh para gjykates sigurimin serbe , dhe ka ikur ajo kohe qe ne mund te bejme nje gje te tille se ne ne radhe te pare nuk kemi sigurim .Sali berisha do derguar per gjah ose per peshkim ose ne tynelin e Elbasanit vetem keshtu mund te hiqet qafe tradhetari me i madh i ketyre 25 viteve demokraci sali trap berisha , me te njejten menyre qe ky hajvan hoqi armiqet e tije.

  4. Zigur Qarri says:

    Nje bravo te madhe Z.Pashaj.Berisha meriton burgun,edhe per ate qe dekonspiron(edhe nese eshte e vertete).
    Por,edhe nese eshte e vertete nderhyrja e Turqise,ajo eshte bere ne kohen e Berishes.Mesa duket,Berisha nuk
    i duhet Rames ne burg,por jasht per te mbajtur peng PD.Nje karte e djegur si Balla,deskrititon imazhin e PS,por,
    por me shume “mban gjalle figuren e Berishes” me konflikte banale,jo produktive,qe vetem acarojn.Megjith krizen
    politike dhe ekonomike qe ka perfshire Shqiperin nen pushtetin e PS,PD nuk ka as edhe shancin me te vogel per
    te ardhur ne pushtet,persa koh qe ka rreth vetes garden e vjeter dhe Berishen,qe fokusohet nga kamerat e medias
    ne rradhe te pare.Dhe ky fokusim Berishes ne rradhe te pare, ka lodhur edhe simpatizantet me fanatike te tij,jo me ata
    qe kan lindur dhe jan plakur me”fjalimet e Berishes”.Prandaj,edhe nje here,nje bravo te madhe per Z.Pashaj,Ju dhe te
    gjith teknicieneve,qe japin kontributin e tyre modest, pa interes ne dobi te kombit dhe shtetit shqiptare,rrespekt.

  5. Lal Prenga says:

    Ja ngordhi Doktor MORTJA!
    Po 1-2 milion shqipfolesa kush do i edukoje?!
    Kush do marre persiper ti arsimoje dhe ti ktheje ne qenie njerezore?!

  6. Epikad says:

    Ne ngjarjet me tronditese per fatin e territorit tone , kurre u nenshkrua pakti nga L.Basha ne Athine , nderhyrja e P.S dhe vecanerisht kembengulja e z.Myslim Pashes e rrezoi kete tradheti ne Kushtetuesen. Atdhetarizmi dhe kercenimet ne kohen e autokratit Tropojan nuk e mposhten fisnikerine dhe idealizmin e nje burri qe meritoi respektin e te gjithe Shqiptareve per luften e tij madhore si nje simbol lufte : kufijte e Shqiperise nuk mundet asnjeri ti ndryshoje ato jane ligjerisht tonat. Politika Shqiptare eshte e degjeneruar per faktin se sot politika eshte kthyer ne nje fasade sofizmi ku mbas kesaj prapaskene te gjithe mundohen te vjedhin pasurine e nje shteti si i yni. Vete fakti eshte se Sali Berisha dhe ditari i tij serbo-grek e kane kapur vendin deri me sot ne gracke perderisa ai ndodhet i lire dhe Rilindja ka deshtuar me dekleratat e saja premtuese. Shpresojme se perfundimisht kjo figure e degjeneruar,tradhetare,anti-Shqiptare si Sali Berisha do te perfundoje perpara nje gjygji ku i gjithe populli mund te marri ne konsiderim fjalet e atdhetarit Myslim Pasha se e keqja e jone mund te ndalet nga i gjithe populli deri tek ata qe kane marre votat e mazhorances nga ne. Respekt dhe nderim per figuren me te madhe te patriotizmit Shqiptar gjate ketyre 24 vjeteve z.Myslim Pashes.

  7. DRINI says:

    Zoti Myslim ,Sali Kermen jo ne gjykaten e larte ,por ne” HAGE” duhet te gjukohet se ne gjykaten e larte kemi GJin-GJonajt qe jane ,me akademine 6-mujore te plepave dhe s’mund ta gjykojne se jane ushtare besnike ata po bejne ceshte e mundur me presidentin sakat te SHqiperise ,qe luan rolin e te fortit ,ne bashkepunim me ILIR-FLORIRIN,i cili nuk del fare ne skene,por rri si ato hijenat qe te marre copen e madhe ,sa here qe ben kualicion qe te mos miratohet “VETINGU” dhe keta tipa vetem gjykata e ” HAGES” mund ti gjukoje.Populli eshte lodhur me keto hijena dhe nuk di si te veproje se nuk ka gje ne dore ,por ne 2017 di ai per ke voton qe ti qeroje keta funderrina njihere e pergjithmone .

  8. VINI RE VINI RE KRIMINELET PUSHTETAR ANTIKOMBETAR VETEM AMERIKA I ELIMINON, SHTETI SHQITARE ESHTE SI QENI PA PRONAR HAM HAM HAM

  9. Lpl says:

    Berisha duhet arrestuar se me veprimin qe ka bere duke nenshkruar marrveshjen e detit , ky veprim ka ndikuar sot ne konfliktin qe ka Rama me Greçine , dhe ky duhet ndershkuar se faji i tije eshte sot ky konflikt .Ç’ja ka qi robt Turqia atij vend zgjidhje Islamike , si nuk e degjova nje qe te japi nje mendim se si zgjidhen punet ne Evrope mbrenda shteteve dhe ndermjet shteteve , ju ju ka barcuar Islamizmi dhe komunizmi trurin .Shkoni mor se e shkaterruat ate vend e keni bere te pabanuar tash 700 vjete .Ku i fusni syte kur dilni jashte , apo i fshihni mbrenda asaj urrejtjes patologjike qe ju ka mesuar ideali juaj komunist nuk ju len te shikoni dhe te vleresoni , por shkoni te zhigatur e ktheheni me bisht ner shale dhe te shurruar nga zilia per arritjet e vendeve te tjera .Nuk zhvillohet vendi duke pase zili te tjeret , por duke meduar nga ata , por ju sju le krenaria e budallallekut me qene njerez si gjithe bota .Ne Shqiperi budallaj i thote sherrbudallajt sa i zgjuar je ti do te jeshe i pari vendit se na ke ne budallenjve mbrapa .Kjo ndoll ne Shqiperi qe jemi te mbrapambetur ne te gjitha anet .

  10. mokja says:

    Futeni brenda se po bene kaqe te keqijq ai dhe grupi i tij qe e perfaqson , sa skane berte gjithe anti shqipetaret te mare se bashku Duhet te futet brenda dhe ti kerkohet deklarimi i pasuris qe posedon ai dhe familja e tij

  11. Kadri Kadiu USA says:

    Saliu i shpellave, ky KRIMINEL GJAKATAR, VRASËS I SHQIPTARËVE, TRADHTAR I KOMBIT.

  12. SHPRESE HUMBURI says:

    O Myslim , nuk ishte aspak e rastit , deklarata e kellires vicidolase !
    As daljet publike ,duke lehur me te madhe nga zagaret e SHQUP-it
    nuk jane te rastit . Shpirti i intriges dhe mema e se keqes ne Shqiperi
    eshte koka e gjarperit te Vicidolit . Keta te tjeret, reth tij , sherbejne
    si oturak per shpellarin bajraktar , qe shpejtojne te japin edhe b… ,
    per t`u ricikluar ne parlamentin e ardheshem !

  13. mirel says:

    Ca ngjarje tragjike!? Shqipkare bythq.ra. Kur nuk protestuat per kufirin hani mut tani.
    Kur nuk i zini per leckash Bashen dhe Berishen, hani mut.
    Ky eshte shpirti i protestes.
    Qe thyhet qe me shishen e pare te salces.
    Greket i vune flaken Athines dhe dedh e shqepen ne dru Varufakin..dhe nuk i quajti njeri terroriste.
    Ju doni dhe detin, po edhe te mos beni ze se merzitet pushteti kur del zgjyra. Duhet ta trajtojme zgjyren me respekt, njelloj si ate putanen e Bashkise. Respekte Erjon. Bejani nuse Bledi Manes se ka dhe dhiplome

  14. Vetetima says:

    Ky pashai akoma nuk ka kuptuar apo s’do ta kuptoj per cfare behet fale.
    Problemi s”ka te beje fare me hidrografine. Kufijte e ujrave detare jane rigorozisht te percaktuar se ku jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje