Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare, Fidel Castro

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

fidel kastroKa ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare ish-presidenti komunist i Kubës, Fidel Castro.

Komandanti suprem i revolucionit kubanez vdiq mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:29 minuta.

Lajmi është njoftuar nga televizioni shtetëror i Kubës.

Fidel Castro e ktheu Kubën një shtet një-partiak, duke qeverisur për gati 50 vjet, kur edhe ai i dorëzoi pushtetin vëllait të tij Raul Castro në vitin 2008.

Kjo, për shkaqe shëndetësore.

Mbështetësit e tij e kanë vlerësuar si një udhëheqës që i ka kthyer Kubën popullit, ndërsa kundërshtarët e akuzojnë se ka shtypur në mënyrë brutale opozitën.

Presidenti Raul Castro i tha kombit në një transmetim televiziv natën vonë në televizionin shtetëror, se Fidel Castro kishte vdekur dhe do të digjej të shtunën.

Që sot, në ishull do të ketë disa ditë zie kombëtare.

Në muajin prill, Fidel Castro mbajti një fjalim të rrallë në ditën e fundit të kongresit të Partisë Komuniste të vendit.

Ai pranoi moshën e tij të thyer, por tha se konceptet komuniste kubane ishin ende të vlefshme dhe populli kuban “do të jetë fitimtar”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare, Fidel Castro”

  1. Maskarai says:

    He e theve qafen, kopil! Qen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *