PD i shkon deri në fund bllokimit, gati ankimimin në Kushtetuese dhe për ligjin për gjyqësorin

26 Nëntor 2016, 17:05Politika TEMA
PD i shkon deri në fund bllokimit, gati ankimimin në Kushtetuese dhe

????????????????????????????????????

Përveç ligjit të Vetting-ut, Partia Demokratike pritet të çojë në Gjykatën Kushtetuese edhe ligjin e fundit të paketës së reformës në drejtësi, atë për organet e qeverisjes së drejtësisë, që u miratua me votat e maxhorancës në seancën e 3 nëntorit.

Ky ligj parashikon ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, por demokratët thonë ai e thellon më tej antikushtetueshmërinë lidhur me mënyrën se si zgjidhen 5 anëtaret e KLGJ-së dhe KLP-së. Bylykbashi thotë se maxhoranca  me këtë ligj ka krijuar një organ ekstra kushtetues duke ja hequr mundësinë kuvendit që ta bëjë ai përzgjedhjen e anëtarëve jo gjyqtarë e prokurorë në KLGJ e  KLP.

Ankimimi në Gjykatën Kushtetuese i ligjit për qeverisjen e sistemit të drejtësisë dhe atij të “Vetting-ut” godet njëherazi edhe strukturën e posaçme antikorrupsion, pasi asnjë strukturë nuk mund te ngrihet pa kaluar Vetting-u dhe pa u ngritur Këshilli i Larte i Gjyqësorit dhe ai i Prokurorisë.

1 komente në “PD i shkon deri në fund bllokimit, gati ankimimin në Kushtetuese dhe për ligjin për gjyqësorin”

  1. Angjelini says:

    J,au q… Bota nenen te poshter pasi qene. Nese reforma bllokohet nga kjo pakice hajdute dhe vrastare, athere popullit I duhet te beje drejtesi duke ju zaptuar qdo gje te vjedhur. Reforma ne drejtesi I duhet popullit pasi eshte aj qe e ka paguar korrupsionin politik dhe gjyqesor prej 25 viteve. Turp turp turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje