Plani i Nishanit dhe Gjin Gjonit & Co për bllokimin e reformës në drejtësi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

gjin gjoni nishaniKa një koordinim qëndrimesh dhe bashkëpunim mes anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Unionit të Gjyqtarëve, Presidentit Bujar Nishanit dhe Partisë Demokratike, kundër disa prej ligjeve më të rëndësishme, të cilat mundësojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mbajtur në datën 18 Nëntor, hyrja në fuqi e ligjeve prioritare ishte shqetësimi kryesor i anëtarëve të Këshillit.

Gjatë kësaj mbledhje, anëtarët e KLD kanë paralajmëruar Nishanin për pasojat e hyrjes në fuqi të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili kufizon veprimtarinë e Këshillit, ndërsa kanë propozuar ngritjen e një grupi pune, për të parashikuar masat që duhet të merren gjatë periudhës tranzitore.

Ndërkaq, anëtari Gerd Hoxha, njëherësh kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, ka informuar KLD se, unioni ka përgatitur një padi, të cilën do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, për të rrëzuar ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Lëvizja e gjyqtarëve ka ardhur në koordinim me KLD, raporton Shqiptarja.com.

“Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do të tregohet në lartësinë që është deri më tani dhe të na japë mundësinë që ky Këshill të vazhdojë të kryejë detyrën e tij kushtetuese deri në momentin e fundit, ashtu siç e keni theksuar dhe ju”, shprehet Hoxha, duke u dhënë një mesazh të qartë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq, anëtari Neritan Cena, thotë se KLD nuk mund t’i drejtohet Kushtetueses për të rrëzuar ligjin për shkak se është përjashtuar me Kushtetutën e re. “Është përcaktuar tek Kushtetuta e mëparshme nuk ishte, një nga subjektet që mund t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese, nuk parashikohej Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe aktualisht te Kushtetuta e re është parashikuar si subjekt Këshilli i Lartë Gjyqësor, por jo Këshilli i Lartë i Drejtësisë”, ka pohuar ai.

Në mbledhjen e datës 4 nëntor, anëtari Neritan Cena, i ka kërkuar Presidentit Nishani që të vërë në lëvizje shoqatën e gjyqtarëve, për të rrëzuar ligjin.

“Të kërkojmë shfuqizimin e atyre dispozitave që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Pse e them këtë z. President? Është shumë e habitshme z. President sepse referuar kompetencave që na kanë përcaktuar në ligjin “Për statusin e gjyqtarit”, ne nuk kemi të drejtë as të komandojmë një kryetar gjykate z. President. Prandaj unë do kërkoja që të paktën ne si… ose shoqata që përfaqëson Gerdi si kryetar, të mund të reagojë në mënyrë konstitucionale ndaj kufizimeve të vendosura në këtë ligj. Nuk mund të rri gjyqësori pa qeverisje”, ka pohuar Cena, referuar procesverbalit të mbledhjes.

Diskutimet në KLD për ligjin për statusin e gjyqtarëve

-Artan Broci: Faleminderit, zoti President! Nisur dhe nga fakti që shumë shpejt pritet të hyjë në fuqi paketa e re ligjore, e cila tashmë është botuar dhe në fletoren zyrtare, e cila në fakt kufizon veprimtarinë e këtij Këshilli, unë çmoj se është e nevojshme ngritja e një grupi të punës, për të hartuar një plan veprimi, për të parashikuar masat që duhet të marri Këshilli i Lartë Drejtësisë në periudhën tranzitore, në përputhje edhe me paketën ligjore që ka kaluar sepse duhet të kemi parasysh që me ligjet, qoftë statusi i gjyqtarit, qoftë dhe ligje të tjera, veprimtaria e këtij Këshilli, ndryshe nga sa parashikon Kushtetuta, kufizohet në veprimtarinë e tij deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

-Gerd Hoxha: Dhe unë ndaj të njëjtin shqetësim si me z. Broci. Sikur kam bërë me dije dhe në mbledhjen e kaluar, edhe sot po e ritheksoj se, tashmë Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë e ka marrë vendimin që do ta dërgojë, dhe padia është në përfundim, do ta dërgojë përpara Gjykatës Kushtetuese ligjin “Për statusin e gjyqtarëve”, pasi jo vetëm në këtë dispozitë, që është dispozitë kalimtare, por dhe dispozita të tjera të tij, bien në kundërshtim me Kushtetutën. Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do të tregohet në lartësinë që është deri më tani dhe të na japë mundësinë që ky Këshill të vazhdojë të kryejë detyrën e tij kushtetuese deri në momentin e fundit, ashtu siç e keni theksuar dhe ju.

-Neritan Cena: Z. President, lidhur me sa parashtroj z. Broci, të sqaroheshin se çfarë kompetencash do bënte ky grup pune që do ngrihej sepse në të kundërt nga sa mendon z. Hoxha, ne i kemi duart e lidhura për t’iu drejtuar, në aspektin kushtetues nuk mund t‟i drejtohemi, ne si subjekt, Gjykatës Kushtetuese. Është përcaktuar tek Kushtetuta e mëparshme nuk ishte, një nga subjektet që mund t‟i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese, nuk parashikohej Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe aktualisht te Kushtetuta e re është parashikuar si subjekt Këshilli i Lartë Gjyqësor, por jo Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

– Bujar Nishani: Ndoshta z. Broci e risqaron atë që propozoi, por me sa kuptova unë, propozimi i z. Broci nuk ishte asnjë lloj lidhje me atë që thatë ju. Propozimi i zotit Broci nuk kishte lidhje që KLD-ja apo grupi i punës t‟i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të atakuar ndonjë ligj të caktuar të paketës ligjore. Z. Broci e mori të mirëqenë hyrjen në fuqi të paketës ligjore dhe zoti Broci kërkoi që grupi i punës ta asistojë punën në vijimësi të KLD-së për ato kompetenca që rregullohen tashmë me paketën e re ligjore, në mënyrë tranzitore, deri në krijimin e KLGJ-së dhe institucioneve të tjera Kushtetuese.

-Gjin Gjoni: Unë jam dakord me propozimin e z. Broci dhe e mbështes plotësisht që ka nevojë për një plan veprimi në lidhje me një grup pune i cili duhet të fusë në sitë të gjithë
legjislacionin dhe rregulloren dhe vendimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në lidhje me ndryshimet e reja të cilat janë parashikuar në paketën kushtetuese dhe njëkohësisht edhe
në atë ligjore. Përveç kësaj, unë kisha dhe një propozim tjetër. Meqenëse kemi marrë një vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për organet drejtuese të këtij Këshilli, ka një mospërputhje midis ligjit dhe këtij vendimi. Është vendimi “Për funksionet drejtuese të kryetarëve të gjykatave”, dhe aty ka përcaktuar një afat, i cili, për mendimin tim, është në
kundërshtim të hapur me ligjin. Dhe unë i propozoj seancës plenare që të marri një në vendim që të shfuqizojë këtë dispozitë i cila është vendim i Këshillit, jo komplet vendimin e KLD-së, por këtë paragraf të këtij vendimi

-Ylli Manjani: Unë do të sugjeroja që të fokusoheshim te rendi i ditës i propozuar. Do më duhet të jem, të themi, politikisht korrekt me pozicionin dhe me detyrën që unë ushtroj, edhe në përbërje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që, nuk do mbështesja asnjë lloj reagimi sindikalist të Këshillit të Larët të Drejtësisë në kontekst të asnjë ligji të miratuar nga Parlamenti para apo pas reformës. Unë nuk e mbështes. Sigurisht që unë nuk e ndaloj Këshillin e Lartë të Drejtësisë, por pozicioni, detyra e ministrit të Drejtësisë që unë kam, nuk më lejon ta bëj një gjë të tillë, për arsye etike, për arsye politike po të doni, për arsye profesionale. Kështu që unë nuk jam pjesë e këtij diskutimi, nëse ndonjëherë Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të marri ndonjë pozicion publik për këtë çështje. Natyrisht, shoqatat janë të lira, janë grupime vullnetare, as nuk i komandojmë ne, as nuk i vendosim ne, as nuk ua diktojmë ne axhendën.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Plani i Nishanit dhe Gjin Gjonit & Co për bllokimin e reformës në drejtësi”

  1. Shqupi says:

    Njoftim per shtyp

    Ashtu sikurse pritej, ne nje delir te plote, ne Seancen Plenare te Parlamentit te dates 24 Nentor 2016, ne pragun e festave, Mareshalli Arturo-Ui (as dhia mos tu plakte ne shtepi), promovoi klubin e ri ”Klubi Bordello e Burrave te Shqupit”.

    Menjehere po ate mbremje, ne Studion e Lajmeve te News 24, mbas nje mungese te ndjeshme, u çfaq Anal-isti – Ironiku Lolo-President i Republikes – Artan Hoxha, nje nga specialistet me dinjitoz te Shqupit dhe expert i spikatur i çeshtjeve evropiane dhe sidomos atyre te gjermane, qe me tundjen e veçante dhe te pesonalizuar te kokes, shteron çdo teme qe trajton dhe nuk le shteg per asnje variant te dyte.

    Ne te njejten kohe, ne panelin e ”Top Story” apo ”Opinion”, perkrah Sqapit -Agron Gjekmarkaj-”Merre me lëng, se mishi mbaroi” dhe Shkrimtarit Përç Dinpaku – Preç Zogaj,- çfaqet ish-dipllomati (ti i ke nda floket dysh, une ta daj kaptinen ne katersh)-Tomor Alizoti, pasardhesi i denje i ish-njipllomatit Fari Balliu(Faros), ish-njipllomatit Mal Berisha(Gjoli), dhe ish-njipllomatit Islam Lauka(Lamja). Aresyetimet e tij delirante te mbushin me krenari per te ardhmen e partise ”Lule-Sali-Lule”. Ish- dipllamati medioker i Saliut, Rosinanti i Lulëzim Bashës -Tomor Alizoti, eshte perkrahes i denje i Mareshallit Arturo-Ui (as dhia mos tu plakte ne shtepi)per trajtimin shterues te problemeve euro-dipllomatike.

    I mallengjyer nga qendrimi i pasuesve te tij, sa me siper ne ekranet televizive, si dhe te deklaratave frymezuese te hollandezit te PD -“ Barba a Pizzo Fondo Schiena”- Lulëzim Bashën, Mareshalli Arturo-Ui ne delir te plote, thirri ne SHQUP, ne mesnaten e dates 24 nentor duke u gdhire data 25 nentor 2016(njelloj si ne fimosjen e draftit per drejtesine) grupin nismetar per themelimin e klubit te ri ”Klubi Bordello e Burrave te Shqupit”. Mbasi beri nje analize shteruese te situates, Sqapi -Agron Gjekmarkaj deklaroi se perkrah udheheqesit haxhiqamilist historik te partise Mareshallit Arturo-Ui (Sali Karaxhiç ) vetem pasuesi i tij i zgjedhur Lulëzim Basha-“ Barba a Pizzo Fondo Schiena”, mund ta fute SHQIPERINE ne BE. Me unanimitet u votua dhe kryesia e klubit, si me poshte:

    President Nderi: “As dhia mos tu plakte ne shtepi ”-Mareshalli Arturo-Ui (Sali Karaxhiç),
    Kryetari i klubit: “ Barba a Pizzo Fondo Schiena” – Hollandezi Lulëzim Basha,
    Nën Kryetari- ”Merre me lëng, se mishi mbaroi”- Sqapi -Agron Gjekmarkaj,
    Ndihmes Nen Kryetari- ”Ti i ke nda floket dysh, une ta daj kaptinen ne katersh” -dipllomati Tomor Alizoti,
    Sekretari: -”Me mustaqe pa mustaqe, turpin e ke per faqe”- Noteri Bujar Mehmeti.

    Anetare te Asociuar:
    – Anal-ist Ironiku Lolo-President i Republikes – Artan Hoxha,
    – Shkrimtari Përç Dinpaku – Preç Zogaj,

    Presidenti i Nderit ne fund uroi qe rradhet e ”Klubi Bordello e Burrave te Shqupit”, te shtohen sa me shpejt me meshkuj te tjere. Mund te aplikojne edhe homoseksuale te çertifikuar, nga KLD-ja si Gjin Gjoni, Artan Broci, Neritan Cena, etj. dhe Gerd Hoxha, etj., nga Unioni i Gjyqtareve.

    Zyra e Shtypit te SHQUP
    Gazetari Qim Peck

  2. €piriiiiii says:

    Ju duhet Shkerdhyer Motrat Grate e çfar kini e skini. Ju duhet vene Bomba te gjithve duke filluar nga Berisha i pari pasuar te Raxh Kapuri pa mustak se i hoqi e perfunduar ke Qin Qonrat. Mjer ai Popull per ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *