Rrëfehen tre burra kosovarë që u përdhunuan gjatë luftës nga serbët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rrefimJanë 20 mijë gra kosovare që u përdhunuan gjatë luftës, por asnjëherë nuk kishte të dhëna apo të paktën nuk u treguan haptazi se viktima të këtyre akteve barbare ishin edhe burrat.

RTK në emisionin “Udhëve”, ka publikuar historitë e tre burrave që rrëfehen për përjetimet e tyre të rënda që u ndodhën gjatë luftës, e të cilët u bënë viktima të përdhunimeve nga policia serbe.

Burri në rastin e parë tregon se ishte vetëm 15 vjeç kur u përdhunua nga tre serbë, ndërsa kishte zgjedhur që të flasë më në fund pas 17 vjetësh pasi kishte dëgjuar se nuk ishte i vetmi që kishte përjetuar një gjë të tillë.

“Gjatë luftës s’jam larguar kurrë. Në shtëpinë time kanë ardhur 3 vetë” rrëfen rastin viktima e përdhunimit.

Ai thotë se deri në vitin 2015 nuk ka folur me askënd për këtë çështje, ndërsa në vitin 2015 tregon se kishte shkuar në EULEX për ta raportuar si rast.

Në rastin e dytë, viktima ishte i martuar dhe kishte fëmijë. Ai tregon se kishte jetuar në Kroaci, por vendosi që të kthehet të luftonte për Kosovën.

Më e tmerrshme në gjithë këtë, ishte fakti se burrë e grua që të dy u përdhunuan në të njëjtën dhomë.

“Fëmijët e mi nuk e dinë. Kam probleme me shëndetin, kam stres”, rrëfen ai. Ndërsa thotë se përdhunuesit nuk i njeh.

Viktima e tretë thotë se 7-8 policë që kishin hyrë në shtëpinë e tij.

Për përdhunimin tregon se kurrë s’ka folur me askënd deri më sot.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Rrëfehen tre burra kosovarë që u përdhunuan gjatë luftës nga serbët”

  1. tfg1 says:

    Nuk e kuptoj pse ankohen mua me kane perdhunuar prifterinjt me qindra here dhe nuk me ben pershtypje biles ndieja kenaqesi te madhe,sa tani nuk rri dot pa e bere perdite.

  2. Anton Guri says:

    Pesëmbëdhjetë vjeçar dhe shtatëmbëdhjetë janë burra për ju, diku tjetër njihen si fëmijë ?.
    Këto tragjedi i ka përfshirë të gjitha trojet shqiptare pa përjashtim por ndoshta në kohra të ndryshme.

  3. korcari says:

    te pakten kishin prezervativ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *