Shëmtia e parasë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ili yzeiriNga Ilir Yzeiri

Paraja duhet. Pasuria, paraja, mirqënia janë motivet qëndrore që e mpijnë njeriun në rrugën e shkurtër që ai bën në jetë. Por, nëse vëren historinë e shoqërisë njerëzore, do të shikosh se ajo është një panoramë idesh, ngjarjesh e personalitetesh që kanë lënë gjurmë në jetën e të tjerëve, jo në jetën e tyre, pra që me jetën e tyre kanë ndikuar qoftë për mirë qoftë për keq, në jetën e të tjerëve ose në fatet shoqërore të tyre. Burra shteti, heronj, artistë, njerëz të fesë, shkrimtarë, shkencëtarë përmenden në tekstet e historisë dhe janë enciklopedia e së shkuarës që na drejton dhe na mban drejtpeshimin. Të mbështetura në kulturën kristiane, vendet perëndimore kanë krijuar modelin e përunjësisë dhe të mëshirës, të ndihmës për më të vobegtin, të përkujdesjes për më të dobëtin, të shërbimit për të tjerët. Njerëzit e mëdhenj të muzikës, të filmit, të spektaklit në çdo vend të botës, bëjnë kujdes që të përçojnë në publik mesazhin e solidaritetit dhe të shërbimit për të tjerët, të shfaqen në publik vetëm atëhere kur i japin atij kënaqësi ose të marrin pjesë në fushata bamirësie. Natyrisht e gjitha kjo mund të jetë një spektakël, por gjithsesi është pjesë e kulturës së përgjithshme perëndimore, ndaj dhe vende të tilla i kanë të shenjtë artistët e tyre, rokstarët, yjet e kinematografisë. Janë breza të tërë në Europë apo në Amerikë e më gjerë, që janë rritur e kanë kaluar çaste të magjishme me tingujt apo me tekstet e këngëve të yjeve të tyre të muzikës. Ai ushqim shpirtëror që këta yje u dërgojnë publikut të tyre në çdo kohë, është lidhja reale që ata kanë me këtë kategori që ka pasuri përrallore. Ndërsa vetë ata, në asnjë rast nuk shfaqen në publik si kapadainj që t’u mburren për vilat e pasurinë.

Krejt e kundërta ndodh këtu te ne. Nëse ka një anë të ndërtimit tonë psikik që është tërësisht lindore, kjo është qasja ndaj suksesit. Në kulturën tonë paraja, pasuria, qoftë kur ajo arrihet në rrugë të ndershme, qoftë kur arrihet në rrugë të paligjshme, shihet si një sfidë për të mundur dhe për të triumfuar mbi tjetrin. Ne trashëgojmë nga otomanët një titull që tani është bërë i neveritshëm, “bej“, që shenjon një dallkauk pa asnjë vlerë. Në kuptimin e këtij titulli është ruajtur vetëm njëra anë e kuptimit, ajo e cubit apo kapadaiut që pasi kishte bërë shërbime për Baba Dovletin, ky i fundit e kishte dorovitur me toka e pasuri dhe me titullin “bej“. Pas kësaj, ky tip bëhej një bjerrakohës i pështirë dhe kthehej në tmerrin e bashkëkombasve të tij.

Në qoftë se princërit apo dukët në Europë i mbushnin pallatete e tyre me piktura dhe nxitnin debate për filozofinë, bejlerët tanë dhe pasunarët tanë i lanë trashëgim Shqipërisë vetëm sjelljen prej cubi e jetën e banditit. Kjo formë e fjetur e imponimit shoqëror po shfaqet edhe në katë vjet të lirisë e të suksesit. Nëse sheh faqet e shtytit të palexueshëm rozë do të shohësh tufa parash që hidhen mbi këngëtarë si të ishin çingije, lajme për vila 500 mijë euroshe dhe për makina të shtrenjta dhe ajo që i përmbledh të gjitha është emri “Kallash“ që një prej këtyre tipave ka zgjedhur ta ketë si pseudonim. Por kush mund të më thotë mua sa shqiptarë janë rritur me këngët apo me artin e tyre, sa mesazhe përunjësie kanë marrë prej tyre, sa fushata bamirësie kanë nxitur këta? Asnjë. Po ashtu edhe sivëllezërit e tyre pasunarë në këtë vend janë nën ndikimin e sindromës së tmerrshme të “beut“, ta bjerrakohësit që e shpenzon kohën me ziafete dhe me pilaf e kabuni dhe me çingije që kërcejnë mbi tavolinë. Natyrisht, këtu nuk e kam fjalën për ata intelektualë që jetuan në kohën kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Otomane dhe mbanin titullin “bej“, si Faik bej Konica fjala vjen. E kam fjalën për kulturën orientale të kapadaiut kokëbosh që u shet bashkëkombësve vetëm imazhet e vilave dhe makinave duke krijuar për jetën një kuptim banal dhe duke ngjallur neveri për ta. Shkurt, përçmim për paranë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Shëmtia e parasë”

  1. katarakti says:

    Mire e ke shkruar, por pak shkurt.. Nje teme e tille sa praktike, aq edhe fillozofike, meriton “te tjerret” gjera e gjate, pikerisht per tua bere te ditur shqipove se paraja nuk eshte gjithçka ne jete. Se ka edhe shume gjera qe vlejne me shume se paraja. Se paurija e bere me krim, vrasje, grabitje te ze syte dhe te del nga hundet. Behet tjetri i pasur duke shitur femra ne bulevardet e Europes, si ai Pata, dhe mbahet si “i forte”. Dhe ja si perfundon! Per parane, rolin e saj, pushtetin dhe terheqjen qe ushtron te njerezia, eshte shkruajtur qe para mijera vjetesh. Me te mençurit i kane dhene asaj vendin qe meriton: pra nje mjet jetese. me te pabeziturit nuk kane lene krim pa bere per te grumbulluar sa me shume pushtet dhe pasuri. Dhe sa luftera jane bere po per kete qellim. Kam verejtur se pergjithesisht idiotet preferojne parane, te mençurit dijen. Por numri i idioteve eshte tejet shume me i madh se ai i pak te mençurve te kesaj bote….

  2. Jimi says:

    Nese ne artikullin e disa diteve me pare isha mjaft i pakenaqur dhe kritike, per kete te paershendes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *