Uli Hoeness zgjidhet sërish president i Bayernit të Mynihut

26 Nëntor 2016, 15:10Sport TEMA

Uli Hoeness do të jetë sërish presidenti i skuadrës së Bayernit të Mynihut.

Hoeness u rizgjodh në krye të kampionëve të gjermanisë duke marrë 97% të votave, ku morën pjesë në votim 7000 antarë të klubit.

64-vjeçari u zgjodh presidenti i Bayernit të Mynihut në vitin 2009, duke e mbajtur këtë post deri në mars të vitit 2014, kur dhe u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg për evazion fiskal prej 28.5 milionë Euro.

Gjatë fjalës së tij pas rizgjedhjes si president Hoenness u shpreh se do të japë gjithçka për të përmbushur pritshmëritë e klubit, duke kërkuar dhe ndjesë për veprimet e mëparshme.

“Bëra një gabim të madh, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Respektoj cilindo në këtë sallë, edhe pse ndonjëri nuk më ka votuar për shkak të sjelljes time të pahijshme. Unë jam demokrat dhe kam bërë gjithcka për ta shlyer dëmin që kam shkaktuar. Kërkova një shans të dytë nga ju dhe iu premtoj se do t’i përmbush pritshmëritë” tha Hoeness./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje