"Unë, spiunia që dashuroi Fidel Kastron"

26 Nëntor 2016, 10:38Lifestyle TEMA
"Unë, spiunia që dashuroi Fidel Kastron"

Marita Lorenz, një grua gjermane, e cila ka qenë e dashura sekrete e Kastros për 8 muaj, për t’u bërë më pas agjente sekrete e FBI-së.

Ajo është 76 vjeçe dhe kohë e fundit ka publikuar një libër me kujtime me titull “Unë, spiunja që dashuroi komandantin”.

Ajo rrëfen se historia e tyre nisi kur një anije e babait të saj mbërriti në Havana në fillim të vitit 1959.

“Pashë një grup të rinjsh me uniforma ushtarake. Më ra në sy menjëherë më i madhi prej tyre. Mbante në dorë një puro, ishte Fidel Kastro”, tregon ajo, duke shtuar se vetëm pak minuta më vonë, me pretekstin se do t’i tregonte anijen, ata të dy u gjendën në kabinë dhe aty ndodhi puthja e parë.

Pasi u kthye në Nju-Jork, vajza mori një telefonatë nga Fidel Kastro dhe menjëherë udhëtoi drejt Kubës, ku u vendos në hotelin “Hilton”. Në dy dhoma pranë njëra-tjetrës flinin Kastro dhe Çe Gevara.

Marrëdhënia e tyre zgjati 8 muaj dhe gjatë kësaj kohe Lorenz zbuloi se Kastro nuk ishte një burrë dhe aq pasionant në shtrat.

Ishte më shumë i interesuar për përkëdhelje sesa për aktin seksual në vetvete, por në fund të fundit, të gjithë diktatorët kështu janë”, thotë gruaja, e cila ka edhe një fëmijë me diktatorin e Venezuelës, Marcos Perez Jimenez.

“Ishte narcist, shihej në pasqyrë dhe përkëdhelte mjekrën e vet. I mungonte besimi në vetvete, ose më mirë kishte nevojën ë përhershme të përkëdhelej si një fëmijë i vogël”, tregon ajo.

Për të dhe Kastron nuk mund të kishte të ardhme, pasi ai i kishte thënë se “jam i martuar me Kubën”.

Lorenz ngul këmbë se ka mbetur shtatzënë me Kastron, por pasi ka refuzuar ta abortojë fëmijën, atë ia kanë hequr gjatë një lindjeje të provokuar, ndërkohë që ishte nën efektin e drogës.

Lorenz thotë se me kthimin e saj në Amerikë, CIA e kontaktoi dhe i ngarkoi detyrën të eliminonte Kastron.

Ajo u kthye në Havanë me këtë mision, por sapo mbërriti atje kuptoi se Kastro ishte në dijeni të këtij komploti.

Më dha pistoletën në dorë dhe më tha duke më parë në sy: “Askush nuk mundet të më vrasë”. Për këtë kishte shumë të drejtë”, tregon ajo.

2 komente në ““Unë, spiunia që dashuroi Fidel Kastron””

  1. stil says:

    Fbi nuk merret me operacione jashte Shteteve te Bashkuara. Nuk eshte ne juridiksionin e saj.
    Kastro ka qene obiektivi i CIA-s per ta zhdukur.

  2. Ed says:

    CIA I ka bere mbi 100 atentate per ta vra , por nuk mundi. Ne nji vizite te tij ne USA , pas nje interviste, nji gazetar American e pyeti se a ke vesh antiplumb? Ai duke qesh hapi kemishen ushtarake ku u zbulua trupi lakuriq! Kujto qe Saliu mban te antiplumb ne Shqipni per tu ruajt nga populli vet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje