VIDEO / Si po ndryshon pamje Pazari i Ri në Tiranë

26 Nëntor 2016, 15:30Sociale TEMA
VIDEO / Si po ndryshon pamje Pazari i Ri në Tiranë

Markata e fruta-perimeve tek zona e njohur si Pazari i ri po merr pamjen përfundimtare duke u kthyer në një atraksion turistik për të gjithë ata që vizitojnë kryeqytetin. Falë punës intensive të nisur nga Bashkia e Tiranës, tashmë ka filluar edhe fasada e markatës e cila do të ndryshojë rrënjësisht pamjen e kësaj zone, duke rritur në të njëjtën kohë edhe vlerën e të gjithë zonës.

Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar edhe një video e cila tegon punimet që po kryhen me ritme të shpejta. “#PazariRi nga “zgëqe” në pikë turistike ? Je gati? Drejt fundit markata e fruta-perimeve, ecim shpejt me markatën e mishit-peshkut, e sapo kemi nisur fasadat e pallateve aty. Shton vlerën e pronës dhe punësimin në Njësitë 2 dhe 8. #ZemraTiranes #TiranaNëPunë”,shkruan Veliaj në profilin e tij në Facebook.

Në projektin e Bashkisë së Tiranës është menduar që Pazari i Ri të jetë një hapësirë që të funksionojë 24 orë, ku paradite fokusi më i madh të jetë tek çështjet e tregtisë dhe të pazarit dhe pasdite të jetë kryesisht në çështje të kulinarisë, për restorantet rreth e rrotull dhe aktivitete të tjera kulturore, siç mund të jenë shumë prej festave apo panaireve.

1 komente në “VIDEO / Si po ndryshon pamje Pazari i Ri në Tiranë”

  1. toni says:

    me xhama bukur por a rrihet me aty qe behet si sere?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje