A e solli PD gjermanin plangprishës?

27 Nëntor 2016, 20:46Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka zbuluar në monologun e së dielës trekëndëshin e zi të armiqve të Shqipërisë.

Në të bën pjesë përpos opozitës, natyrisht mediave edhe një biçim si ai i deputetit gjerman të CDU- CSU së, Krichbaum, që deklaroi se shumica parlamentare e Angela Merkelit, nuk do të hapë dritën jeshile për çeljen e negociatave me BE.

Edhe njëherë kryeministri ka mëtuar ta etiketojë kryetarin e Komisionit për Çështjet Europianë në Bundestag, si një njeri që mbronte interesat e Partisë Demokratike.

Po si qëndron e vërteta? Ku thotë të drejtën dhe ku manipulon ai në monologun e kësaj të diele në Facebook ?

Natyrisht, Edi Rama, ka të drejtë kur e sheh deputetin gjerman si një aleat të PD. Jo vetëm ai, por edhe shumë të tjerë në Shqipëri, e kuptuan se disa nga kushtëzimet që Gunther Krichbaum lexoi në Tiranë, ishin qoka që i bëheshin opozitës. Këtë bindje e përforconte edhe fakti se ai erdhi t’i lexojë kushtet e tij në Tiranë, për të komunikuar sy më sy me publikun shqiptar. Atë e bën më të fortë edhe kujtesa se demokratët kanë përdorur gjithnjë emisarë të tillë që nga koha e Xhejms Trafikantit e deri tek miku austriak i Berishës, Grosruk.

Natyrisht, Rama ka të drejtë edhe kur e sheh këtë prononcim si të parakohëshëm, sepse tani është ende shpejt që të flitet për caktimin e datës së hapjes së negociatave. Tani Shqipëria gjendet përballë ankthit nëse Këshilli Europian do të miratojë në dhjetor rekomandimin e Brukselit apo do ta rrëzojë atë.

Pra edhe dalja publike e Gunther Krichbaum shumë përpara sesa koha kur Bundestag duhet të shprehet zyrtarisht, e kompromenton në një farë mënyre paanshmërinë e qëndrimeve të tij.

Por, duke evidentuar këto kleçka, që kanë ngjallur diskutim edhe në publik, Rama manipulon me një gjë shumë më të madhe. Ai i përdor këto efekte anësore për të krijuar një tablo të rreme për ngecjen e rrugës së integrimit të Shqipërisë.

Po të dëgjoje monologun e kryeministrit këtë fundjavë, batuatat që ai bëri pas bisedës me deputetin plangprishës gjerman, si dhe korin e gjithë mbrojtësve të tij, të krijohet nëj përshtypje: Sikur hapja e negociatave po pengohet vetëm nga një shkak, nga opozita që po zvarrit zbatimin e ligjit të vetingut.

Pra në mënyrë më të stërholluar dhe me argumenta më të tërthortë edhe lideri global, po përsërit një rrefren që e kanë recituar edhe parardhësit. Atë se në Shqipëri punët shkojnë mbroth, por fajin për integrimin e ka vetëm opozita.

Kush e ka ndjekur prej kohësh këtë proces e mban mend se të njëjtat argumenta përdorte Nano në vitet 2003 – 2004 kundër Berishës. Madje ai shkoi deri aty sa ti shkruante homologut të një vendi fqinjë se nëse dëgjoheshin boritë e opozitës për të penguar integrimin drejt BE, vendi rrezikohej nga rritja e frymës islamiste.

Po si dy pika uji, teza të ngjashme, përdori edhe Berisha i rikthyer në pushtet, kundër opozitës së Ramës. Të gjithë i mbajnë mend shprehjet e tij se bilbilat e PS binin për të penguar liberalizimin e vizave dhe se qarku i Fierit ishte sebepi i vetëm, që Shqipëria nuk përparonte drejt BE.

Pra edhe përralla që po përdor sot kryeministri i radhës, se fajtori i vetëm duhet kërkuar tek Lulzim Basha, është e dalë boje dhe së paku një dekadë e gjysëm e vjetër.

Për dështimet e tij, as Rama nuk ka arritur të gjejë ndonjë justifikim më të mirë sesa pararadhësit.

Prndaj ai, fajin e vetëm, e gjen tek PD, pengesa e vetingut tek mediat dhe të huajt e rekrutuar.

Pikërisht këtu qëndron manipulimi.

Sepse pyetja që shtrohet sot: nuk është kush e solli dhe për kë punon gjermani plangprishës; nuk është as se ç’qëndrim mban opozita.

Para tyre ngrihet një tjetër: a janë të drejta shqetësimet e tyre për korrupsionin galopant, vendin që po mbushet me hashash, parlamentin dhe pushtetin lokal ku gëlojnë kriminelë.

Ti anashkalosh këto dhe të vizatosh një Shqipëri të lulëzuar që pengohet vetëm nga “levantinë karanxhollë, bejlurçina, dallkaukkë dhe agallarë që duan ta përcajnë këtë popull me thikën e prapambetjes”, është një mashtrim i pastër. Eshtë një manipulim i pasuportueshëm. Është taktika e dalë boje e imponimit të një gënjeshtre më të madhe përmes denoncimit të një manipulimi më të vogël.

Këtë bëri në komentin e javës edhe Rama duke iu kundërvënë gjermanit Krichbaum.

Por për fatin e tij të keq, ai nuk shkoi dot më larg sesa pararadhësit e tij, Nano Dhe Berisha, që për dështimet e tyre, bërtisnin gjithnjë: fajin e ka opozita. (Lapsi.al)

26 komente në “A e solli PD gjermanin plangprishës?”

  1. Dean says:

    Vallahi,mer Bushato,nuk e di se kush e solli “gjermanin plangprishës”,por ajo që di me siguri është se ti je i Neveritshëm e i Ndyrë si karakter dhe si “analist”.
    Me që ra fjala,shkrimin tat nuk e lexova fare.

    1. Skypion says:

      Edhe Bushati,nuk e perjashton mundesine qe Kryetari i Komisionit per Ceshtjet Europiane ne Bundestag,te mund te kete bere qoka per PD-ne.
      Kete e “argumenton” me raste te meparshme lobimi me J.Trafikanti dhe Grosruck.
      Me intrigojne shkrimet e Bushatit,per shkak se akoma nuk po mundet te jete i paanshem,megjithe deshiren e madhe,qe shpeshhere e ben te jete hiperipaanshem;porqe,pikerisht kjo e pengon te jete ai qe deshiron t’i prezantohet opinionit publik.E kjo ka te beje,me nje gje qe Bushati nuk do te donte kurre ta degjonte: me aftesine e tij profesionale te kufizuar.Nje profesionist i vertete nuk tregohet kurre hiperkorrekt,hiperipaanshem;i vetedijshem per aftesine e vet,ai nuk ka ato komplekset qe shtyjne mediokrin te tregoje superkorrektese.
      Rasti i Krichbaum nuk ka te krahasuar me ato qe permend Bushati.Sepse,Krichbaum,eshte Kryetari i Komisionit per Ceshtjet Europian ne Bundestag.Jo thjeshte nje deputet gjerman.Eshte e papranueshme,qofte edhe te besh aludimin me te pafajshem.Ne rastin me te mire,te pakten,kjo do te ishte naivitet,paaftesi profesionale.Kjo e fundit eshte rasti i Bushatit.
      Padyshim,qe duke e krahasuar me kolege te tjere te tij,te majte,qe nuk po lene gje pa thene per deputetin gjerman,duke mos e kursyer edhe nga etiketimet me te padenja e deri tek sharjet rrugacerore,Bushati shkelqen.
      E meqe ra fjala,vetem te lexosh shtypin e qeverise,apo te ndjekesh emisionet me analiste te qeverise,te gerditet.Megjithese,jemi mesuar me raste te ngjashme,nga reagime te tilla animaleske te bashibozukerise mediatike te qeverise,prapeseprape,te habitin me qendrimin e radhes,duke e cuar edhe me tej egersine me te cilen i versulen cdokujt qe eshte kritik ndaj qeverise.
      Ke te permendesh me pare,llapcino-analistin e mllefosur,me nje inat tipik fshataresk,Muc Nano apo bolshevikun e cartur Stefani?! Se per te punesuarin me meditje nga Rama,qe e paguan me cash ne dore ,tepke si bashibozuk, avdall-avokatin,i cili eshte bere personazhi kryesor i rubrikave satirike te portaleve,dihet qe ai eshte i Saliut…!
      Apo te permendesh Bazen tone,qe thote se Krichbaumin e magjepsi nje bukuroshe e PD-se?!
      Apo te permendesh njefare Vasjari,nje tip i cuditshem ky,e cila cuditshmeri qendron ne faktin qe,edhe budallallekun me te madh e thote me seriozitet maksimal?!
      Te gjithe e dine si qendron puna.Edhe me trushpelaret e forumeve madhe.Te vetmit qe nuk e dine dhe qe mund te manipulohen,e per te cilet behet gjithe kjo propagande e mbrapshte bashibozukesh mediatike,jane ata ,jane populli;jo populli i internetit,por populli i vertete;qe per ironi,ka edhe fatin e ndryshimit ne dore,me ane te votes, por edhe mallkimin qe, ashtu i mbytur ne hallet e perditshme,edhe mashtrohet shume lehte.
      Nganjehere,keto gerr-merr-et mes analistesh ,me duken tejet qesharake.Kujt duan t’i mbushin mendjen ata me analizat qe bejne?!
      Sepse,ata qe ndjekin debatet e tyre,e kane shume te qarte se si qendrojne punet.Te djathte apo te majte qofshin ata.
      Te vetmin qe mund t’u mbushet apo derdhet,kthehet apo shpelahet mendja,jane pikerisht ata qe nuk i ndjekin debatet.Jane populli jashte…

      1. timo says:

        Të jesh tru shpëlarë nuk është ndonjë faj. Në të shumtën e rasteve ka të bëjë me kapacitetin, i cili, të dhurohet nga bashkimi i nënës me babain. Por ama të jesh një tru i lik apo i ndyrë si puna e trurit tënd është kriminale.Ti je një nga ata trushpëlarsit e zakonshëm të OJQ që quhet PD, i barabartë me minjtë e haleve or Skypion. Do të gjenden ca minj të sterilizuar të cilët do të hidhen në kanalet ku jetoni ju për tju bërë të pa rezikshëm deri në zhdukjen e rracës tuaj.

    2. xheJ eN Bi says:

      Skypion …

      Bushati ne shkrimine tij kishte dy pjese, ti te dogji pjesa e pare
      qe argumentonte theniet e Deputetit gjerman ,kurse pjesa e dyte
      qe flet per “manipulimin” e Rames per nje tablo te reme ,
      nuk na e ze ne goje se nuk te leverdisin.

      Ju ka ngelur mendesia qe nga koha enveriste :nese nuk je me ne ,
      je armiku yne.
      E majta dihet qe eshte “armiku”juaj ,po tani quani armiq edhe ata
      qe kane dale nga rrjeshti juaj.

      Per epitetet qe ju ve analisteve do ti pranoja ,per Nanon (po edhe ky
      kohete fundit ka ndruar kahun e busulles).
      Edhe per A.Stefanin do ti pranoja epitetet se e keni
      si kopaçe mbi koke.Edhe Bazen e avokatin mund ti cilesosh si te duash
      se nuk ti tret stomaku ato qe pertyp nga ata.

      Po nuk ke te drejte morale te flasesh me nje perçmim per Vasjarin qe eshte
      bere balte per Saliun, apo u zgjua ky dhe tani eshte bere
      nje tip i çuditshem se nuk peshon nga krahu juaj.

      Sa per popullin qe nuk i ndjek keto “gerr-merr-et”gabohesh shume se ti
      nuk jeton me realitetin ,po jeton me iluzionet qe enderron ,
      po jane vetem endrra qe i sheh me sy hapur.

  2. tomorri says:

    Ka nje dryshim shume te madhe more Andi qeni, se opozita e atehershem e Rames nuk eshte si opozita e soteshme qe ben pakte me grekun kunder shqiperis .Etj,etj,ej,etj, je nje kodosh e bir kodoshi ti Andi Bushati,A me kaptove mire ,keto qe shkruan ti nuk i ben as nje nxenes i klases me te ulet te shkolles. TURP per Ty.

  3. Labi says:

    I njejti emër, i njejti Lapsi.al, i cili pasi rendit – edhe nuk mund të shmangej, xhanëm, -gjithë horllëqet e paraqitjen e blerë të Krich-baum, i risulet Ramës se paska deklaruar se fajin e ka opozita. Së pari politikisht ai do të mbrojë punën e qeverisë së tij, së dyti, Bushatlliu e di fort mirë se çfarë rëndësie ka bllokimi i Vetingut kur në Gjykatën Kushtetuse të emëruar nga Berisha ishin të shqtësuar edhe ambasadotët e SHBA e BE. Atje me siguri nuk i kishte dërguar qeveria e Ramës. Së treti në vet deklaratën e BE për hapjen e negociatave përmendet pikërisht bllokimi i Reformës në Drejtësi të cilin nuk e ka “shqyer” njeri tjetër veç opozitës. Por Bushati harron edhe një gjë “te vogel”. Krich-baun tha gjithashtu se vizita e Ramës në Gjermani nuk ishte bërë me ftesë të Kancelares Merkel, por, ashtu..rastësisht! Të gjitha këto tregojnë se vërtet është opozita, ( por edhe ajo jo e gjitha), por mjeranët Berisha e Basha që përpiqen ta shtyjnë procesin e hapjes së negociatave me shpresë, – ashtu si edhe Bushati, – të fitojnë zgjedhjet e vitit 2017 e të vijnë në pushtet në kuriz të prosperitetit të Shqipërisë. Ky është njeriu që mban Lapsi. com pas të denjurave.

  4. Fredi FR says:

    Cfare shkrimi mjeran,por ty as qe te rruhet,mjafton qe rrumpalldashesit te klikojne Kapsi.hal kete merak ke ti.

  5. joel shkodra says:

    Ke shume te drejte o gazetar Bushati. Gjithnje faji kerkohet te te tjeret, te opozita. Nuk kemi arritur ate shkalle kulture qe, se pari, te shikojme fajet tona e pastaj te te tjereve. Dhe jo vetem kryeministri.

  6. Bobo CNA gjeti says:

    O Andi bushati ,,te qift Gjermani ,, Ndoshta dhe mund te ndrrosh opinion ndonje here,,te JESH kunder RAMES nuk te thot plac njeri o Karafil,,,ktu flitet Per SHQIPERINE,, Per te ardhmen,,,,,Ju Qift kina Robt GJITHE JU analistet qe jeni NJE ZE kundra njerezve te thjesht qe DUAN LIRINE e mohuar,qe fshiheni gjoja sikur e keni me RAMEN ,,, EDHE NE HERE ,, ROBT KU TI KENI ,,??????

  7. gram says:

    Po mire mo Endi i gjyshit Capo, si thua zotrote ky gjermani a nuk erdhi per mbrojtje te PDme breke neper kembe, qe ka dal kunder procesit te hapjes se negocatave? Pse mor njeri i ceket, akuzon me argument modelin e vjeter “opozita e ka fajin”, kur Aldoja dhe PD (pervec MB) lane nam para 3 javesh ne Bruksel (jo ne Tirane)? E c’ faj paska Rama? Pse paska ndodh ne kaluaren me ata kM e partise gjyshit, e duhet patjeter ta shpjegojme me modelet e shemtuara te te kaluares! SE aqe tru ke ti? Andi he sa leke more per mut artikulli! Shejtan sonte, do i sheseshh mend, e di ti kujt, sa i zgjuardhe burre i zoti je, dhe sa nastardin ja u kalon leshin shqiptareve per shalesh. Edhe kesaj radhe PD, me duket se ska qgjome qase! O Mero …po ca bene or ca bene…! Mos ja boto , lere te RD, dhe kaq…. Demokratet e shkrete kane nevoj per keto analiza, keshtu ndihmon edhe lulin per 2021,(nese do te jete ne krye te PD !).

  8. aqif tahipi says:

    Me sa po shohim or dush shqupi jot i dashur ne zgjedhjet e 2017 del i treti .Nese ti ,shkerdhaku ,qani ,qimi ,qili dhe shoket tuaj mediatiko shqupiste vazhdoni ti keshilloni lylit te vazhdoje ne rrugen e genjeshtres atehere e mori lumi shqupin . Me duket se ju jeni mbyllur brenda bllokut dhe shqupit dhe nuk arrini me te kuptoni realitetin dhe mendesine e votuesve te thjeshte. Njerezit e thjeshte tallin @arin kur ju filloni dhe genjeni haptas dhe beni sikur keto probleme nuk kane egzistuar per shume vite .

  9. @ says:

    Bushati ka plotesisht te drejte. Te gjithe jane te korruptuar dhe ne te vertete nuk i duan reformat qe denojne vjedhjet e tyre.

  10. jana says:

    super shkrim. komplimente Bushat mbetesh opozitar ne cdo sistem dhe gazetar PREJ VERTETI

  11. Koco says:

    Bushati ky gazetar mistrec e djallezor , shkrimet e ketij pinxhoje nuk mund te quhen as Vere as Uthull , As Mish As peshk ,” Edhe ti e ke mire , edhe ti nuk e ke Keq ” fiks nje prostitute e Medias se shkruar.

  12. Petro says:

    Te gatshem avoketerit e nje kryeministri te coroditur.As mos t u shkoje mendja se do te futeni ne Europe.Vazhdoni me mentalitetin e Gulakeve te stepave dhe mire e keni.Ju s po ndertoni vec nje monster qe quhet demokomunizem, me mentalitetin e mbetjeve te komunizmit(te dyja palet) qe shoqerohet me lufte klasash deri te brezi i katert, qe clirim quani roberimin e vertete dhe vellavrasjen e shqiptareve.Vazhdoni se mire e keni.Hani nje pilaf dhe drejt te shkretetirat afgane.Shpurre e poshter qe e ka marre peng kete vend.

  13. ..... says:

    Kush te ka mbushur mendjen ore bure kurve se je gazetar ti plere, fevziu, qim peka, fatos lubonja, prec mavria,ai shkullaku apo bejtja, apo ai mortja tjeter artan hoxha ae ka filluar te nxij sic ka shpirtin, me gjithe se ky i fundit nuk besoj, se ky thote vetem une ekzistoj vetem une jam gjithcka, ky i di te gjitha. Fol njehere ndryshe, mor legene, se po ja kalon dhe perversit lubonja.

  14. tonini says:

    Ti padyshim qe ke informacion se kush e perzuri gjermanin e fundit dhe tashti e din mire dhe kush e pruri gjermanin e fundit,po ki kurajon dhe burrerine dhe deklaro ate qe thone perfaqsusit e Europes qe p.d te cbllokoje vetingun dhe pastaj ti haje furra te gjithe ata qe ja kane ba hyzmetin,bashke me grupin e mediave te kriminalizuar.

  15. lulash says:

    Bushati eshte konfirmuar si jashteqitja e Saliut, prandaj mos u merrni me me te.

  16. shoku says:

    Nuk merrem me Bushatin dhe me analin e tij ( analizat e tij). Ne fund te fundit ai eshte shume i vogel te shoh punet e Evropes.
    Por e keshilloj qe talentin e tij ( gjuhen) ta perdor ne ndihme te p.d se e ka humbur realitetin ( eshte normale kur ka nje hollandes drejtues ( qulle mamaje i thonin ne vegjeli femijeve te tille) qe nuk di si fitohet buka me djerse, pasi cdo gje ja kane dhuruar).
    Po behet gazi i botes o Andi ( dhe vet demokratet nuk po e besojne me) ndihmoje pak.
    Shko te ata bej [email protected]

  17. demokrati i vertete says:

    TE GJITHE JU TRIMA ANONIM QE SHANI E FYENI AND BUSHATIN DERRI JU SHKERDHEFTE MBARE E PRAPE GJITHE FEMRAT E FISIT DHE JU VETE. PO KENI BYTHE QE ESHTE E SIGURT SE NUK KINI, DILINI PARA SYVE DHE THUAJANI ATO FJALE PERVERSE QE LESHONI TE FSHEHUR PAS PSEUDONIMEVE. TE ME FALI PJESA E KULTURUAR E KOMENTEVE POR KETA GUERRILASIT ANONIM TE ED RAMES E TEPROJNE ME SHKERDHATOKRACINE E TYRE.

  18. Nje shqiptar says:

    Ne tere bursat e Gjermanise qe nga viti 2015 obligacioni i Shqiperise ben pjese ne listen e shteteve anetare te BE . Ky fakt eshte i mjaftueshem qe te kuptohet se se shpejti do te fillojne negociatat pavaresisht nga kundershtimet e ndokujt apo te ndonje grupimi.

  19. timo says:

    Bushat e stërhollon shumë gjoja analizën tënde. Gjëja është fare e thjeshtë, e pagëzuar me një fjalë të vetme: VETING.

  20. Shigjetari says:

    O Bushat! Nuk zanat per ty pena e analistit. Gjej ndonje gje tjeter per t’u marre.

  21. Qifi says:

    Ropt ju qe shani bushatin ropt ju qe jeni me rilindjen

  22. Briklona says:

    O Andi, ta zgjodhi gjyshi emrin se shpresonte dhe enderonte te beheshe si shqipja e Andeve.
    Ku ta dinte Hysni Kapo labi se ti do beheshe nje qyqe, kukuvajke, sorre dhe gjarper me helm ne gjuhe!
    Nuk e lexova artikullin si dhe shume te tjere, por dote thoshja kete:
    Une, ta dija se kush ishte bashkepuntor ne helmimin apo vrasjen me menyra te tjera, si ja bene gjyshit tend, sot Shqiperia do te kishte dy Avni Rusteme!

    Ti e di kush e vrau Hysni Kapon, edhe gjyshja e di, apo jo, Andiiiiiii mavria?

  23. Ben Dibrani says:

    Po mor “analeist”, nese nuk e ke kuptuar akoma qe PD eshte cdo gje e keqe qe ka patur ky vend ndonjehere, athere kot perpiqesh te bindesh te tjeret sepse ti nuk kupton gjera kaq elementare. E keqja tjeter e madhe e vendit, jane fyryra te poshtra si puna jote, por bota ju njeh mire dhe nuk po jua var teneqen sado te lehni.
    Ja, kaq e thjeshte eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje