Basha: Rama i shpalli sot deputetët gjermanë dhe europian armiq

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bashaKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një statusi në profilin e tij në fb lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama bërë në komunikimin javor ku e cilësonte deklaratën e Gunther Krishbaum, kryetarit të Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun Gjerman, si një zë pa mandat.

Basha thotë se Rama po shpall armiq europianët.

Statusi i plotë i Bashës:

Ndërsa po kthehem në Tiranë nga takimet me qytetarët plot halle dhe shqetësime të Memaliajt, Tepelenës, Përmetit, Gjirokastrës, Sarandës dhe Delvinës, dëgjova mesazhin që Edi Rama kishte lënë mbrapa për popullin e tij, ndërsa vetë është duke shijuar, prej dy ditësh, argëtime luksoze dhe ndeshje futbolli nëpër Itali e Gjermani.

Me gjuhen e plakur te genjeshtrave ditore Edi Rama shpalli armiq të tij dhe të shqiptarëve gjysmën e Shqipërisë dhe gjysmën e Europës, të gjithë ata që kanë guxuar ta kritikojnë.

Vulgariteti i zakonshëm dhe mentaliteti autokratik, përzjerë me arrogancën që jep pushteti dhe paraja, duket se e kanë shpërfytyruar Edi Ramën deri aty sa ka humbur çdo lidhje me realitetin dhe ka filluar të shohë të njejtat ëndrra e përjetojë të njëjtat makthe si udhëheqësit e dikurshëm komunistë, mes të cilëve u lind dhe u edukua.

E vërteta është se as unë dhe as demokratët nuk jemi të gëzuar për vonesën e fillimit të negociatave me Bashkimin Europian. Përkundrazi, ne jemi shumë të shqetësuar.

Ne jemi të shqetësuar dhe të turpëruar që të gjitha mediat dhe politikanët e Europës po flasin për drogën e krimin në Shqipëri dhe rrezikun që ata ndjejnë nga kjo situatë. Por më e rëndësishmja është se, si të gjithë njerëzit e ndershëm në Shqipëri, ne jemi të alarmuar që krimi dhe droga po shtine në dorë politikën dhe ekonominë e vendit, duke shkatërruar edhe shpresën e fundit të shqiptarëve për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Ne nuk mund të heshtim dhe nuk do të heshtim para kësaj situate. Askush nuk duhet të heshtë. Historia jonë ka treguar që sa herë ne kemi heshtur dhe kemi bërë kompromis me të keqen vetëm kemi vuajtur dhe kemi mbetur mbrapa.

E keqja Shqipërisë nuk i ka ardhur asnjëherë nga kritikët dhe nga zërat e lirë që kërkojnë liri, rend, të drejta dhe të vërtetën. E keqja Shqipërisë i ka ardhur përherë nga autokratët që pushtetin e kanë përdorur për t‘u pasuruar për vete, duke shtypur çdo zë të lirë dhe çdokënd që guxon të mendojë ndryshe nga ata që ju kanë mbajtur ison.

E keqja Shqipërisë i ka ardhur përherë nga ata udhëheqës që për dështimet dhe të zezat që bëjnë vetë kanë fajësuar armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, konspiracionet nga Amerika në Europë; nga ata që betoheshin se bota le të flasë dhe armiku të pëlcasë, por ata do të vazhdonin të palëkundur në rrugën e tyre.

Edi Rama i shpalli sot deputetët austriakë, gjermanë, hollandezë dhe europianë armiq. Por të gjithë ne shqiptarët e dimë fare mirë se kanë qenë këta “armiq” që kanë miratuar qindra milionë euro ndihmë për popullin shqiptar nga paratë e popujve të tyre, ndërkohë që Edi Rama i rrëmben çdo vit popullit të tij qindra miliona euro për vete dhe klientët e tij. Ne e dimë shumë mirë se ishin deputetët austriakë, gjermanë, hollandezë dhe të gjithë BE-së që hapën krahët për Shqipërinë dhe miratuan fillimisht marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, heqjen e vizave dhe më pas statusin e kandidatit të Shqipërisë. Nëse këta deputetë që Edi Rama i shpalli sot armiq do të ishin të tillë ne sot do të ishim shumë larg Evropës.

Në fakt deputetët austriakë, gjermanë, hollandezë dhe mediat evropiane po flasin kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe jo kundër shqiptarëve. Është Edi Rama që do të na bindë se ata janë armiqtë tanë. Por ata janë Europa, ku ne duam të shkojmë.

Së fundi, edhe një herë per ligjin e vetingut që Edi Rama përdor si pretekst të dështimit të tij. Partia Demokratike është pro vetingut dhe reformës në drejtësi. Ajo kërkon që të gjithë të korruptuarit dhe të inkriminuarit, kushdo qofshin ata, demokratë, socialistë, pushtetarë, ish-pushtetarë, gjykatës, prokurorë apo zyrtarë të thjeshtë, të përgjigjen para drejtësisë. Ne do të bëjmë cdo gjë që kemi në dorë që kjo të ndodhë.

Por Partia Demokratike nuk mund të pranojë dhe nuk do të lejojë që procesi i vetingut të bjerë në dorë të Edi Ramës dhe vartësave të tij. Vetingu i Edi Ramës është gjë e mirë vetëm për kriminelët me të cilët Edi Rama erdhi dhe qëndron në pushtet.

Unë nuk kam asnjë frikë nga vetingu. Nga vetingu kanë frikë Elvis Rroshi dhe kriminelët që kontrollojnë Edi Ramën.

Por unë nuk kam asnjë iluzion se një njeri që nuk guxon të shkarkojë nga detyra një përdhunues dhe trafikant droge të dënuar nga drejtësia evropiane mund të bëjë drejtësi për shqiptarët.

Që të bëhemi pjesë e Europës, ne duhet të kemi një drejtësi të pavarur nga çdo politikan, sikurse e ka Europa. Që të bëhemi pjesë e Europës, Shqipëria duhet të jetë pa drogë, qeveritarët të jenë të ndershëm dhe zgjedhjet e lira.

Por mbi të gjitha, këto janë kushtet themelore për të krijuar një shoqëri të denjë ku të gjithë shqiptarët të gjejnë mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre të cilën sot e gjejnë vetëm duke braktisur atdheun.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Basha: Rama i shpalli sot deputetët gjermanë dhe europian armiq”

  1. vaso says:

    Luli ndrysho se na more me qafe.Se kush eshte ai e dime,kush je ti spo dime.

  2. veterani says:

    Ik more vrases,kriminel, hajdut qe rri ne hollande dhe kerkon te behesh kryeminister i shqiptareve.Ti je nje vrases, tradhetare i ndyre qe bashke me serbin berish e kompani keni marr peng opoziten shqiptare.Per 100 vjet me ju ne opozit nuk behesh kryeminister.

  3. Geri NYC says:

    Ik mor idiot andej,funderrine e ndyre,cliro Vetingun e mos ha mut shume,palaco.

  4. sofia says:

    Vetem ti Lulezim e paske degjuar kur kthehesh nga Ujet e Ftohet te Tepelenes se ne e degjuam dhe tha ate qe kiish bere “doris Pack” dikur, mos ish miku saj dhe i Saliut tend. Po ngaterron dhe gramatiken shqiptare tani, numrin njejes dhe numurin shumes. Megjithate ja te presim dhe pak, durim sa te realizohet enderra juaj tradhetare

  5. Fatosi-kosove says:

    Po te futen ne hunde ato llullat e ta shkyejne gojen o lulosh,qe prej se ta shkaterruan Lazaratin dhe ti hoqen armet nga dora je qartur i teri,se ke hallin e shqiptareve as te deputeteve europian sepse si ne çdo vend edhe ne gjermani mund te gjindet nje si ti,rroft krimi per ty lul se bahet mire,ruaje drejtesine deri ne fund se do te jete me mire per ty,mundesisht deri ne vdekje mbjae president nishanin dhe sali berishen kryetar se ti do jeshe nje “trim kriminel” i suksesshem.

  6. grer says:

    He pra moj lul sa mire! Meqe s’ke frike nga vetingu, shko pra dhe terhiq padi tek kushtetusja! Futi edhe nje Dru aldos me shok qe “pa lejen” shojne vene kushte per negociatat! Hec o lul se dhe ndona me shku ndonjeher per vizite ne Holand! Ti se di gjithe Shqiperia dhe Europa i ka kthy syte dhe veshet nga Ty1
    Aman e luli na ndihmo e te keqen! Do te falim 230 mil dhe ata 4 te blvd ! Pos munde se i ke te poshter ata aldod te pakten vendose parullen e re ta bejme shqiperine si Azine. Shpejte se mos ta marrin partit e tjera. A ftofsh ne tajare!

  7. Bostonian says:

    O lul sa eshte ora?

  8. Albani says:

    Me mire me Ramen per 100 vjet se sa te te shikojme ty kryeminister.

  9. Poradeci says:

    Po ti ne opozite dhe je kaq i urryer per njerezit, je njeriu, me fal menekini, me i genjeshtar dhe i pabese qe mund te ekzistoj. Shko ore bire kurve, se vetem per nje gje sherben ti per ate qe ke mesuar ne hollande. Me 15-20 vete qe mbledhe neper rrethe dhe i lexon kaseten tende te vjeter kurre nuk do te behesh k/mute ti plere.

  10. luan ymeri says:

    E lodhe veten o kalores i krimit,je shume larg asaj qe kerkon,po shume afer asaj qe te takon.

  11. angjela says:

    doni nuk doni ju ai perveteson brezin e ri demokratike

Lini një Përgjigje te sofia Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *