François Fillon apo Alain Juppé? Një duel konservatorësh në Francë

27 Nëntor 2016, 15:43Bota TEMA

Kush do të fitojë politika e ashpër konservatore e François Fillon apo i moderuari Alain Juppé? Konservatorët vendosin në balotazh për kandidatin e tyre.

Në Francë vendoset në balotazh se cili kandidat i konservatorëve do t’i përfaqësojë ata në garën presidenciale në mars 2017. François Fillon, konservatori klasik apo i moderuari Alain Juppé? Dy ish-kryeministrat, François Fillon dhe Alain Juppé këmbyen replika në duelin televiziv – për rrugën e Francës për daljen nga kriza. Ishte dueli i fundit (të enjten 24.11) përballë garës që zhvillohet të dielën (27.11) Mundësia e fundit për të treguar se kush i ka argumentat më të forta, idetë më të mira për Francën. Alain Juppé, të cilin shumë francezë për një kohë të gjatë e mbanin si favoritin kryesor, apo Fillon, politikanin që për një kohë të gjatë konsiderohej si periferik, dhe që fitoi raundin e parë?

Fillon: Program radikal

François Fillon nuk ka dyshime: Ai do të qeverisë me dorë të fortë: 500.000 vende pune në administratën publike do të shkurtojë ai, do të lehtësojë arkën buxhetore franceze me 100 miliardë euro, dhe do të ndryshojë me themel sistemin shëndetësor. “Po, është e vërtetë që projekti im është radikal, ndoshta edhe i vështirë, por është një projekt që ka dalë nga bisedat me francezët, unë e kuptoj zemërimin e dëshpërimin e tyre “, u shpreh Fillon në duel.

Alain Juppé: I moderuar

Alain Juppé kundërpërgjigjet duke e cilësuar kursin e Fillon si “brutal” dhe aspak realist. “Unë dua po ashtu reforma të thella, serioze dhe të besueshme. Por pa brutalitet. Sepse dua që francezët ta kuptojnë se këto reforma u sjellin progres dhe u mundësojnë një jetë më të mirë.”

Ndryshimet kryesore mes të dy konkurrentëve shihen në politikën e jashtme, si në rastin e Ukrainës. Nëse François Fillon dëshiron t’u japë fund sanksioneve, Alain Juppé kërkon t’i mbajë ato ende në fuqi. Një pikë të përbashkët e kanë të dy kandidatët konservatorë: Kritikën kundër presidentit aktual Francois Hollande, të cilin duan ta largojnë nga pushteti. Pas duelit, François Fillon kryeson, ish-njeriu i veçuar i politikës ka shanse të dielën, po fjalën e fundit e kanë francezët në balotazh./ DW

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje