Mzati përgënjeshtron gazetat: Po kërkoj hotel “Trump” në Paris, nuk jam për qejf

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas lajmit dhe fotove se Mzati po kalonte pushimet në disa hotele luksoze në Paris, dhe fotove të tij tek kafja e madhe e Operas, vjen reagimi i Mzatit.

“Të dashur miq!

Disa organe shtypi kanë shpifur për mua, sikur kam ardhur të kaloj pushimet në hotele luksoze në Paris. E vërteta është krejt ndryshe.

Këshilli bashkiak më ka autorizuar të dorëzoj Medaljen “Qyetar Nderi” që i kemi dhënë Presidentit Trump. Meqë nuk kemi vendosur dot kontakte zyrtare, përveç shkëmbimit të përshëndetjeve, vendosa të vij në një kryeqytet evropian dhe të gjej një Hotel “Trump” për të dorëzuar Medaljen. Pyeta dikë dhe më tha, që në Paris, ekziston një ndërtesë e madhe me harqe që quhet “Arc de Triumpf”. Kjo më bindi që duhet të kishte lidhje me Trump, por duhet të ishte diçka e shkruar frëngjisht.

Kështu vendosa të vij në Paris. Mora dhe Ed Halimin si njeri me lek dhe që merr vesh nga ligjet që të mos dukej dekorata fallco.

Shkuam në Paris dhe e nisëm ditën me një kafe tek Kafja e Operas. Aty mblidhet elita e Parisit dhe me siguri ata duhet të na shpjegonin ku ishte “Arc de Triump”.

E pyeta të parin që kishim në tavolinën fqinjë.

-Ou est la “Arc de Triumf”,  Monsier?

-La Arc de Trump? Ah la bas..dhe tregoi me gisht para nesh.

Në horizont dukej një si kështjellë me harqe dhe makinat që ecnin poshtë saj.

-Kjo është mendova.

Pasi pimë kafen u nisëm bashkë të gjithë . Emocionet po më shtoheshin sa më shumë I afroheshim ndërtesës së Trumpit, që francezët i thoshin “Arc de Triump”. Taksisti ishte një injorant që e lexonte emrin “Trump” si “Triuf”. E injoruam frëngjishten e tij dhe vazhduam rrugën.

Kur arritëm taksisti na tha të zbrisnim në anë të rrethit.

-Na ço deri tek dera e Hotelit,- I thashë.

-Zotëri ai nuk është hotel është “Arc dë triuf” e shqiptoi përsëri keq.

-Qenka injorant i thashë Ed Halimit.

Zbritëm, e paguam, i lamë dhe bakshish dhe vendosëm ta çajmë trafikun me këmbë. Ishte një tmerr i vërtetë. Kot qahemi nga Erion Velija. Aty nuk të të linin radhë makinat. Gjetëm një pauzë dhe e kaluam.

E prekëm ndërtesën më në fund.

Aty u çuditëm se nuk kishte as roje as siguri dhe as derë kryesore. Kishte vetëm një palë shkallë që ngjiteshin lart, por edhe ato ishin të mbyllura.

Ngelëm keq. Dekoratën e kisha me vete po s’kisha kujt t’ia tregoja.

Edi më qetësoi. Vijmë prap nesër,- tha, se mund të hapet të hënën. Sot është e diel.

Ashtu bëmë. U kthyem mbrapsht. Dhomat I kishim në hotel “Continental”, aty ku ka pas fjetë Esat Pashë Toptani. Lexova këtë librin e Ikonomit dhe ma rriti shumë respektin për të.

Nesër shpresoj ta gjejmë hapur ndërtesën e Trumpit dhe ti dorëzojmë dekoratën. Është dhe ditë e madhe pasi është 28 Nëntori dhe do jem krenar t’ia dorzoj në ditën e festës Kombëtare dhe Ditën e Çlirimit. Lajme të mira na presin përpara.

I juaji Mzati”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Mzati përgënjeshtron gazetat: Po kërkoj hotel “Trump” në Paris, nuk jam për qejf”

  1. bledi says:

    pse si ,lejoni mor legena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *