Pse opozita nuk ka një përgjigje të prerë për hashashin?

27 Nëntor 2016, 21:10Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Dëgjova fjalën e Lulzim Bashës në Tepelenë, një zonë e cila realisht është prekur nga mbjellja e hashashit, dhe është dëmtuar dyfish. Është dëmtuar së pari se ka hyrë në spiralen e një ekonomie kriminale dhe së dyti se nga kjo ekonomi kriminale, nuk ka pasur fitime, por vetëm dëme financiare, përndjekje nga policia dhe rrezik të jetës.

Lulzim Basha i kompleksuar nga ideja se po të sulmojë hashashin do të humbasë vota, ka përdorur disa fjali të rrumbullakosura, që dëshmojnë për karakterin e tij të dyzuar si politikan, i cili nuk di të mbajë një qëndrim ndaj një fenomeni kriminal.

Sipas Bashës, “qeveria e tij do të ndërpresë lidhjet me krimin dhe do t’u japë qytetarëve shanse të barabarta”.

Kjo fjali mund të merret në kuptimin që qeveria nuk do të lejojë disa kriminelë të merren me hashash, por do t’i lejojë gjithë qytetarët të jenë me shanse të barabarta. Në fakt këtë të dytën e bënë socialistët, pasi ata hoqën monopolin e hashashit në Lazarat dhe tani duket se u ka ik nga duart situata në gjithë vendin.

Problemi i opozitës së sotme, është si i opozitës socialiste në vitin 1996, e cila jo vetëm që nuk fliste dot hapur kundër fajdeve, por nga që kishin ngelur pa punë, shumë prej tyre ushqeheshin me to. Dhe nga frika se mos dëmtoheshin në vota, ata nuk mbajtën kurrë një qëndrim të fortë dhe të prerë kundër tyre para zgjedhjeve të 26 Majit.

Lulzim Basha po vepron njësoj dhe ka të nëjtin hall me “mbështetësit e tij në bazë, të cilët në shumë raste janë menaxherë të njohur të hashashit në zonë.

Ai nuk ka një qëndrim të prerë dhe të fortë kundër çdo rrënje hashashi në Shqipëri, por rrumbullakos gjuhën kur flet në Tepelenë, sikur të ishte, dikur në Lazarat.

E vërteta është se në Tepelenë, Përmet e Gjirokastër, askush nuk ia ka parë hajrin hashashit dhe askush nuk ndjehet i rrezikuar apo mërzitur nëse përdor gjuhë të ashpër kundër tij.

Lulzim Basha është peng i keqkuptimeve me Lazaratin, ku në një territor të mbyllur, nuk depërtonte dot shteti dhe taksidarët e Lazaratit, ishin në zyrën e Lulzim Bashës në Tiranë, si Ministër i Brendëshëm.

Sot përhapja e kultivimit të hashashit, është në përmasa të rrezikshme nëse lejohet të zhvillohet më tej dhe nëse nuk mbahet një qëndrim i prerë politik. Të shprehurit qartë dhe prerë kundër hashashit, është detyrë formale e çdo politikani të pushtet dhe në opozitë. Është detyrim për të mos i dhënë asnjë shpresë një fenomeni që mund të bëjë Kolumbi një vend pa shpresë dhe ta zgjasë agoninë e rikthimit të njerëzve në jetën e tyre reale, në ekonominë e vogël, dhe në punën e ndershme.

Opozita e Lulzim Bashës e kompleksuar dhe e autosugjestionuar nga gënjeshtrat që thotë vetë, mendon se me hashash bëhet politikë dhe merren vota dhe rrumbullakos gjuhën, duke u premtuar njerëzve shanse të barabarta, edhe para një ekonomie kriminale.

Hashashi duhet luftuar si ide, si projekt, si realitet, dhe si një e ardhme e zymtë e Shqipërisë. Viktimat e tij më të mëdha, do të jenë njerëzit e varfër, në emër të të cilëve, thuren vizione shpëtimtarësh. Ata do të jenë sklelvër me pagesë qesharake, në një ekonomi kriminale, ndërsa krimi mund të prodhojë një shtet paralel, që do diktojë këtu rregullat e lojës politike, dhe të ardhmene e vendit. Çdo iluzion se prej asaj ekonomie, do ketë një ringjallje të vendit është utopi. Qeveria zyrtarisht po bën luftë me hashashin. Unë jam skeptik për ato shifrat e larta të shkuljes së hashashit, por besoj se një pjesë e madhe e asaj ekonomie kriminale, është dëmtuar nga policia. Dhe kjo rrit në një farë mënyre fuqinë e shtetit, por dhe stresin e njerëzve të varfër të përfshirë në këtë ekonomi kriminale, që kanë humbur gjithçka. Opozita duhet të jetë tërësisht e qartë, kundërshtuese dhe nuk duhet ti japë shpresë askujt në emër të asaj ekonomie kriminale. Vetëm një politikan pa shtyllë kurrizore, që beson gënjeshtrat që thotë vetë, se me hashash blihen vota, përdor gjuhë të dyfishtë ndaj këtij fenomeni. Siç besonin socialistët në vitin 1996, se po të flisnin kundër fajdeve nuk do ti votonin njerëzit, ashtu dhe Basha duket se ka të njëjtin kompleks. Ndoshta e ka ngaqë është martuar me mbesën e Vebi Alimuçës dhe mbi të gjitha nga fakti se ato fajde i rregulluan jetën dhe të ardhmen në Hollandë. Po uji nuk kalon dy herë mbi të njëjtin gurë.

 

11 komente në “Pse opozita nuk ka një përgjigje të prerë për hashashin?”

  1. @ says:

    Te gjithe politikanet ne Shqiperi jane gati te bejne aleanca me Greqine, Turqine, Ilir Meten, Shpetim Idrizin, Noket dhe Frroket, Hashashin dhe Krimin, mjaft qe te ruajne pushtetin dhe pronat e vjedhura. Pa denimin e hajduteve nuk behet Shqiperia.

    1. Skypion says:

      Jam i detyruar ta them,kete qe do te them,edhe pse,te them te drejten, nuk me ben zemra ta them.
      Nuk mendoj qe analisti yne i nderuar te jete nen efektin e lendeve narkotike,sepse,duket qe nuk eshte perdorues i tyre.Nuk e njoh nga afer,megjithate qartesia ne syte e tij eshte e pangjashme per nje perdorues(per kete konstrast shihni perendimet e shpeshta ne syte e Rames,apo feksjet e ndryshme ne ato te Tahirit).
      E prapeseprape,arsyeja te thote qe,vetem nje i droguar mund te bente nje shkrim te tille…
      Por,nese analisti yne s’eshte i droguar,qe nuk eshte dhe kete e thashe qe ne fillim,atehere si mund te shpjegohet kjo shkarje e madhe “analitike” e nje te regjuri ne keto pune?!
      Une e kam dhene nje,si te thuash,shpjegim.E pranoj qe eshte modest,empirik.Nuk kam bere ndonje lloj studimi.Por, e kam bindje.Ka te beje me coroditjen.Me coroditjen qe ka perfshire te gjithe ata qe jane ne pushtet dhe prane tij.
      Kjo corodi duket,se pari e me shume se tek cdokush tjeter, tek Edi Rama;se dyti,tek mediatiket e tij,cka eshte edhe rasti i analistit tone te nderuar.
      Sepse, as me thoni,c’dreq kuptimi ka,bile, vete titulli i editorialit?!!
      Cila mendje e kthjellet dhe normale mund te beje nje pyetje te tille?!
      Po ka vite,tashme,muaj per muaj,jave per jave,dite per dite,qe preresia e pergjigjes se opozites eshte kaq e prere e kaq prerese!
      Denoncime te pafundme,te diteperditshme,madje edhe te perorshme.Me ze dhe figure.Me emra dhe mbiemra.Me soj e sorrollop.Per cdo krahine,per cdo qytet,per cdo fshat.
      Sidomos,ne Tepelene…
      Aq e prere eshte pergjigja e opozites per hashashin,sa me preresine e saj te perditshme,te cdoorshme,ne cdo ekran,na ka prere edhe neve interesin per kete preresi!
      E megjithate,analisti yne thote ,qe nuk eshte e prere…
      A nuk eshte ky,tregues i padyshimte i nje corodie te thelle?!Sigurisht qe po!
      Corodia e ka arsyet e veta.Jane disa,qe jane thene e sterthene.Por,une po them nje te re:konstrasti!
      Konstrasti mes te edukuarit dhe rrugacit.
      Kontrasti mes shqiptarit europian dhe shqiptarit provincial.
      Kontrasti mes perendimorit dhe osmano-bizantino-levantinit.
      Kontrasti,ne fund te fundit,mes njeriut normal dhe sociopatit,lunatikut,te cmendurit.
      Konstrasti ,pra, mes Lulzim Bashes dhe Edi Rames.
      Shqiptaret po shohin me syte e tyre, po degjojne me veshet e tyre,sesi flet e si sillet Rama ne takimet me qytetare,dhe si Basha!
      I pari,Rama,qe shkakton ilaritet ngado qe shkon me ato batutat bajate e tallese, qe po i trash gjithnje e me shume me ingredient fyes,rrugaceror deri ne pornografi.
      I dyti,Basha,qe me ate menyren e sjelljes se tij te mire,plot edukate dhe qytetari,percjell tek qytetaret e pranishem ne tubime dhe degjesa,respekt;i cili respekt kthehet ne nje vemendje te madhe ndaj cdo fjale qe ai thote.
      Eshte nje kontrast qe po e vuajne keshilluesit e Rames dhe shume nga perkrahesit e tij.Nuk kane ilac per te.Ilacin e vetem,i cili mund te kishte efekt,eshte e pamundur ta kene.Ai eshte ne trurin e Rames…
      Kush eshte ai keshillues,qe do te merrte guximin t’i thoshte Rames te ndryshonte sjellje?!
      Sepse,t’i kerkosh kete Rames,eshte njesoj sikur t’i kerkosh te mos jete ai, qe ai mendon qe eshte,domethene: nje lider i madh…!

    2. xheJ eN Bi says:

      Skypion …

      Nuk na mbushe dot mendjen ne kete koment.
      Ben sikur i kundervihesh editorialit po me ne fund nje vrime ne uje bere.
      Vertet megafonat nga SHQUP-i kane folur e flasin ,kane prure dhe filmime.
      Kane folur me emra e mbiemra,me soj e sorollop,me ze dhe figure,sidomos
      edhe per Tepelenen.
      Por ben sikur nuk e kuptone se per çfare flet analisti yne ?
      Ai nuk mohon se jeni “ngjirur” duke denoncuar hashashin .
      Analisti yne thote se kur Lylzimi vajti ne Tepelene por nuk doli
      te denonconte se ne Tepelene mbillej hashash dhe duhej luftuar ky fenomen .

      Me shume djallezi po i kundervihesh editorialit se eshte nje çoroditje e
      analistit tone. Ai ta shkruan te bardhen mbi te zeze se Lylzimit nuk ja mbajti
      me nder bytha te prekte temen e hashashit se do bejne firo dhe
      ato pak vota qe ka PD-ja ne kete zone.
      Skypion , fjalet e teperta jane fukarallek.

  2. Leg says:

    Basha nuk eshte ndonje gjeni politik, dhe nuk ka ndonje alternative ndaj hashashit.
    Por as qeveria, as opinionistet si ju nuk keni ndonje alternative per ekonomine e shkaterruar te Shqiperise dhe per te ardhurat e pakta te Shqiptareve. Imagjino, e vetmja alternative qe kane shume Shqiptare eshte te robetohen per nje rroge cope-cope duke rrezikuar burgun.

    Legalizimi eshte menyra e vetme per te pranuar realitetin dhe per te ofruar nje rrugedalje per shtetin, kultivuesit, dhe opoziten dhe per te nxjerre jashte loje kriminelet.
    Lufta kunder droges eshte nje iluzion, sepse nuk eshte lufte por problem ekonomik dhe shendetesor.

  3. Inspektori rilindas says:

    Po ai qe vodhi lopen,nuk ka faj fare ,o zoti Mero ?

  4. Emigranti says:

    Zoti Mero, analize e shkelqyer. PD, sali berisha, si kryeminister dh lulezim besha, jane pergjegjesit kryesore, qe lejuan, mbrojten dhe ndihmuane, qe kryeqyteti i droges me emrin Lazarate, te behet modeli i perhapjes dhe kultivimit ne gjithe SHqiperine i kesaje kolere qe demtone shoqerine ne pergjithesi. Ska si te bajne qendrim te prere, se kapot e droges ne Lazarate, dorzoni ne PD, apo teke sali berisha e lulezim basha mernin miliona, Leke nga trafikantet e droges. Kete deshirojne ta rikethene perseri, por ne forma te tjera.

  5. bujari says:

    BRAVO MERO shkrim shume I mire dhe respekte,vazhdo te shkruash keshtu…/

  6. Mersin says:

    Dyshoj se pas kesaj dukurie, mbjelljes se hashashit ne te gjithe vendin fshihet vete opozita, pa perjashtuar pushtetaret dhe te tjere.

    1. shoku says:

      O Mersin vellai, po si ka mundesi, te gjithe ata mbjellin hashash jane socialiste, i ka takuar te gjithe Saimir dhe Edi dhe u paska dhene garanci dhe police qe te jene te qete? Po si eshte e mundur. Ka ndodhur ne nje fshat ne FR ( jug perendim) ku njerzit qe kishte prane Basha kishin fusha te mbjella me hashash dhe kur Basha fliste se ne krye te trafikut ishin Rama, Saimiri, e te gjithe socialistet ata qeshnin nenbuze.
      Apo ne Tepelene (o Zot) c’te shihnin syte, prane tij Basha kishte te tere problematiket qe rrojne ne trafiqe.
      E pra dhe une prej kohesh po mendoj te njejten gje ( qofsha i gabuar), ndoshta jo direkte, por po i nxit, per te marre nxjerre kredo politike.

  7. Mentari says:

    Kur kryeministri eshte Drogist nuk ks si te mos jet qeveri qe ai drejton e gjitha Droge dhe vecanerisht ai Tepelenasi qe eshte minister I mbrendshem nje rrugac qyrrash qe s’eshte as per te ruajtur Derrat dhe jo te drejtoje nje monstri rendi.Basha e ka distancuar hapur dhe qarte vehten e tij po ju dha rasti qe te drejtoje qeverine duke daklaruar qe nuk do te ket lidhje me krimin (Drogen,Trafikun,Vrasjet,vjedhjet dhe korrupsionin) kete Basha e shprehu shkurtimisht duke thene se nuk do tebashkepunoj me krimin? cfar nuk kuptoni ju Bythlepiresit e Edvin Droges dhe e krimit?Ko qeveri eshte ajo qe e bekoj Mustafa Nano ” Aleanca e Qelbesirave dhe e krimineleve” dhe ashtu do te largohe me shqelma/Regresi qe eshte bere ne ekonomine dhe sherbilet sociale qytetareve shqiptare eshte baras me 10 vjet mbrapa.GDP e shqiperise me 2014 ishte 13,400 milione dollar kurse sot eshte 12,200 mulione dollar.O popull injorant e idiot pa ekonomi nuk ka progress,nuk ka zhvillim e nuk ka jetese te mire.Cfar nuk kuptoni ju kur votoni per krimbat e haleve,per idotet,mashtruesit,injorante qe e kane emrin PSSH dhe LSI.Keto jane regresi I shqiperise,keto jane shushunjzat antishqiptare.Ngrihune o Jugiste Psikopate,o vemje Staliniste e Sperme difektoze Enveriste dhe I shqelmojeni keyto halite jashte qeverise dhe shtetit shqiptar po qe se ju kerkoni pune,servise sociale pa korrupsion drejtesi dhe nje vend pa krime,droge,trafikime etj.Keto I rializon vetem Lulzim Basha ,vetem ai qe kur ishte ne kabinetin e qeverise shqiptare shkelqeu ne cdo ministry duke bere detyren e tij me perkushtim e ndershmeri,vetem ai ju siguron ju Progresin,te ardhmen per ju e femijet e tuaj kurse te tjeret jane mashtruesa e stanit te aleances se qelbesirave.

  8. bledi says:

    pse nuk i botoni postimet e mia .apo une nuk i boj fresk MEROS DHE EDVIN LEGENIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje