Rama pranoi reformën që refuzoi Nano dhe Berisha: Tani s’ka më kthim pas!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ngjelaNga Spartak Ngjela

Në Shqipëri ende nuk kuptohet dot politika moderne.

l.

Kjo është arsyeja që perëndimorët nuk e luajnë dot shahun politik me udhëheqësit ose liderët shqiptarë.

Shqipëria hyri në rrjedhën e politikës perëndimore pas rënies së komunizmit hoxhisto-punist në Shqipëri, por shkolla politike shqiptare ishte vetem egoistike dhe e ndërtuar sipas modelit provincial dhe të pa kulturuar që krijoi Enver Hoxha. Kjo shkollë në fakt mbeti krejt e paartikuluar demokratikisht dhe e vobegtë në artikulimin modern perëndimor: jashtë humanizmit dhe racionalizmit.

Por kështu është edhe sot. Me të njëjtin model, sipas ngërçit artikulues të liderëve ish komunistë, qe u grisin nga koha dhe do të grisen nga antikorrupsioni: Sali Berisha, Fatos Nano, Aleksandër Meksi, Servet Pëllumbi, dhe një arradhë e gjatë socialistësh dhe demokratësh të shkollës hoxhiste të një politike mesjetare nuk dhanë dot asgjë në modernizimin e politikës shqiptare, sepse ishin të paartikuluar.

Po kryeministri aktual Edi Rama?

Edhe ky, i paartikuluar eshtë në nivel të lartë perëndimor, por shumë më lart nga aradha ish komuniste që unë përmenda më lart. Rama e kuptoi me intuitë që duhet të mbështesë reformën shqiptaro-amerikane në Shqipëri. Por në këtë pikë duhet të ketë shumë kujdes, se amerikanët nuk kanë shkelur asnjë marrëveshje, dhe nuk afrohen kurrë më me atë që nuk i respekton marrëveshjet. Politika amerikane ia kërkoi me ngulm edhe Nanos edhe Berishës Reformën në Drejtësi, por ata nuk e pranuan kurrë një marrëveshje të tillë: kurse kjo reformë, duke reformuar drejtësinë shqiptare në strukturën racionale perëndimore, për herë të parë, do të krijojë pa dyshim fillimin e artikulimit perëndimor në Shqipëri. A do ta çojë deri në fund Rama këtë?

Mendoj se po, sepse nuk mund të ketë më kthim mbrapa: është kushtetuta e re tani që pengon çdo lëvizje politike antireformë.

ll.

Sot Shqipëria është në qendër të politikës amerikano-gjermane në Ballkan dhe politika perëndimore dihet se është interes. Interesi amerikan në Shqipëri, është shumë i madh. Tani ky ka marrë trajtën e normës kushtetuese, dhe të gjithe ingredientët kundërshtues të Saliut, janë në dëshpërimin që iu vjen nga falimenti.

E gjithë aradha plitike e Sali Berishës, pas kushtetutës së korrikut, është e falimentuar. Nuk ka asnjë forcë që ta shpëtojë, sepse në politikën amerikane kjo aradhë është etiketuar me fakte si antiperëndimore, përkatësisht antiamerikane. Ne fakt antiamerikanizmi Berisha tani është i vjetër, kurse, aktualisht, filozofia e tij tipike orientale e zhvilluar në Shqipëri, dhe ai si mbartës klasik i saj, është shumë më në rrezik individual tani, kur forcat antiorienrale në Amerikë duket se do jenë në ekspansion në të gjithë rrafshin e spektrit të politikës dhe interesit amerikan…

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

26 komente në “Rama pranoi reformën që refuzoi Nano dhe Berisha: Tani s’ka më kthim pas!”

  1. vaso says:

    Te kuptoj,nuk do te thote se do shpetoj.

  2. Dean says:

    A mundet dikush të më shpjegojë se çfarë do të thotë “Aradha”?!
    Faleminderit kujtdo që e mer mundimin!

    1. Kujtim says:

      Radhen e ka Saliu te qeroet ta mar zoti bashk Bashen mendje femijen

    2. Kujtim says:

      Radhen e ka Saliu te qeroet ta mar zoti bashk Bashen mendje femijen,,,,,,.qe nuk do te miren e ketij populli

    3. Fjalori shqip-shqip says:

      ARADHE f. sh.
      1. hist. Repart partizan më i madh se batalioni gjatë Luftës Nacionalçlirimtare; njësi e madhe ushtarake. Aradhe partizane. Komandant i aradhes.
      2. fig. lart. Armatë; radhët e para, pararojë.

      1. Dean says:

        Faleminderit për shpjegimin.
        Gjith të mirat!

      2. spartaku says:

        Me te thene te verteten,tani po e degjoi kete fjale “aradhe”.Edhe ne fomracionet partizane nu ka ekzistiuar.

    4. Krio says:

      Radhe rjesht. Aradhe esht greqisht

      1. Dean says:

        Faleminderit
        Gjith të mirat!

    5. shqipe says:

      Rresht,a ven’ ne radhe!…

  3. @ says:

    Mbeti duke “artikuluar” dhe ky avokati i Temes, por nuk duket se ka bere shume “xhiro”.

  4. Shqiptari i ILIRISE. says:

    A-rradhe,do te thote:Pa rradhe.
    Kur disa emrave apo mbiemrave i vihet para zanorja a,merr kuptimin e kundert.P.sh politik-apolitik.tipik-atipik,simetrike-asimetrike etj.
    Nuk ka nevoje te me falenderosh se e di qe tani do fillosh te shash avokatin.

  5. Selim Rroshi says:

    E pranoi dhe ra dhe vete brenda Shqiperia ne vend numero. Dhe Nano e Berisha ne parim sqene kunder po ja qe qe ne kohe tyre dhe sot Shqiperi a ne vendnumero.

  6. Ben Dibrani says:

    Kemi anglezet kundra Spartak, dhe me ardhjen e Trump asgje me nuk do jete si me pare.
    Zoti e ndihmofte Shqiperine!

  7. Bostonian says:

    Aradha dote thote grup I shkeputur.

  8. Beni says:

    Do te thote rruga….. Rruga e ndjekur

  9. titi says:

    Po hape nje fjalor te gjuhes shqipe, se nuk behet qameti!

  10. taketaku says:

    Jepi ore Taku se te pret Carapuli per te te dhene ato 3 mije eurot cdo muaj.

  11. Dean says:

    Djema?! Faleminderit të gjthve për mundimin.

  12. Lpl. says:

    Jini duke e mesuar bukur beji presjon me bashkimin kombetare , me terrorizmin , me drogen , me Rusine , se Evropa eshte e frikesuar dhe na pranon vetem ketu edhte dakort Rama e Thaqi si dy gankstere ordinere .Evtopa ben lufte dhe paqe me Rusine kurse Shqiptaret do mbesin te izoluar dhe si rrune kush bolet per ne , shko avokat pi ndonje kafe se dje per kete pune se ska boje qe i mbulon budalleqet e Rames .Ky eshte presjoni qe aplikoni ju ne mendjen tuaj , dhe ne kete radt Evtopa qe ju nuk e njihni se atje ka burra qe nuk merren me presjone , por me arsytime dhe llogjike ne kedhtu rastesh nuk perulen para kercenimeve por te kunderpergjigjen me izolim .Nuk eshte pengesa vetingu si doni tja shisni Shqiptareve ju , por Rames i kane vene vizen si i pa afte barbare e mashtrues eshte i djegur vetem se qendron kote ne ate post Evropa don njerez serjoze ,dhe jo keshtu qe bejne rtolin e halabakut .

    1. spartaku says:

      Lpl! Me qe je ti serioz,do te vem ty kryeminister,dhe o dhite fare o nxire ne drite bashk me Saliun tend,siç e kini bere deri tani.Keshtu ka lezet,shqiperia katrahur,dhe jo ashtu si do amerika dhe europa.

  13. Lpl. says:

    Me fal mire qe Meroa paska heqe ate komunikaten qe kishte bere Rama dje se ishte e argument i dobet dhe shprehje e injorances qe ka si Kryeminister .

  14. Mentari says:

    Ky Spartaku I Ngjeles me kujton filmin High Plain Drifter kur ai Tartabiqi behet Major I atij qyteti qe I detikohet Filmi me artistin kryesor Clint East Wood.Eshte taman kopje e keqe e atij Tartabiqi.i shemtuar ne mendje e figure.

  15. Phoenix says:

    Ne fakt edhe Ngjela i asaj shkolle eshte, pavaresisht se ka jetuar ne hijen dhe jehonen e dy boteve. E them kete se shkrimet i ka te kauerdisura me presion dhe hakmarrje. Ashtu si pjesa me e madhe e komentuesve qe nuk merren me ate qe thote, por me personin. Ndersa hakmarrja me e madhe eshte nderrimi i elitave dhe hapja rruge e te rinjve, por kjo duket e veshtire pa nje drejtesi me D te madhe. Mendoj se simbolikat e Blushit flasin pikerisht per kete gje. Keta nuk ikin pa snajper, apo votohen edhe pas vdekjes. Kjo nuk eshte e drejte. Shqiperia eshte ende shume e izoluar dhe e varfer ne kuptimin politik dhe demokratik.

  16. shqipe says:

    EDI RAMA
    Los shah diplomatik
    edhe kurre s’e humb shpresen!
    Ball per ball,fiton pa frike
    dhe t’u fale mbrtereshen!

    Te fitosh pa mbretreshe?!
    Kjo nuk ndodh as me karpovin!
    Eshte njesoj,si t’i zesh bese
    Detit,pa dit dhe notin!…

    Ky eshte Rama i vertete
    Ne fushen e shahut,mister!
    Zoti vet e djalli vet,
    Kap dhe s’kapet mat,nje here.

  17. Petro says:

    Me fjalet e cunit te bllokut nuk shkohet as ne wc.Njeri pa kolone vertebrore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *