VIDEO/ Hillary Clinton bashkohet me përpjekjen për rinumërim votash, por ja çfarë thoshte para zgjedhjeve

27 Nëntor 2016, 18:50Bota TEMA

Një zyrtar i fushatës zgjedhore të ish-kandidates demokrate për Presidente, Hillary Clinton bëri të ditur se do të marrë pjesë në një rinumërim votash, që ka ndërmarrë ish-kandidatja e Partisë së Gjelbër, Jill Stein në shtetin qendror të Uisconsit.

Juristi i fushatës së zonjës Clinton, Marc Elias u shpreh të shtunën në faqen Medium.com se vendimi vjen pasi fushata e zonjës Clinton, mori qindra kërkesa për ta bërë një gjë të tillë. Zoti Elias konfirmoi se kërkesat e bindën fushatën që të fillojë të mbledhë informacion nëse kishte pasur “ndërhyrje nga jashtë” në rezultatet e zgjedhjeve të 8 nëntorit.

Elias tha se fushata do të merrte pjesë edhe në rinumërimet në shtetet be Miçiganit dhe Pensilvanisë, nëse vendoset për ato rinumërime.

Fitorja e zotit Trump, u bë e mundur në mënyrë të konsiderueshme falë fitoreve të ngushta në Uisconsi, Pensilvani dhe Miçigan. Zoti Trump i fitoi ato tre shtete me vetëm 107,000 vota.

Zonja Stein depozitoi një peticion të premten për të kërkuar një rinumërim të votave në Uisconsi.

Shteti duhet të respektojë afatin e 13 dhjetorit për të përfunduar rinumërimin.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump e quajti një “mashtrim” dhe u bëri thirrje votuesve të pranojnë rezultatin dhe të shohin nga e ardhmja./ VOA

6 komente në “VIDEO/ Hillary Clinton bashkohet me përpjekjen për rinumërim votash, por ja çfarë thoshte para zgjedhjeve”

  1. sycilietta says:

    mosssssssssssssssss! dolen serish shurrat shqiptare te televizioneve!

  2. sycilietta says:

    mosssssssssssssssss! dolen serish shurrat shqiptare te televizioneve!!

  3. sycilietta says:

    mosssssssssssssssss! dolen serish shurrat shqiptare te televizioneve!!!

  4. daku says:

    Kjo eshte me plere se Monika Likes.

  5. Loran shenu says:

    Ik mi llum se je ber simedi rama ne 2011 ke dyret e ristanit ke kqz

  6. Kapter Jari nga Presidenca, gjysmak nga trute dhe fiziku says:

    Kete corbe te qelbur dhe te ndyre e gatuan Familja Klinton dhe lobi qe i rri nga pas ku kane shpenzuar miliona dollare dhe pa qene ata ne pushtet nuk mund te marrin ata cfare kane “falur” dhe fitimet e munguara etj. etj.
    Do te gjejne qenin e ngordhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje