104-vjetori i Pavarësisë/ Rama: Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithë etërve themelues të shtetit shqiptar!

28 Nëntor 2016, 09:00Politika TEMA

Shqipëria feston sot 104-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Me rastin e kësaj feste, në të gjithë vendin janë parashikuar disa aktivitete.

Ndërkohë, me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama uroi të gjithë shqiptarët.

“GËZUAR DITËN E PAVARËSISË! Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithë etërve themelues të shtetit shqiptar! Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo ku jetojnë!”

Shqipëria u shpall e pavarur në Vlorë, më 28 nëntor 1912, nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

2 komente në “104-vjetori i Pavarësisë/ Rama: Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithë etërve themelues të shtetit shqiptar!”

  1. tfgs1 says:

    Crapekuq,me 90% tourkoalvanoi kai tourkotsamides,me 850 xhami e 150 teqe ,5000 koke mujahedine etj,si mund te pretendohet per PAVARESI nga turqit!!!??

  2. sofia says:

    Pse kaq e varfer gazeta sot?! Apo eshte Dita e Pavaresise dhe nuk duhet te komunikohet me njerezit. JU UROJ GEZUAR DITEN E PAVARESISE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje