Basha e Berisha zgjedhin të nderojnë veçmas pavarësinë e çlirimin e vendit dhe bëjnë thirrje për bashkim

28 Nëntor 2016, 11:15Politika TEMA

Shqipëria feston sot 104-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Sikurse pritej, opozita ka zgjedhur të kujtojë veçmas pavarësinë, duke zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputeti Sali Berisha në shenjë respekti kanë nderuar të rënët e luftës. Pjesë e homazheve kanë qenë edhe eksponentë të rëndësishëm të PD-së.

E gjithë Shqipëria, ashtu si edhe trevat shqiptare e diaspora, festojnë sot ditën e Flamurit. Sheshet e qyteteve janë zbukuruar me simbole kuqezi dhe gjatë ditës rrugët janë mbushur nga qytetarë në kuadër të aktiviteteve të organizuara.

Menjëherë pas ceremonisë, kreu i PD-së, Lulzim Basha dha një deklaratë të shkurtër për gazetarët. Teksa uroi për festën e Flamurit gjithë shqiptarët, pohoi se Shqipëria duhet të jetë vendi ku kthehen shqiptarët dhe jo largohen.

“Ju uroj shqiptarëve kudo që janë të gjitha bashkatdhetarëve Gëzuar 28 nëntorin! Ta nderojmë këtë ditë duke u bërë bashkë, duke e bërë Shqipërinë një vend ku kthehen dhe jo largohen shqiptarët.”, tha Basha.

5 komente në “Basha e Berisha zgjedhin të nderojnë veçmas pavarësinë e çlirimin e vendit dhe bëjnë thirrje për bashkim”

  1. durresi says:

    diten e flamurit e festojne ne tek varrezat e deshmoreve.
    Idioter, injorante dhe njerez te keqinj nga thellesia e shpirtit. E kane percare kete vend vetem per arsye personale.
    Mallkuar qofshin.

    1. Raimond vlonjati says:

      Basha duhet te largohet nga PD , ai esht njeri i Sorosit

      Basha esht nje minues i sistemit tone demokratik ,sepse ai ben lojen e te majtes duke qene ne krye te te djathtes

      Patjeter te gjithe demokratet duhet te kerkojne kargimin e Bashes , jo vetem nga kreu i PD-se , pir edhe nga anetar i PD

  2. Fatosi-kosove says:

    Rroft Lazarati lulooooooo,kjo eshte festa e juaj- “demokrateve”.

  3. shoku says:

    Ju zente mallkimi i te gjithe shqiptareve qe rane per liri dhe demokraci.
    Jeni TUPRI DHE JASHTEQITJA E KETIJ KOMBI.
    Njerez qe nuk keni nje dite clirimi ( PIKA MU NE KOKE)
    Po Kaci tamam i ZI ishte? ( e kuptoj inatin qe me Ramen dhe me p.s), por dita e clirimit nuk eshte e Rames apo e p.s, por e gjithe vendit.
    PESHTYJINI PO I PATE RRUGES.

  4. Kola says:

    Bashkim me keto plehra antishqiptare!!! Mos e dhente zoti. Cblokoni Vetingun zagare se te tjerat i di drejtesia qe do vije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje