Basha e Berisha zgjedhin të nderojnë veçmas pavarësinë e çlirimin e vendit dhe bëjnë thirrje për bashkim

BashaShqipëria feston sot 104-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Sikurse pritej, opozita ka zgjedhur të kujtojë veçmas pavarësinë, duke zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputeti Sali Berisha në shenjë respekti kanë nderuar të rënët e luftës. Pjesë e homazheve kanë qenë edhe eksponentë të rëndësishëm të PD-së.

E gjithë Shqipëria, ashtu si edhe trevat shqiptare e diaspora, festojnë sot ditën e Flamurit. Sheshet e qyteteve janë zbukuruar me simbole kuqezi dhe gjatë ditës rrugët janë mbushur nga qytetarë në kuadër të aktiviteteve të organizuara.

Menjëherë pas ceremonisë, kreu i PD-së, Lulzim Basha dha një deklaratë të shkurtër për gazetarët. Teksa uroi për festën e Flamurit gjithë shqiptarët, pohoi se Shqipëria duhet të jetë vendi ku kthehen shqiptarët dhe jo largohen.

“Ju uroj shqiptarëve kudo që janë të gjitha bashkatdhetarëve Gëzuar 28 nëntorin! Ta nderojmë këtë ditë duke u bërë bashkë, duke e bërë Shqipërinë një vend ku kthehen dhe jo largohen shqiptarët.”, tha Basha.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...