Deklaratat pikante të Merkel në takim me Ramën dhe një “thumb” për opozitën e Bashës

28 Nëntor 2016, 19:30Politika TEMA

Qeveria gjermane ka zbardhur fjalën e kancelares Angela Merkel, pas takimit që ka mbajtur me kryeministrin Edi Rama.

Në deklaratën e saj vlerësohet puna e bërë nga qeveria shqiptare.

“Ne sot mund të themi se se Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht gjatë viteve të fundit dhe se janë bërë reforma të rëndësishme, të cilat duhet të vazhdojë të ndërmerren. Komisioni Europian ndjek zhvillimet e vazhdueshme në Shqipëri dhe ka pranuar, gjithashtu, këtë progres në raportin e fundit të vendit. Dua të përgëzoj përzemërsisht Kryeministrin Edi Rama për këto hapa përpara”, thuhet në deklaratën e Merkel.

“Tani natyrshëm, duhet  të vazhdojmë së bashku këtë rrugë në këto piketa të rëndësishme. Komisioni Evropian ka identifikuar pesë prioritetet. Kjo përfshin ndër të tjera zbatimin e vazhdueshëm të kësaj reforme gjyqësore. Por sigurisht përfshin luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë kontekst, nevojiten masa të përhershme në rendin e ditës, dhe kjo është pohuar edhe nga  Komisioni Evropian”, vijon më tej ajo.

Merkel ndërkohë ka edhe një thumb për opozitën, në lidhje me përdorimin e konflikteve të brendshme politike:

Unë besoj se ne mund të themi në përgjithësi se tashmë më e rëndësishmja është bërë. Ai qe i sheh konfliktet e politikës së  brendshme, e di se duhet shumë forcë dhe kurajo për të ecur përpara në këtë rrugë. Ne do të flasim më në detaje rreth asaj se si Gjermania mund të ndihmojë për të siguruar qe perparimi ne kete rrugë te mund te zoterohet me sukses”.

8 komente në “Deklaratat pikante të Merkel në takim me Ramën dhe një “thumb” për opozitën e Bashës”

  1. kashi says:

    te lumte goja
    te shpresojme qe vitin tjeter do te jesh perseri kancelare
    sepse vetem me ty do te kapim europen

  2. Bardhi Tolabi says:

    Zonja Merkel!
    Duhet te mesosh dicka kur te flasesh per qelbesirat antishqiptare,por qe maskohen si properendimore dhe ” si te pergjeruar” per popullin e vuajtur Shqiptar,te cilin e kane vjedhur dhe tradhetuar,si pershembull Sali Berisha dhe klani i tij tradhetar e mafioz:”Nuk do t’ja dije haleja nga pordhet”,thote populli yne per te te tillet,prandaj dhe ju keshtu duhet te flisni per ta,troc dhe konkretisht.Mos u bej merrak se,nuk ta marrin per ters,se jane hale dhe nuk pyesin per “nder”…Thuaji se hekurat te presin,o Sali dhe ne e dime kete,prandaj nuk e pranon “Vetingun”,prandaj do i celim negociatat me Shqiperine…

    1. Peco says:

      Dmth, zonja Merkel duhet te konsultohet paraprakisht me ju, i nderuari Tolabi, para se te marre nje vendim per Shqiperine? Interesante kjo. Cfare fati do te kish qene per Gjermanine, sikur zonja Merkel te keshillohej paraprakisht per vendimet e saj nga nje individ si Ju,me vlera intelektuale kaq te spikatura, Zoti Tolabi!
      Eshte per t’u pergezuar gjithashtu edhe gazeta Tema, e cila ka aftesine e rralle te zbuloje edhe kete veti te karakterit te zonjes Merkel, si nje thumbaxheshke e thekur….
      Ah te zeste ne, thuaj!!!!

  3. Bushi says:

    Zonja Merkel! Me deklaratat qe ke bere bashk me kryeministrin shqipetar Edi Rama,populli shqipetare te falnderon dhe te jemi mirenjohese,se po e mbeshtet ne situata shume te veshtira te krijuara nga antishqipetaret e pd-ke Sali Berishe ,Lulezim Basha e kompani.Kemi besim se ju do jeni protogonistja kryesore per te shkuar shqiperia drejte familjes se madhe te europes.Po te jete per pd-ke dhe ata qe udheheqin kete parti terroriste,as per njeqind vjete nuk shojme ne BE-n.

  4. Lpl. says:

    Gozhde traut mor , cfare thumbi , mire se gazetaret e kapen , por komentuesit sa shpejt e kapen kete sponde te Merkelit , gje e cila Merkel flet thjedhte pa sponda.

  5. Avokati says:

    Thumbi per opoziten ishte “T’fala sandrit” s suksese ne jete o shokuuuuu shu

  6. Bledar says:

    O DEVOLLI KOK BOLJA KU JE BRE PANXHAR PE PROGRI.

  7. intelektuali says:

    HAPI SYTE DHE ME MIRE TREGO “TE VERTETEN” O MERO BAZE SE “PARTIZANI” I ENVERIT EDI RAMA U LARGUA ME BISHT NE SHALE NGA BETJEA ME GJERMANET E MERKELIT

    Hapi syte dhe zgjet veshet o gazetari Mero Baze qe te mos ushqesh enveristet ne gazeten TEMA me “Luge te Zbrazet” te cilet tani jane tejet te depresionuar nga publikimi i triskes se antarsimit te Nexhmije Hoxhes ne Partine Fashiste, 5 vjet me vone pasi ishte shpallur si antare e Rinise Komuniste ne moshen 15 vjec.

    Hapi syte o Mero Baze se lajmet e keqia nuk i do kush ne Shqypni, por keto mallkime qe po i vijne Vatanit nuk jane produkt i ARMIKUT te Kllases, por i Mafies se Kuqe me pushtet qe la pas Enveri me Nexhmijen per ta mbajtur Shqypnine si nje CIFLIG feudal, larg Botes Demokratike duke e kamufluar kete veprimtari antishqyptare me lloje-lloje Vettingjesh dhe fintesh te tjera te Partise se Punes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje