Jeta luksoze e Fidel Kastros: 20 vila, ishull privat, jaht dhe dashnore pafund (dhe deklaronte se jetonte me 20$ në muaj)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ai deklaronte publikisht se jetonte me 20 dollarë në muaj dhe e përçmonte jetën luksoze dhe borgjeze.

Por, ndërsa në publik shfaqej si një revolucionar idealist, në të vërtetë Fidel Kastro bënte një jetë super luksoze.

Në kohën që Kuba ishte e zhytur në varfëri dhe mjerim, Kastro kishte 20 vila në Karaibe, përfshi një ishull privat që e vizitonte me jahtin e tij, dhe dashnore pafund, duke qenë se ishte një feminist i çmendur.

Mes dashnoreve përdoren emra të tillë si aktorja Gina Lollobrigida, e deri tek një kërcimtare minorene, që thoshte se ai tymoste duhan edhe gjatë seksit.

Fiksimi i Kastros pas seksit i kishte dhënë nofkën “kali”: Ai pëlqente femrat kubaneze të çdo ngjyre dhe prejardhje.

Ai i tha një gazetari se fiksimi i tij pas seksit e kishte larguar nga Kisha Katolike, teksa në Havana thuhej se sa herë bënte seks, ai i mbante çizmet veshur, pasi ‘armiqtë mund të godisnin nga momenti në moment’.

Kastro kishte dashnore edhe në moshë të thyer, teksa përdorte viagra.

Dashnoret e tij të preferuara ishin përkthyeset dhe stjuardesat.

Ish-truproja i Kastros për shumë vite, Huan Reinaldo Sançez, ka shkruajtur një libër për jetën e tij sekrete.

Sipas tij, Kastro ka një pasuri që i kalon 100 milionë sterlina.

Sançez shkruan se teksa kubanët mezi siguronin bukën e përditshme, Kastro peshkonte në ujërat e kristalta të ishullit të tij privat. Njësoj si Luigji XV.

Ai shkruan se ky ishull privat ishte si Kopshti i Edenit, teksa në të e vizitonin edhe miq të famshëm, si shkrimtari Gabriel Garsia Markez.

Raportohet se ai ka pasur edhe një minierë të vogël ari.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/fidel-20-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/fidel-20.jpg","attachment_id":"589202"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/fidel-1-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/fidel-1-1.jpg","attachment_id":"589197"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/fidel-4-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/fidel-4-1.jpg","attachment_id":"589199"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/fidel-2-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/fidel-2-2.jpg","attachment_id":"589201"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/fidel-3-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/fidel-3-1.jpg","attachment_id":"589200"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/fidel-5-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/fidel-5-1.jpg","attachment_id":"589198"}]
        
        Loading...
        

9 komente në “Jeta luksoze e Fidel Kastros: 20 vila, ishull privat, jaht dhe dashnore pafund (dhe deklaronte se jetonte me 20$ në muaj)”

  1. Qarri i zigurit says:

    Si puna e bllokut dhe gjakut te femijeve qe pinte enveri.
    Malina propagandistike perendimore nuk la pushuar per 60 vket duke shpifur per te.
    600 atentate. Embargo cnjerezore.
    Perse i trembeshin ketij diktatori?????
    Se ti mero di cdo gje. Je shume bythe e squt. Me pergjigjesh dot pse i trembesh nje superfuqi nje ishulli te vogel socialist?????
    He mo mero sharlatani

    1. jakaloqejakako says:

      Mire e ke Qarri. Keto qajn hallin ne legjendat qe qarkullojn per Fidelin.
      Fidelin e njeh e do ta njoh historia per karizmen e idete e tij, normal ka pro e kunder, sic ka prodhuar cdo sistem ne kete bote viktimat e tij. Ne kohen e salit u vra nje popull at’here cfare ndryshimi ka nga diktatura, te pakten dihet ne diktature po fole dihet ku shkon, me Saliun flit e kerko drejtesi e sta var njeri. Po mos hidhni syt larg shihni keto Kardelat tane qe per 25 vite kan vene pasuri 100 fishin e Fidelit, dhe historia as qe do i njohe. Ndonje liber nga ndonje bythlepires po gjetet ne shqiperi me shum jo.

  2. E.F says:

    E ce donte ishullin privat Fideli se ja keni Q.R fare me kto lloj skupesh dhe foto qe skane asnje lidhje me artikujt. E gjithe Kuba me logjiken e diktatures ishte ishulli privat i Kastros kshu qe skishte nevoje per ishull sekret.

  3. Zapata futbollisti, jo kryengritesi says:

    Po ,po eshte e ” vero” nje nga keto vila tek ishulli sekret i Robinsos Sanço Panço Kruzos e merrnja une me qera çdo vite me 31 shkurt deri me 36 gusht , ndersa “villat” e tjera qe ngaleshin i merrte Karitasi per te strehuar Sirianet e shpetuar nga genocidi Sudian-an. Ndersa Brixhiden Abra Kadabra Bardo-in me shishe vere bordo ne dore e gjenje ç’do darke tek semafori i dyte djathtas ketheses se shtate te autostrades se shtate te ishullit sekret duke pritur EL KASTORIN qe te vinte ne takimin e rradhes !!!!!!!!!!!!!!!! Eh ju shpelafte matruklla juve me keto lloj lloj barcaletash te sajuara nga mendje perverse psikopatesh ;

  4. Fjala shqipe says:

    Tema!
    I keni ngaterruar shifrat mbi pasurin e Kastros
    Shifrat e “sakta”jane me poshte
    100 billion pounds pasuri
    5 ishuj private
    5 miniera floriri
    2 vendburime squfuri
    5 shtepi publike
    Me dhjetra wc dhe keshtu me radhe

  5. elton says:

    Po kush ka me shume luks? Trumpi apo kastro?

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Qenkan turr komunistet me vrap
    Po pse more capacyle nuk rronin dhe rrojne edhe sot si mbreter bllokmenet
    Dhe nexhmija thoshte kam rrojt me 11 mije leke ne muaj.
    Po me ca lekesh i coi femijet e liljanes ne kube
    Zoti marrte hak.
    Po sa shume ka rrojt ky ndyresira.

  7. Sit back and relaks says:

    Mero, ja ke qr me ket artikull, e ke bo gazeten si ato faqet e facebook qe nxjerrin lajme te tipit hillari eshte robot apo alien dhe e verteta ka vdekur. Mire njerzit nuk jane te afte te dallojne lajmin idiot nga ai normal po te pakten ndihmojini ju gazetaret duke bere filtrimin e lajmit e jo duke lene te kaloje lloj lloj idiotlliku ne publikim. Nuk jane me idiote njerezit Mero, sigurisht ka nga ata te “persekutuarit” e enverit qe hane qofte e pine birra ke tymi rruges kavajes e pas nja tre gromesimash i mushin menjen njoni tjetrit qe enveri ka cu kamiona me flori ne zvicer. U bone 25 vjet se morem vesh a kishte apo jo llogari bankare byroja politike dhe enveri ne zvicer.

    1. Haaaaa says:

      Enverit t’i hani mune,se Berisha dhe kelyshet e tij kane pasuri 100 here me shume se TRUMP-i!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *