Koço Kokëdhima “kërcënon” Ramën: Revolta e të varfërve dhe të papunëve po afron, do na ndihmojë Trump

28 Nëntor 2016, 19:13Politika TEMA

Koço Kokëdhima ka bërë një shënim me rastin e 28 nëntorit.

Ai thotë se shqiptarët sot janë gati për revoltë:

“Të dashur miq, me rastin e 28 nëntorit, ju ftoj të nderojmë me përulësi të gjithë luftëtarët, heronjtë dhe dëshmorët e popullit tonë në breza, që u sakrifikuan për lirinë, pavarësinë dhe flamurin e Shqipërisë, për idealin, gjuhën, kulturën, trojet, dhe identitetin tonë kombëtar, të nderojmë Ismail Qemalin me shokë dhe Vlorën tonë të dashur e heroike.

Sot, në këtë ditë të shënuar, duhet të pranojmë me keqardhje të madhe se, Shqipëria këto 25 vite, u sundua prej kastave të korruptuara, të paafta e mizore, të cilat, më së fundi dhe nën trysni, gërryen sovranitetin e Republikës sonë të pavarur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë mbështetur vazhdimisht përpjekjet dhe luftërat e popullit tonë për liri dhe pavarësi. Prandaj jam shpresëplotë se, Presidenti i zgjedhur Donald Trump, do e ndihmojë Shqipërinë në këtë moment kyç të historisë së saj.

Shqipëria do luftojë si kurrë më parë, për tu çliruar nga diktatura e skamjes, injorancës, paaftësisë dhe padrejtësisë, nga tirania e korrupsionit dhe hashashit. Do luftojë për të vendosur republikën demokratike kushtetuese, të pavarur e sovrane, për të kthyer shpresën dhe besimin, punën, dinjitetin e mirëqenien te rinia dhe qytetarët.

Duket sikur e keqja ka triumfuar përfundimisht, por kjo nuk është kështu. Populli po zgjohet. Rinia po ndërgjegjësohet. Të varfërit, të përbuzurit, të papunët, të harruarit, të palumturit po ngrihen. Revolta e tyre do e thyejë kastën që po shkatërron jetën dhe ekzistencën e qytetarëve tanë. Ja vlen të luftojmë. Të fitojmë mbi frikën e pamundësinë.

Rroftë Shqipëria”, shkruan Kokëdhima.

13 komente në “Koço Kokëdhima “kërcënon” Ramën: Revolta e të varfërve dhe të papunëve po afron, do na ndihmojë Trump”

  1. qiqiqiqiqiqiqiqqi says:

    Po !
    E vertete KOKEDHIM (Dhjere) !
    Ti, si me i varferi qe nuk paguan rrogat e punonjesve te tu nga qe nuk ke para, DO TE JESH UDJHEHEQESI!
    Ptu rrace KURRVASH dhe PUTANELLASH!
    Ndyresirat e KOMBIT!

  2. lush perpali says:

    koqo, i ke te gjitha te paguara, vetem hajde dhe tako Trump please!

  3. saranda says:

    Shkruan barba kocua…,Shqiperia keto 25 vjet,u sundua prej kastave te korruptuara, te paafta e mizore, te cilat,me se fundi dhe nen trysni, gerryen sovranitetin e Republikes sone te pavarur”. E cuditshme ,si ka mbijetuar, rritur e zhvilluar ky bisnes i barbes ne kete Shqiperi te tille ?. Te thuash, zotesi hyjnore e tij, shume,shume pak e besueshme,te thuash trashegimi financiare ndoshta si ish sek.i BRPSH, prape e pabesueshme ,atehere me e mundshmja ,pjese servile e kastave,pjese e aftesise mizore te tyre. Cfare morali ka ky qe u ben thirrje te varferve per revolte ?Sa strehe e ngrohte i duket barbes streha e “gerryer e sovranitetit”.Shqiperia ka qene ,eshte ,e do te jete mire ,po qe barba mire. Sje i pari qe mendon keshtu barba, por je shume i vonuar qe te besohesh.

  4. Alex says:

    U qua klyshi rus per protesta. .

  5. hahaha says:

    Pse jane kaq rrota kkk keta himarjotet ky kkk fol percart disa te tjere e mbajn veten per “greke” se dine disa fjale gjysma-gjysma greqisht te tjere bole bejn mercenarin se ju duket vetja dicka me e “mire” nga te tjeret ceshte ky Kromozon i shtrember qe zoteron ne Himare me siguri kopila te sjelle aty nga Sulltanet dhe bashkepunetoret e tyre Kisha greke

  6. Remi says:

    I shkreti koqo, ka ikur nga mendt, i duket vetja Tramp. ik o trap!

  7. Kush ta shkruajti Koco Ziu
    Beni Blushit apo Saliu
    Apo Profesor Islami
    Qe luajte nga istikami
    Koco me tama te madhe
    Pse s`degjove zilet labe
    Qe ta merrje shtruar ate valle
    Si ske turp Koco Kardhashi
    Ti je arkitekt hashashi
    Nje jete puntor pa paguar
    Leninist i revoltuar

  8. timo says:

    Paradokse!!! Milionerët hajdut të shqipërisë, koçokokëdhimët po flasin për të varfanjakët. Paturpësia ka përfshirë hapësirën. Pasi e rropën këtë popull flasin për drejtësi ndaj tij. Kjo botë u çthur,o prapësi…

  9. Voica says:

    Gam – gam style…

  10. Londer says:

    Po ti mor plehèr luftove ne parlament per legalizimin e hashashit dhe tani rrin e shan e baltos. Ti nuk ke faj sepse familja jote krejt me pasaport diplomatike kurse familje shqipetare ka vite qe nuk takojne femijet e tyre ne emigracion. Perfundimisht ti je dick head, prick dhe plehèr

  11. Nada says:

    Kokedhima eshte i vemtmi njeri qe i dha rendesine dhe perkushtimin e duhur te pakten per nje urim te denje festes te Pavaresise. As u ndje si feste sepse keta nuk jane atdhetar, jane njerez qe e duan me interes kete vend. Z.Kokedhima jeni nje njeri vizionar dhe i vemit njeri qe mund ta permiresoj kete vend dhe ti jap mbeshtetjen dhe pushtetin qe i mungon ketij populli. Jemi me ju

  12. Emigranti SHBA. says:

    Koco Kokevrima, tani qe tu hoqe mandati i deputetit, na u bere luftetare i flakte, i te vobekteve. si ste vjen turpe ore mafjoze. Je nje ndere spekullantet e keti vendi, qe ke vjedhure pasurine kombetare dhe ste ka shkuare nonjehere ne mendje, se cbehet me shtresen e varfer, pore mendonje ku dhe si e vjedhesh e cvatash me shume.NJe ndere mafjozet dhe rufjanet politike qe i kane pire gjakne keti populli, je dhe tu delenxhi, qe sote te dhembeka shpirti, per te shtersen vunerable. I mbane mende sa tendera ke mare, ne te gjitha qeverite dhe ne mjafte prej tyre, jane perseriture disa here, Po te kujtoje, tenderin per zgjerimin dhe riparimin e rruges Berate Corovode. More miliona he bere nje vrime e uje, mbase teje eshte nderhyre perseri, per te vjedhure te tjere. Ne vende qe te punoshe brenda shtepise ku fute koken, mbase heqjese se imunitetit, si deputet, fillove luften e shtrigave si puna e sali kriminelit, pore me nje taktike tjeter. Hrohe Koco, se dota percashe PS dhe dote fitoshe pooste e tituje, Ase ti, dhe ase Blushi. Dlja qe shkeputet nga tufa e hane ujqerit. PS, dote forcohet e shumohet edhe me shume. Kete dota shikoshe ne zgjedhjet parlamentare te Qershorit 2017.

    1. usa says:

      O Koqe. Dhe te varfrit do ti ndihmoje nje I pasur? kush Trumpi mjeshtri qe punon vetem per vehten e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje