KONFERENCA/ Merkel: Kusht për integrimin, reforma në drejtësi. Gjermania ju mbështet! Rama: Europa, amanet i etërve tanë

Kryeministri Rama është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Ajo ka uruar festën e Pavarësisë dhe ka përsëritur mbështetjen e Gjermanisë ndaj Shqipërisë.

Ne konstatojmë sot se Shqipëria është shndërruar në mënyrë rrënjësore në vitet e fundit dhe që ka ndërmarrë hapa të rëndësishme në rrugën e reformave dhe që po i ndërmerr edhe më tej ato.

Komisioni Europian i ndjek zhvillimet në Shqipëri dhe në raportin e fundit për vendet aspirante i ka vlerësuar këto zhvillime.

Tani është e rëndësishme që kjo rrugë të vazhdojë”, ka thënë Merkel.

Kancelarja e ka vënë theksin tek reforma në drejtësi, e cila, siç tha ajo, “duhet të ketë një zbatim të qëndrueshëm”, si dhe tek prioritetet e tjera të caktuara nga KE që janë: lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat duhet të jenë konform rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

Unë besoj se këtu janë arritur gjëra të rëndësishme dhe ne do të flasim se si mund të ndihmojë Gjermania edhe më tej”, ka shtuar Merkel.

Nga ana e tij, kryeministri Rama ka vlerësuar mbështetjen e Gjermanisë për “krijimin e kushteve për t’i dhënë paqes në Ballkan një cilësi të re bashkëpunimi rajonal”, por ka rezervuar edhe një apel për BE-në.

“Procesi i Berlinit është kthyer në një hapësirë të re komunikimi në rajonin tonë. Kjo situatë premtuese në rajon lidhet me fuqinë e madhe tërheqëse që Europa ka për ne.

Por dua të nënvizoj se në këtë situatë shumë pozitive, as ne e as partnerët europianë nuk duhet ta marrin si të mirëqënë njëherë e përgjithmonë atë që kemi arritur, sepse në rajonin tonë veprojnë edhe aktorë të tretë që synojnë të shfrytëzojnë çdo lëkundje, paqartësi apo vakum që mund të krijohet në marrëdhënien tonë me BE-në”, ka vënë në dukje Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar se, integrimi europian për Shqipërinë duhet të jetë një proces sa më i ndershëm dhe i parashikueshëm.

“Shqipëria dhe shqiptarët nuk kërkojnë asgjë të pamerituar në këtë proces.

Ne nuk kemi hyrë në këtë rrugë sepse na i ka imponuar Brukseli, Berlini apo Parisi, por sepse na i kanë diktuar etërit themelues të shtetit shqiptar 104 vjet më parë, si shprehje e një vullneti të hershëm për t’u shkëputur nga Lindja për t’u bashkuar me Perëndimin”, ka thënë Rama.

Ai është shprehur i vetëdijshëm për rëndësinë e reformës në drejtësi, për të cilën tha se ka ardhur koha për ta kaluar nga letra në zbatim.

“Faktikisht, sot ne e kemi në kartën tonë kushtetuese të kryer këtë detyrë. Por është një detyrë e kryer në letër, sepse tani është koha për ta implementuar. Shqipëria e mirëkupton dhe e mbështet kushtin e KE për çeljen e negociatave që të nisë procesi i vetting-ut. Ashtu sikundër, as nuk e vë në diskutim se progresi në 5 prioritetet duhet të jetë i vazhdueshëm”, ka vijuar Rama.

Por, ka shtuar ai, Shqipëria meriton nga BE të njëjtin luajalitet që ajo i ka shprehur BE-së, “me politikën e jashtme 100 për qind të përputhur me vendimet e BE-së, me politikën rajonale tërësisht të orientuar drejt vlerave dhe BE-së dhe politikën e brendshme të udhëhequr nga fryma europiane”.

“Po aq sa rajoni ynë ka nevojë për BE-në, aq ka edhe BE nevojë për Ballkanin. Do t’i çojmë përpara reformat për t’i zbatuar në realitetin e Shqipërisë”, ka shtuar Rama.

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “KONFERENCA/ Merkel: Kusht për integrimin, reforma në drejtësi. Gjermania ju mbështet! Rama: Europa, amanet i etërve tanë”

  1. Tema says:

    Rama ësht gomar.Ditën e Panvarsisë s’duhet të shëtiste. Ka 30 vite që Gjermania vërteton që ësht Hitler ndaj nesh.

    1. Saba says:

      O injorant cfar te ka faj gjermania kerkoje fain tek sala lulat shkelzenat dhe gjith hajduet tjer se si duket edhe ti cashtu hale qenke.

      1. Adriatik says:

        Merruni me greqine o turkoshqiptare se ounet jane ok.

    2. tfgs1 says:

      hahahaha,amaneti i sulltanit ishte Mekka mor rrot [email protected]@ri kryeminister,pyet baba Mondin apo Muftiun e muslimon brothers nese duan me shume Parisin apo Instamboul-in….!!!!???

    3. adi says:

      Sa kam qesh
      Po ky tipi barsoleten e la per ne fund????????
      Qe foli ne emer te gjithe ballkanit dhe si lider I ballkanit??????
      2 gjera jane thelbesore
      1) Merkel tha egzaktesisht ato qe tha ai deputeti gjerman. Ku kryesorja jane zgjedhjet dhe krimi I organizuar
      2) kr rilindasi si lider global qe eshte I permendi Merkelit se ne ballkan ka dhe forca te treta qe kuptohet ka parasysh vendet islamike si erdoganin al bagdadin etj.mbas deklarates se ai sulmoi Trump se ai ishte kunder mysylmaneve,kjo e sotmja ne diten e clirimit nga pushtuesit islamike ishte e tepert dhe shume e rezikshme .pasi me politiken e tij per hir te kolltukut te tij ky njeri po rrezikon seriozisht kombin shqiptar. Ky sot ne Berlin beri te njejtin akt si ata qe ngriten flamurin turk ne prizren.

  2. Tino says:

    O tema , aty ka permendur dhe zgjedhjet por qellimisht e keni hequr

  3. kombi says:

    Nuk eshte asgje konkrete qe pritej .!!!!

  4. LUAN says:

    RENDESI KA QE VETE KANCELARJA JEP MBESHTETJE TE PLOTE. TE GJITHA TE TJERAT NUK KANE ASNJE VLERE.
    SOT U PA QARTE SA I NDIKUAR NGA LAURA VORPSI QE AI DEPUTETI GJERMAN I CILI LEXOI LETREN E LULIT ME 7 KUSHTE . MERKELI PERMENDI VETEM 5.

  5. lond says:

    O ti me nofken Tino per cfare zgjedhjesh e ke fjalen ato te vitit 2011 ku ai lulushja jot me gjith riston i hapte kutit dhe i mbyllte si i donta suma lulushes dhe salushes se nga ju tocat po e vuajm dhe ne te tjeret, ju vidh dhe akuzoni te tjeret per vjedhje, ju e mbollet faren e kanabisit dhe tani ja faturoni te tjereve.

  6. Petro says:

    Si gjithnje fajtor eshte faktor i jashtem, rrotull.Se ne e kemi dhe amanet nga te paret ta vazhdojme luften e klasave edhe ndaj bijeve dhe niperve te armiiqve te klases, me perjashtim te atyre qe na lepihen.Hahaha c integrim?As qe mendohet.Integroni kokat e nxehta nje here.

  7. bledi says:

    Cilet ETER ja kan lon AMANET ktij udheheqesit te BALLKANIT

  8. bledi says:

    Te dhjere por krenar. jo7 po 5

  9. "Evropa amanet i etërve tanë" (Edi Rama, biri i Kristaqit) says:

    “Evropa amanet i etërve tanë” (Edi Rama, biri i Kristaqit)

  10. Loku c says:

    Ja ka lene amanet mam Nexhi fashisto-kumunistja e oreve te para….

  11. Nacionalisti says:

    Kush di te lexoj te lexoj shume qarte kushtet e ne (5 kushte) si dhe zgjedhjet dhe korrupsioni sa bejne?

  12. Nacionalisti says:

    Kush di te lexoj te lexoj shume qarte kushtet e ne (5 kushte) si dhe zgjedhjet dhe korrupsioni sa bejne????

  13. Illyrian says:

    haha… etërit komunistë I paskan lënë amanet Evropën palloshit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *