Nishani flet si kryetari i PD-së ditën e pavarësisë, jo si president (dhe një gafë që i… falet)

nishaniBujar Nishani ka mbajtur sot një pritje në Pallatin e Brigadave, me rastin e ditës së pavarësisë.

Por, edhe pse ka mbajtur pritje për një festë që duhet të bashkojë shqiptarët, ashtu siç duhet të bëjë institucioni i Presidentit, Bujar Nishani në fakt ka folur me gjuhën e PD-së.

Sipas tij, sot shqiptarët kanë dy probleme kryesor: kanabisin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira në qershor.

Hapja sa më parë e negociatave të anëtarësimit do të jetë hapi tjetër cilësor. Ajo që mbetet pjesa thelbësore e këtij procesi është angazhimi dhe përkushtimi në përmbushje të standardeve të kërkuara.

Periudha në vijim është një periudhë me dy prioritete; zgjedhjet  e lira dhe lirimi i vendit nga kanabisi, kjo murtajë që rrezikon të sotmen dhe të nesërme, ne dhe fëmijët tanë, demokracinë dhe integrimin.

I ftoj të gjitha palët politike që sa më shpejt të bëjnë reformën zgjedhore. Vendi e ka të pamundur të ballafaqohet me zgjedhje të cënuara dhe kontestuara.

Shpreh besimin se Shqipëria dhe institucionet do të dinë të ngrihen në lartësinë e sfidave të bashkëkohësisë. Gëzuar festën e Pavarësisë. Rroftë flamuri kuqezi, Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë. Gëzuar”, tha Nishani, që foli si kryetari i PD-së, jo si president.

Gjatë fjalimit të tij bëri edhe një gafë, kur tha se pak ditë më parë Papa shenjtëroi 39 priftërinjtë katolikë shqiptarë, ndërkohë që bëhet fjalë për lumturim.

Por, duke parë nivelin e tij, një gafë e tillë i falet!

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...