Nishani flet si kryetari i PD-së ditën e pavarësisë, jo si president (dhe një gafë që i… falet)

28 Nëntor 2016, 19:01Politika TEMA

Bujar Nishani ka mbajtur sot një pritje në Pallatin e Brigadave, me rastin e ditës së pavarësisë.

Por, edhe pse ka mbajtur pritje për një festë që duhet të bashkojë shqiptarët, ashtu siç duhet të bëjë institucioni i Presidentit, Bujar Nishani në fakt ka folur me gjuhën e PD-së.

Sipas tij, sot shqiptarët kanë dy probleme kryesor: kanabisin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira në qershor.

Hapja sa më parë e negociatave të anëtarësimit do të jetë hapi tjetër cilësor. Ajo që mbetet pjesa thelbësore e këtij procesi është angazhimi dhe përkushtimi në përmbushje të standardeve të kërkuara.

Periudha në vijim është një periudhë me dy prioritete; zgjedhjet  e lira dhe lirimi i vendit nga kanabisi, kjo murtajë që rrezikon të sotmen dhe të nesërme, ne dhe fëmijët tanë, demokracinë dhe integrimin.

I ftoj të gjitha palët politike që sa më shpejt të bëjnë reformën zgjedhore. Vendi e ka të pamundur të ballafaqohet me zgjedhje të cënuara dhe kontestuara.

Shpreh besimin se Shqipëria dhe institucionet do të dinë të ngrihen në lartësinë e sfidave të bashkëkohësisë. Gëzuar festën e Pavarësisë. Rroftë flamuri kuqezi, Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë. Gëzuar”, tha Nishani, që foli si kryetari i PD-së, jo si president.

Gjatë fjalimit të tij bëri edhe një gafë, kur tha se pak ditë më parë Papa shenjtëroi 39 priftërinjtë katolikë shqiptarë, ndërkohë që bëhet fjalë për lumturim.

Por, duke parë nivelin e tij, një gafë e tillë i falet!

8 komente në “Nishani flet si kryetari i PD-së ditën e pavarësisë, jo si president (dhe një gafë që i… falet)”

  1. alphade says:

    Ky eshte nje president MUTI ! Si nuk tha nje gjys llafi per
    te gjithe ata qe bene fli jeten ne luften kunder pushtuesve
    nazi- fashiste ,per LNCL ….! Nuk mund te gjesh nje percares
    me te madh se sa ky mysybet presidenti ! Ky eshte turpi i
    Shqiperise !
    Pa le po na kujtoi edhe princ Vidin qe ngrohu ” vezet ” nja 6
    muaj dhe cau ferren e iku pa bere asgje per Shqiperine . Me sa
    duket i perputhen karakteret sepse edhe ky president vec per-
    carjes ,grabitjes se pasurise me nje mije rruge e forma te turpshme .
    Dhe ne fund na e nxorri hajdutin Zog ,hero kombetar .,etj.etj. Dhe
    asnje fjale per deshmoret e herojt e luftes NCL. Turpi e mbulofte
    kete president Muti , qe nuk perfaqeson kurresesi unitetin kombetar ,
    por vetem perfaqesuesi i nje grushti.njerezish : horrave ,hajnave,vrasesve. .!

    1. Poradeci says:

      Nje percaktim perfekt, keto 3-4 muajduhet ti mbyllim veshet sa here qe do te flasi ky merhum, ky fare e keqe, me keto cilesi qe ka ky pervers, i takon vendi i k-te pd. Ta gezosh e te rruat.

  2. Kujtim says:

    Kete president mos e pachim ta kujtoi zoti sa me pare. Kane te tere bota president kemi edhe neve

  3. baenka says:

    Idiot sakat, se ka edhe idiot nga zoti.

  4. Emigranti says:

    Me mire mose kishte folure, se e qelbi fare, ky soji presidenti. Ne vende te fliste per rrygen, sakrificat, kontributin e Ismail Beje Vlores, si ate i shenjte qe, ju kundervu poretes se larte qe kishe sherbyer, per dekada, pore qe vuri interesin kombetare dhe me shume mundime shpalli pamvaresine, flete per kanabisine dhe budallalliqe te tjera. Po keshtu duhej te fliste edhe per LNCL, qe u be pjese e kualicjonit te madh atifashiste, krahe fuqive te medha, kunder nazizmit gjerman. Gafa qe beri me 36 martiret, klerike te denuare e pushkatuare nga rregjimi komuniste duke i bere henjtore, deshmone per kulturen dhe nivelin e ulet qe ka Nishani dhe asgje me shume. Duke pare nivelin e keti ushtari te bindure te pd, sali berishes, mezi presim te thueje qafen, se eshte bere karagjoz me qendrimin e tije si perfaqesues i pd.e

  5. DRINI says:

    Ka shume te drejte zonja Merkel qe vendos 5-kerkesat per hapjen e negociatave ,per pranimin e SHqiperise ne BE,por ajo nuk e di se SHqiperia eshte ne doren e komunistave 24-karat 1)SALI-BERISHA:2)Bujar-Sakati:3)ILIR-Floriri:4)Lulezim-Mafishja:5)DHalla e shume te tjere qe po bejne ceshte e mundur qe ta pengojne Shqiperine qe te mos pranohet ne Europe,ky presidenti kukull,ngaterron diten e pamvarsise ,me diten e zgjedhjeve llogariteni sa I afte eshte sakati ,vetem ne insistofte Europa dhe America se po te jete per keta ato 5- kerkesat e zonjes Merkel as per 500-vjet nuk I plotesojne ,se keta te shqupit zgjedhje te lira quajne ti mbushin kutite e votimit vete dhe jo nga populli.

  6. Relax says:

    Edhe ky edhe Presidenti Kosoves kane te njejtin qellim-te percajne shqiptaret,ai i Kosoves eshte projekt akoma me i rrezikshem.Te dekorosh Dritero Agollin eshte shume ne rregull,por ta besh ate per inat te Ismail Kadarese(rrenjeve europiane te shqiptarise),padyshim eshte projekt serb,,perca e sundo,,.Keto jane presidente partiak,shperndajne vetem dekorata ne baze te preferencave partiake,jo vetem qe nuk simbolizojne unitetin kombetar por thjesht bejne krejtesisht te kunderten.

  7. joel shkodra says:

    Ne shkrimin tuaj ka edhe nje “gafe” tjeter: “39 martire”. Ne fakt jane 38. Edhe kete “gafe” e ka bere presidenti apo e keni bere ju te gazetes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje