Nishani përkrah mazhorancës në Vlorë, ngre flamurin dhe kujton Ismail Qemalin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bujar_nishani_pavaresia_vlore_37706Edhe këtë ditë festash të Nëntorit, opozita dhe mazhoranca shqiptare janë të ndara.  E djathta, me në krye Lulzim Bashën kujtoi të rënët për Çlirimin e Shqipërisë duke vendosur kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

Për demokratët 28 Nëntorit veç Pavarësisë së Shqipërisë, shënon edhe çlirimin e vendit. Ndërsa e majta e kremton çlirimin më 29 nëntor. Por presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka kremtuar krah mazhorancës, Ditën e Pavarësisë, duke ngritur në mënyrë simbolike flamurin në Sheshin e Flamurit në Vlorë.

Asnjë nga përfaqësuesit e opozitës nuk ka qënë në sheshin e Flamurit për të përkujtuar këtë rast solemn për shqiptarët kudo ku janë.

Të pranishëm ishin edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe kreu i bashkisë së qytetit brgdetar Dritan Leli. Kjo ceremoni shënon 104-vjetorin e Pavarësisë.

Me sa duket Nishani dhe Kodheli kanë bërë “paqe” në përvjetorin e pavarësisë, duke e kremtuar sëbashku atë pikërisht në qytetin e Flamurit në Vlorë. Në mungesë të kreut të mazhorancës Edi Rama që sot takohet në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe të kreut të opozitës Lulzim Basha që ka zgjedhur me dëshirë të jetë në Tiranë.

Ndërkohë flamuri ynë Kombëtar kuqezi u ngrit në prani të kreut të Shtetit dhe autoriteteve të larta shqiptare në Sheshin e Flamurit dhe më pas, të pranishmit zhvilluan homazhe në varrin e Ismail Qemalit, ku Presidenti Nishani vendosi një kurorë me lule dhe u përul me nderim para veprës dhe kujtimit të Atit Themelues të Shqipërisë së pavarur.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Kodhel-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Kodhel.jpg","attachment_id":"589276"}]
        
        Loading...
        

1 komente në “Nishani përkrah mazhorancës në Vlorë, ngre flamurin dhe kujton Ismail Qemalin”

  1. tonini says:

    Ismail Qemali i koheve moderne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *