Përse Turqia nuk mund të hyjë kurrë në Bashkimin Europian!

Recep Tayyip Erdogan, Emine ErdoganNga Nicola Lofoco, HuffPost.it

Vendimi i fundit i Parlamentin Europian për të ngrirë tratativat për hyrjen e Turqisë në Bashkimin Europian nuk duhet të çudisë askënd. Ka më shumë se 10 vjet tashmë që luhet i njëjti teatër “tërhiq e mos këput”, ku nga njëra anë turqit premtojnë reforma demokratike dhe nga ana atjetër nuk i mbajnë asnjëherë.

Hyrja e Turqisë në djepin e qytetërimit europian ishte e një rëndësi të veçantë, sa ç’mund të ishte i përputhshëm një komb me shumicë islamike me vlerat qytetare, politike e shoqërore që përfaqësohen në Europë.

Një projekt që do të sillte avantazhe të shumta për të gjithë, por jo vetëm në terma tregtarë, por edhe në funksion të përmirësimit të marrëdhënieve mes Lindjes dhe Perëndimit. Gjithë ky planifikim ama po rrezikon të errësohet, një herë e përgjithmonë. Presidenti turk Erdogan me aksionin e tij thellësisht antidemokratik mori përgjegjësin e rëndë të shkatërrimit të këtij plani.

E gjitha ajo që ndodhi pas grushtit të dështuar të shtetit në 14 korrikun e kaluar është një shembull i qartë: arrestime diskriminuese, zerim i çdo forme opozitarizmi të brendshëm, përdorimi i torturës si një mjet frikësimi dhe një shtet policor me të gjithë efektet.

Gjithçka i detyrohet sjelljes supremaciste të Turqisë që e ka patur gjithmonë, në Lindjen e Mesme, duke harruar se Perandoria Osmane ka vdekur dhe është varrosur prej thuajse një shekulli. Inkoherenca, e rrezikshme dhe arrogante, në krizën siriane ishte një shembull i qartë. Ajo që duhet të ishte një protestë legjitime kundër një regjimi diktatorial u shndërrua shumë shpejt në një prej luftërave civile më të këqija që do të mbahet mend gjatë në historinë botërore.

Kjo, sepse shumë shtete të tjera me Turqinë në krye, deshën të futeshin për të financuar rebelimin dhe të mbështesnin grupet e lidhura me radikalizmin islamik për të hequr qafe Assadin. Ankaraja ka pasur përgjegjësi të mëdha lidhur me këtë gjë, jo vetëm sepse inkurajoi formacionet turkomane në Siri, por mohoi se kontribuoi në lindjen dhe ngritjen e ISIS.

E njëjta gjë edhe për Irakun, ku Turqia rreshtoi trupat e veta në veri të Mosulit duke ngritur tensione artificiale qoftë me qeverinë e Bagdadit por edhe me atë të Teheranit. Sikur të mos mjaftonte kjo, Erdogan nuk ka ngurruar të ulet krah Putin për të krijuar një aleancë gjeopolitike me Rusinë, duke mos ia vërshëllyer më Europës dhe duke shpërfillur faktin se është një vend i NATO-s.

Për të mos folur për shantazhin e vazhdueshëm ndaj Europës lidhur me çështjen e refugjatëve dhe kërcënimin se “do t’i lëshoj lumë drejt Europës”. Ai ka kërcënuar vazhdimisht me kartën “refugjatë” për të kërkuar miliarda euro nga BE.

Jo, përfundimisht jo. Turqia duhet ta dijë se Europa nuk arrihet me kërcënime, shantazhie, lojëra të dyfishta apo dhunim të të drejtave të njeriut. Erdogan duhet të kuptojë se nuk mund të pretendojë të marrë me të dyja duart. Dhe duhet ta marrin vesh mirë gjithë turqit!/ Përgatiti Amarildo Lumani, TemA

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Përse Turqia nuk mund të hyjë kurrë në Bashkimin Europian!”

  1. tfgs1 says:

    hahahaha,beqiraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa bashke me birazeret turq edhe ju marmidat shqipfolese NON GRATA ne familjen kristianoevropiane………….c’ti besh,Zoti nuk i beri te gjithe njerezit[nese mund te quheshit te tille] njelloj ju ishit pa fat qe lindet njethundrake!

  2. adi says:

    o cuna te huffpost.
    nese erdogan do sillej sic thoni ju thjesht nuk do ishte mysylman por i krishtere.
    pra ne thelb ju po i thoni turqise qe te behet e krishtere.
    nuk ndodh, dhe me mire se sa i njohim ne shqiptaret keta plehra nuk i njeh njeri ne bote.

    1. Perse shqiptare i thua vetes ti o kerme cfare nuk ben vaki kush nuk mbahet prr shqiptare cdo sorrogat e b..q… si öuna jote.FATALE

      1. adi says:

        plehre islamike , bastard turqie
        e di qe per nje kolon turk te ardhur vone ketyre aneve, shqiptar eshte ai qe ngre flamurin shqiptar ne 28 nentor krah flamurit turk.
        po per fatin tuaj te keq shqiptare , shqiperia ka me shumice . dhe per fatin tone te mire ditet tuaja ne kete toke te begate jane te numuruara!!!!
        race bastarde felliqsira te islamit koha juaj ne ballkan ka marre fund!

  3. stambolliu says:

    Erdogan baba nuk do hyrje ne Ezrope por nje ndryshim kufijsh ai do Traken turke dhe Selanikun qe dikur ishte nje qytet turk dhe ishujt e Egjeut qe i takuar Turqise 500 vjet

  4. albti says:

    Turqia nuk po hyn po turqit kane hyre me kohe duke marre pasaporta europiane

  5. Qifi says:

    Po po ne ate krah flini ju turqelite ordinera. Turqia duhet te zhduket bashke me erdoganin nga faqj e dheut. Thjesht turqit jane bin ldena dhe duhetvte rrine me xhihadin. Evropa eshte e krishtere dhe biles as shqiptaret turq sduhen pranuar ne BE.

  6. Jak-Boston says:

    Europa e do Turqine te zhveshur pa te brendshme vetem me nje fustan te holle persiper si ato artistet qe iu del zogu sheshit.
    Kurse turqit nga ana tjeter duan te hyjne me gjithe callma e cizme dhe mundesisht me dy pale brekushe.
    Nuk eshte feja por eshte parlliku qe po le Turqine jashte. Europianet edhe me Spanjen dhe Polonine qe jane katolike me veshtiresi u pranuan ne tavolinen e parise.
    Vendet ballkanike dhe jo vetem ata u futen apo do futen lakuriq ne Unionin Euroian.
    Ju papagallet e Janulles apo te ndonje tjeter si ai komentoni ashtu ose ngaqe jeni pa tru ose ngaqe jeni komentues mercenare.

  7. perivolo says:

    Fati i BEse ne te ardhmen nuk dihet se kush do te jete,per mendimin tim dy gjera jane te sigurta:
    1.Futja e MsB(UK) shpeton BEne perfundimisht.
    2.Pranimi i Turqise ne BE i jep fund endres evropiane.
    Kjo eshte me se e qarte per te gjithe evropianet,akoma dhe per ata me origjine turke.
    Ky eshte realiteti,te tjerat jane politike(mikropolitike) dhe pazar.
    Turqia ne syte e Evropes(kultures evropiane) perfaqeson historikisht rrezikun e tmershem nga Lindja,u kujton Perandorine Otomane,Xhenghis Han,Atila etj.Ky rrezik ne te vertete ndikoi ne krijimin e idese per nje bashkim evropian.Prandaj enstikti i mbijeteses do mbizoteroj tek evropianet ndaj deshires per bashkim me Lindjen,megjithese eshte e qarte qe ky bashkim do sillte fitime te tjera te konsiderueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *