Rama-Merkelit: Integrimi, jo detyrë shtëpie nga BE, por amanet i etërve e shtetit tonë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama merkel-faqe kryesoreReforma në drejtësi dhe implementimi i ligjit të Vettingut janë çelësi për hapje e negociatave. Kjo ka qenë kryefjala e kryeministrit Edi Rama në konferencën e tij të përbashkët nga Berlini, krah kancelares gjermane Angela Merkel.

Në fjalën e tij kryeministri Rama falenederoi kancelaren Merkel dhe qeverinë gjermane për mbështetjen që ka dhënë gjithnjë për për vendin tonë në veçanti dhe për rajonin në përgjithësi.

Fjalën përshëndetëse në këtë konferencë, Rama e nisi me një falënderim për këtë ditë të shënuar për shqiptarët kudo ku janë, me rastin e 104 vjetorit të Pavarësisë.
Më tej kryeministri shqiptar u ndal në procesin integrues të Shqipërisë dhe sfidat që e presin përpara.

“Faleminderit për ftesën në këtë ditë të shënuar, më 28 Nëntor Ditën e 104 vjetorit të Pavarësisë. Shqiptarët kudo ku jetojnë u janë mirënjohës për mbështetjen që ju personalisht dhe Gjermania i keni dhënë paqes dhe rrugëtimit të Ballkanit në BE. Procesi i Berlinit është kthyer në një pikë referimi të këtij procesi historik. Unë nuk ju them asgjë të re, veçse ky takim vjen nga fuqia tërheqëse që ka BE në rajon. Po ashtu dua të nënvizoj se në këtë situatë shumë pozitive, as ne , as miqtë nuk duhet ta marrim të mirëqenë atë që kemi arritur.” tha Rama
Më tej Rama foli edhe për ato që ai i quajti aktorë të tretë që sipas tij synojnë të cënojnë urën e bashkëpunimit Shqipëri-Gjermani të krijuar deri më tani, dhe që sipas tij e bëjnë për interesa të ngushta.
“Sepse ka aktorë të tretë që synojnë të cënojnë çdo marrëdhënie dhe urë bashkëpunimi që ne kemi arritur deri më tani. Edhe pse shtetet tona nuk janë ende anëtare, procesi i integrimit duhet të jetë shumë i ndershëm dhe i paanshëm.” tha Rama.

Për shefin e qeverisë shqiptare, integrimi në BE nuk është një detyrim që buron nga Brukseli apo Berlini, por që buron nga historia e vetë Shqipërisë dhe një porosi dhe detyrim i lënë nga baballarët e kombit shqiptar.

Por për të qenë pjesë e BE, Rama nënvizoi kërkesën e padiskutueshme të Berlinit dhe të Brukselit për të impelementuar reformën në drejtësi dhe zbatimin e ligjit të Vettingut.
Në këtë kuadër, Rama garantoi kancelaren Merkel që ai dhe qeveria e tij janë të angazhuar dhe do të çojnë në vend porosinë e vetme dhe kyç për hapje e negociatave.

“Shqiptarët nuk i hynë kësaj rruge se na e kërkon Berlini apo Brukseli, por se na e kanë diktuar etërit e shtetit tonë. Pra ne nuk e kemi parë asnjëherë detyrat e shtëpisë të BE si një barrë që na e ka ngarkuar Brukseli. Me mbështetjen e pakursyer tuajën, ne kemi kaluar këtë vit një reformë madhore të drejtësisë që me të drejtë cilësohet kyçe për çeljen e negociatave. Sot unë jam shumë krenar, që ju ma bëtë shumë të qartë, që për të qenë pjesë BE duhet të bëjmë reformën në drejtësi. Tani është koha që këtë reformë ta implementojmë. Shqipëria e mirëkupton dhe mbështet rekomandimin pozitiv të KE, dhe të nisë të zbatojë ligjin e Vettingut. Por nga ana tjetër, deri në çeljen e negociatave procesi duhet të ecë edhe në 5 prioritetet e tjera. Shqipëria e kupton, dhe besoj e meriton. Ju siguroj edhe ju dhe qeverinë tuaj se siç nuk e kemi shpërdoruar besimin dhe mbështetjen që kemi marrë këtu në Berlin, do të vazhdojmë të punojmë për të çuar përpara reformat, në realitetin e përditshëm të Shqipërisë. Me mirënjohje për ju dhe me shumë respekt për gjithçka që po bëni.” deklaroi kryeministri Rama, raporton Lexo.al.

Kryeministri shqiptar ndodhet sot në Berlin në një vizitë të paralajmëruar me ftesë të kancelares Angela Merkel, me të cilën pati edhe një takim “kokë më kokë” me të përpara daljes në konferencë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Rama-Merkelit: Integrimi, jo detyrë shtëpie nga BE, por amanet i etërve e shtetit tonë”

  1. Mamuthi says:

    Mos keta legenat e pd ja kan fut kote. E pate liderin global nga 7 prioritete i beri 5. Ai gjermani qe erdhi ne tirane ja kish fut kote dhe kam pershtypjen qe ky lideri global ja preu kembet dhe as deputet ska per te dale le ti dali kundra ketij udheheqesit tone po ja mbajti. Dhe me qe ra fjala nga kush eter e kishte amanet ky deliranti futjen ne BE, apo fabula e radhes qe ky si ka problem kushtet e BE por amanetet i ka te shenjta

  2. mario says:

    O ED RAMA BEJ BEQEN MINISTER TE JASHTEM DHE BALLEN TE INTEGRIMIT TE SHOFESH HAJER NE POLITIKEN E JASHTEME DO TERHIQET BE NGA KUSHTET SE BEQJA ME BALLEN STE FALIN TE MARIN GJAK NE VETULL KAN PER TJA U MBYLL SQEPIN KETYRE TEKNOKRATEVE.

  3. Klimax says:

    Integrimi ka kushte, Rama, dhe keto kushte jane detyra te percaktuara nga BE-ja (Bruxeli e Berlini) qe duhen te realizohen (ne shtepi) per te kaluar klasen!
    Por, cfare ka realizuar ne kete tranzicion pa fund per tu integruar regjimi i “demokratit” Sali Berishes dhe i “rilindasit” Edi Rama? Asgje! Perkundrazi, me shume korrupsion, aspak drejtesi, shtet i kontrolluar nga pushteti, mosnjohje dhe perdhunim i prones private, pasiguri totale, krim, droge, varferi, papunesi, ……. dhe emigrim i vazhdueshem si nje perrua i rrembyeshem i dale nga shtrati mbas rreshjeve te shiut per diku ne rruget e botes!
    Po, ke “realizuar” dicka, shtimin e nacional-shovinizmit ne vend, packa se kjo nuk eshte detyre e Bruxelit dhe e Berlinit, por e aleatit, mikut te vetem strategjik dhe vellait nga Anadolli, Sulltanit Erdogan!
    Cudi Edi, por sikur “vellezerve” ja mbylli dyert e integrimit ne BE Bruxeli e Berlini!!!!!
    Po ti, Edi, pa folur per rendesine dhe forcen ekonomike, ushtarake e gjeostrategjike te Turqise ne krahasim me Shqiperine feudo-mesjetare, a ke ndonje ndryshim ne qeverisjen tende nga politika e regjimit Erdogan, dicka me teper, me demokratike qe te kalosh klasen e integrimit?

  4. Petro says:

    Mashtrimi i radhes.Eterit tuaj per 45 vjete paten si armiq me te eger vendet perendimore.Cil shte amaneti?Babai i kryeministrit amanet kish lene te shkoje ne Leningrad.Babai i Ditmirit, te shkoje ne Ulan Bator.Babai i Beqes, te shkoi ne Baku Hahaha O Rame, qeveria jote ka fobi ndaj perendimit.I perze djemte dhe vajzat qe mbarojne shkollat atje.Ndonje perjashtim edhe behet si trashegimtaret e Nusheve apo ndonje tjetri te Birose politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *