VIDEO/ Veliaj ngre flamurin në Tiranë: Vitin tjetër, festa në sheshin më të bukur në rajon

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ngriti flamurin e pavarësisë me një gjest simbolik, ndërsa në shesh ndodheshin edhe shumë qytetarë.

Veliaj tha se vitin tjetër flamuri do të ngrihet në një shesh ndoshta më i bukuri në rajon. Ai u shpreh se akti më i madh patriotik është puna.

Gëzuar festën gjithë qytetarëve të Tiranës, gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Është një ditë e bekuar. 104 vite pavarësi janë një histori suksesi. Gëzuar, begati ndryshe nga 104 vjet më parë ku luftonim me armë, sot na duhet të punojmë. Akti më i madh patriotik, t’i lëmë fjalët dhe të fokusohemi tek puna. Hera e parë që ceremonia e flamurit ndodh në një kantier. Vitin tjetër ne do ta festojmë në një shesh, që do të jetë më i bukuri i trevave tonë dhe ndoshta edhe në rajon”, tha Veliaj.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...