29 Nëntori/ “Tradhtarët që shitën atdheun po kërkojnë revansh”

29 Nëntor 2016, 11:52Politika TEMA

Shqipëria feston sot 29 Nëntorin, ditën e Çlirimit të vendit nga pushuesi nazi-fashist.

Urimit për këtë ditë i janë bashkëngjitur dy deputetë socialistë, Pandeli Majko dhe Erion Braçe.

Në një status në Facebook, deputeti Majko thotë se flamuri ynë flet gjuhën e të rëndëve për atdhe, por ia uron këtë festë atyre që mendojnë shqip.

“Gëzuar historinë! Ajo na bëri këta që jemi! Flamuri ynë flet gjuhën e të rënëve për atdhe! Aktet mbesin, datat janë për të gjallët! Gëzuar të gjithëve që mendojnë shqip!”, shkruan Majko.

Ndërsa urimit i deputetit Braçe është pak më i gjatë.

Ai e quan 29 Nëntorin ditën kulm të një beteje të madhe e të gjatë kundër fashizmit dhe nazizmit.

Braçe i cilëson tradhtarë ata që sulmojnë këtë ditë, ndërsa thekson se antifashizmi është vlera më e madhe humane e Perëndimit.

Gëzuar 29 Nëntorin Shqipëri

ÇLIRIMIN! Ditën kulm të një beteje të madhe e të gjatë kundër fashizmit e nazizmit. Ditën, pjesë të ditëve të mëdhaja të Perëndimit në betejën e gjatë, përfshirëse, të përgjakshme, të dhimbshme por fituese kundër ideologjisë fashiste e naziste, përhapur si diktaturë ndaj lirive, pabarazi ndaj origjinës, besimit, racës!! Zgjohu Shqipëri dhe festoje sot me forcë, fuqi, pasion, nderim, përulje, modesti por zë të lartë, ditën tënde historike; pa drojë, frikë e turp;

ANTIFASHIZMI ËSHTË VLERA MË E MADHE HUMANE E PERËNDIMIT EDHE SOT!

E di e di, do ta sulmojnë ditën tënde edhe sot, si përherë, për një arsye unike;

TRADHTINË E TRADHTARËT!! Janë aty sërish dhe duan revansh, politik, si qëmoti kur e shiten këtë vend, braktisën në vitrinën e madhe të fashizmit, për t’u rikthyer jo për liri por për një çik pushtet, në qeveritë e përbashkëta kuislinge fashiste e naziste, në dëm të Shqipërisë, lirisë e pavarësisë së saj.

Kështu u ndanë atëkohë e kështu do jetë përherë;

Ne me Luftën dhe ata me Pushtetin;

Ne me Heronjtë e Luftës ata me Kryeministrat e Ministrat e Pushtetit të përbashkët fashist e nazist. Kjo është ndarja e vetme që e bën Shqipërinë më të mirë. Ju thashë; Antifashizmi është vlere e Perëndimit!

Liria, barazia, solidariteti janë tashme kulturë në Perëndim.

Populizmi, urrejtja, diskriminimi, margjinalizimi, lufta ndaj të ndryshmit për shkak të racës, origjinës, besimit, ngjyrës, statusit social, është aty, si antivlerë, duhet luftuar me të!! Gëzuar!!”,shkruan Braçe.

3 komente në “29 Nëntori/ “Tradhtarët që shitën atdheun po kërkojnë revansh””

  1. Lida Al says:

    Po Brace, Gezuar kete Dite te Madhe te Clirimit te vendit nga pushtuesit nazi-fashiste e bashkepunetoret e tyre, dite qe u arrit me gjakun e mijera deshmoreve e heronjve te Luftes Antifshiste Nacionalclrimtare. I paharruar kujtimi i partizaneve , komisareve e komandateve te njesive, cetave, brigadave e divizioneve partizane!

  2. Peco says:

    Ore vellezer, populli yne ka bere me qindra luftra ne historine e tij mijravjecare. Nuk e kuptoj, pse kjo lufte qenka ndryshe nga te tjerat dhe duhet perkujtuar cdo vit? Nese ne duam seriozisht te shkojme ne Europe, luften kunder murtajes nazifashite duhet ta perkujtojme si gjithe popujt e tjere, me 9 Maj. Sepse as qe mund te mendohet se do te kishte 29 Nentor pa 9 Majin. Aaa, nese ju duhet per vota, atehere puna ndryshon. Por te pakten, tregohuni te sinqert dhe pranoheni se e beni per vota. Sepse, si rregull, juve s’u ka plasur ndonjehere bytha per te gjallet , jo me per te vdekurit….

  3. Peco says:

    Ama, te bukur liri editoriale keni ju te Temas. Gomarlleqet qe nxjerr nga doja nje macok si Brace i botoni shpejt e shpejt, ashtu te ngrohta, se mos ftohen, kurse ndonje koment tonin nuk e botoni po nuk qe sipas oreksit tuaj. Mos u beni sherbetor , dreqi e mori, ose, nese nuk mund te mos jeni te tille, kjo dhe per force zakoni, te pakten behuni sherbetor te se vertetes dhe paanshmerise. Nuk besojme se eshte kaq e veshtire, dreqi e mori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje